Në Shqipëri ka apartamente më të shtrenjta se në Paris dhe Vjenë: Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro

Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet më të shtrenjta për të blerë shtëpi, referuar kjo të ardhurave që kanë familjet. E thënë më thjeshtë, një apartament në Tiranë është një lloj i shtrenjtë sa një apartament në Paris apo në Vjenë.

“Nëse do të krahasojmë fuqinë blerëse me çmimet e apartamenteve do të shohim se shtëpitë në Tiranë janë një lloj të shtrenjta siç janë në Milano, Vjenë, Romë apo Paris. Sepse kjo matet me sa vjet te duhen ty për të blerë një shtëpi.

Dhe kjo është e matur me një çmim mesatar prej 1200 euro. Nëse do të flasim pastaj për çmimet që kanë arritur kullat që janë 3-4 mijë euro do të duhen shumë më tepër vjet që ta blesh një shtëpi”, tregon Ornela Liperi për Top Story.

“Shqipëria akoma nuk ka atë lloj jetese që mund të ketë Roma, Parisi, Londra e të tjerë. Kosto në raport me atë që fitojnë banorët, me kosto të asaj që kanë ambientet rezidenciale është shumë fish më e lartë.

Pra një parizien që ka një rrogë të lartë, edhe metri katror atje është relativisht i lartë. Ndërkohë që sa vite do i duhet një shqiptari që të blejë një banesë të tij në qendër të Tiranës?!”, tregon Armand Vokshi, arkitekt

“Çmimi i shtëpive në Tiranë për dorën e zotit ose të një rregullatori mbi qeverinë apo edhe mbi atë që quhet oligarki. Nëse ndërhynë ajo dorë të jeni të sigurt që çmimi bie në mënyrë katrostofale 3,4,5 herë. Jo nga çmimi më i shtrenjtë por edhe nga një çmim që është relativisht i pranueshëm në ditët e sotme. Por që s’është real për raportin e mundësive financiare”, tregon Gent Kaprata, urbanist.

“Ka dhe një nonsense këtu te ne po ajo ishte nga varfëria e madhe që patëm dhe nga mungesa e shtëpive normale. Kjo uri e madhe për të krijuar një farë komoditeti bëri që gjithë emigracioni të investonte në banesa. Ishte një gabim shumë i madh. Ata duhet të investonin në atë sektor të ekonomisë që do të sillte fitim, të fitonte lekë e pastaj le të bënte edhe shtëpinë.

Shtëpia nuk të jep gjë, shtëpia vetëm ha. Gjithë kohën do vetëm meremetime, rregullime njërën tjetrën vetëm do lekë nuk të jep lekë. Investimi që në fillim është bërë gabim po flas për njerëzit që i kishin lekët dhe kanë punuar me djersën e ballit nuk po flas për të tjerat”, tregon Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimi.

Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët. Por pavarësisht kësaj vijon të ndërtohet dhe në të njëjtën kohë nuk ka ulje të çmimeve.

“Rritja e çmimeve ka qenë e nxitur nga paraja informale që ka hyrë , nga pastrimi i parave. Tani 200 -300 euro ka qenë e rritur për metër katror thjesht për përdorimin e burimeve të panjohura financiare”, tregon Ornela Liperi.

Po marrim një shembull të thjeshtë për të kuptuar se sa e vështirë është të bëhesh sot pronar i një banese, dyqani apo garazhi. Gjithmonë nëse flasim për njerëz që çdo gjë e kanë fituar konform ligjeve.

Le të shohim një nga çudirat që ndodh në Shqipëri, për të kuptuar se me çmimet që po operohet konkretisht nuk ke interes të blesh.

Kryeqyteti ka problematikë sa i përket parkimit të makinave. Është e vështirë të gjesh parkim dhe nëse disponon një makinë gjëja e parë që të shkon në mendje është të blesh një garazh.

Të blesh një grazhd në një nga zonat e preferuara të Tiranës, kushton 40 mijë euro. Ky është një çmim tërësisht abuziv, që nuk e justifikon blerjen dhe mbi të gjitha nuk ka efiçencë në blerje.

Pra, nëse një qytetar do të paguaj një post parkimi me pagesë mujore, që shkon rreth 10 mijë lekë në muaj, do të duhen mbi 50 vjet për të shlyer investimin e kryer për grazhdin.

Ambiente që jepen për zyra dhe dyqane gjithashtu kanë një çmim shumë të lartë. Edhe nëse je biznes nuk të intereson referuar logjikës ekonomike që të “murosësh” kaq shumë para për të blerë një dyqan. Çmimet e dyqaneve dhe të zyrave në qendrat tregtare janë në shifra marramendëse.

“Pjesa më e madhe e tyre janë me një deri në katër të punësuar, kështu janë rreth 90% e bizneseve. Këto kanë të ardhura minimale dhe janë për mbijetesë, pra kush do ti blejë gjithë këto zyra? Të blesh një zyrë 10 mijë euro metri katror, 100 metra kushtojnë një milionë euro. Dhe nga ana logjike e biznesit nuk shkon. E gjithë kjo fryrje e tregut nuk po justifikohet nga kushtet normale të tregut”, tregon Ornela Liperi.

Nëse sot një biznesmen ka 1 milionë euro me kesh apo me kredi, atëherë përse duhet të investojë në një dyqan 100m2, ndërkohë që me aq para mund të ndërtoj një pallat të tërë.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Në Shqipëri ka apartamente më të shtrenjta se në Paris dhe Vjenë: Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro”

  1. Al says:

    Kjo ornela nuk merr vesh fare nga kjo pune….shook cmimet ne perendim te bindesh…www.immo.welt shiko ktu sa ben nje grasionere…etj….ne perendim vetem 30% e njerezve jane pronare….ne Shqiperi kostot shtese vijne si pasoje e lekeve nen dore qe jepen qe shkojne deri 40% bashki, pronare etj…

    1. Cudia says:

      Pastrim parash shoku. Paraj e piset qe eshte me tonelata dhe gjithandej shkembehet me cdo pasuri te patundshme dhe duke qene se fuqia blerese eshte e madhe (pare me thase nda prostitucioni, droga,korrupsioni) edhe cmimet do jene te larta.

  2. Loni says:

    O Liper mos bli ke kullat o moter….bli me Astis apo Dajt e gjen me kosto dhe 600 ta japin….

  3. spata says:

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe .Ne te gjitha vendet e botes ku trafiqet jane baze e rritjes ekonomike vlera e banesave eshte shume e larte .

  4. Mark says:

    Keta nuk jetojne me realitetin. Me siguri jane lek droge per aq kohe sa nuk u plas fare pronareve nese shiten apo jo apartamentet e tyre. O njerez, po a e dini so me 100 mije euro mund te blesh nje vile ne Spanje buze detit? E kam te sigurte kete fakt.

    1. kacaku says:

      Shoku shife mire numrin , mos te mungon ndonje zero ??? Me 100 000euro ne Spanje dhe ne ane te detit nuk blen as hijen e nje peme te ruesh nga dielli , dhe jo vile , diku vend tjeter ndej nga Bangladeshi ndoshta , po ne Spanje ne asnje menyre , kurse sa per cmimet ne Tirane jane te fryra artificialisht, sigurisht qe jane pra te pista , ato risin ne menyre artificiale cmimin , dhe nuk kane asgje te perbashket me realitetin .
      Po do shtepi te te kenaqet xhani shko dhe blie ne Sarande , atje cmimet jane teper llogjike , me 50-60 mije euro godet hyrje te shkelqyer …nuk do keshe ama anen ekonomike , mundesite qe te jep Kryeqyteti te punesohesh , dakort . Ama blen ate qe duhet dhe pa fryrje artificiale …..tung

  5. Agim says:

    Ju ne te gjith u qam nga shiu sot mos u hankhuni nga breshri nje gje kur blihet do te shitet triplo keshtu qe neve nuk duhet sa te ne Kruhet dhe mos na djeg bixhozi keshtu e ka lek o zhgaba.

  6. roza says:

    Prandaj rinia ka mare aratine nga ky vend sepse ciftet e reja me rroga mesatare sa te jene gjalle nuk blejne dot shtepi ne kete vend dhe per kete sigurisht qe faji bie mbi shtetin i cili nuk ka politika sociale qe ti stimuloi.

  7. ben says:

    Ky eshte shkrimi me idjot qe kam pare tek TEMA. Te krahasosh cmimet e apartamenteve ne Paris e Vjene me ato te Tiranes eshte qesharak.
    Pa u ndalur tek cmimi blerjes se apartamenteve ne keto qytete Europiane nga me te shtrenjtat ne bote, mjafton te shikojme cmimet e qerave qe per nje apartament me 45 m2 (sac jane edhe shume apartamente ne Tirane dhe ne qytete te tjera shqiptare) cmimi qerase eshte midis 1100-1900 euro/muaj. Qerate ne Tirane jane disa here me te ulta. Nje trend i tille eshte edhe per blerjen e banesave qe ne Tirane jane disa here me te ulta per m2.

  8. Gertruda says:

    Ju po diskutoni per shtepite,por ne Shqiperi cdo gje e keqe fillon nga shteti!
    Ja disa krahasime,ne cmime,nga SHBA,shteti Michigan ku qendrova per 6 muaj deri sa u largova ne fillim te shkurtit qe sapo kaloi:
    1-Nafta kishte 3 cmime,ne 3 cilesi.
    Cmimi i nje gallon ( 1 gallon eshte 3.5 litra) nafte me i liri, ne janar ishte 87 cent,pra rreth 90 leke /litri me leket tane,ndersa ketu nje liter nafte kushton 158 lele/litri!
    Pra ne SHBA kushton nafta 50% me e ulet se ne Shqiperi,kur dihet qe rrogat e amerikaneve jane mbi 10 here me te larta se te shqiptareve!
    2-Per nje ndertese 3 kate me 8 dhoma,ku ngrohja funksiononte ne pune gjate 24 oreve,ne muaj vinte fatura e dritave 100 dollare,ndersa ne Shqiperi,per dy pensioniste, me dy dhoma e nje kuzhine,ku shumicen e kohes ngrohemi me batanie ne krah ,ne shkurt me erdhi fatura 9500 leke te reja,pra afersisht sa ne SHBA!
    Por pensioni im eshte 20 here me i vogel se rroga e nje amerikani,ndaj cdo krahasim calon!
    Dhe vetem ne shtetin e Michiganit kishte 3 reaktore berthamore per prodhimin e energjise elektrike!
    3-Cdo qytetar amerikan,qe derdhte kontribute per sigurimin shendetesor cdo muaj,kishte te drejte te merrte sherbime shendetesore (vizita,analiza,operacione etj) ne te gjitha klinikat private pervec shteteroreve,sepse sigurimi shendetesor atje njihej edhe nga privatet e jo si ketu,qe milionat qe derdhin njerezit i merr vetem shteti,por qe ti nuk mund te perfitosh edhe nga privatet,vecse te kesh mik apo te japesh ryshfet ne QSUT,per nje sasi te kufizuar sherbimesh shendetesore qe shteti ka bere me privatet!
    Kjo beri,qe une,vizitori,meqenese pagova siguracionin shendetesor 100 dollare,perfitova sherbimet shendetesore ne 4 klinika private perfshi edhe rezonancen magnetike,pa paguar asnje cent dhe brenda dites gjithcka e jo pas 6 muajsh sic ndodh ketu!
    Dhe kulmi,qe kompanite e Sigurimit nuk na bene sigurim shendeti,sepse me pensionistet nuk kane interes,se dalin me humbje,packa se kam paguar sigurime shendetesore tere jeten!
    Po vete shteti pse nuk me garanton sigurimin shendetesor jashte shtetit?
    Ja ketu fshihet lepuri i korrupsionit dhe i antihumanizmit kriminal te sistemit shendetesor ne Shqiperi !
    4-Ne se ketu,po mbushe moshen per te dale ne pension te heqin qafe,ne SHBA punonin edhe 80 vjecare dhe nuk ua prekte njeri pensionin si ketu!
    5-Ne shtetin e Michiganit nuk ekzistonte neper supermarkete tabela “Malli qe blihet nuk kthehet” si ne Shqiperi,qe tregon djallezine dhe shpirt ligesine e biznesit shqiptar ndaj klienteve!
    Ne SHBA nuk kishte afat fare per kthimin e mallit te blere me pare,bile ne nje rast,kur porositem on line nje pale atlete tek firma Amazon dhe nuk na pelqyen,pa na kerkuar njeri arsyet, ,pasi beme prap porosine tjeter na i prune pas 2 ditesh duke na falenderuar per bashkepunimin,por edhe me nje te papritur te pa imagjinueshem ne Shqiperi:
    -Atletet qe iu derguam me pare i keni dhurate nga firma jone”!
    Ne Shqiperi,maredheniet e qytetareve me administraten qendrore dhe vendore si dhe me biznesin,jane maredhenie hileqaresh,te pandershme dhe hipokrite!
    Po e more mallin mos e kthe se ta….FUTA!

    1. emigranti says:

      Gertrude-llogarite e SHBA i keni bere saktesisht, por krahasimi i ketij shteti me Shqiperine eshte si nata me diten.
      Ne se keni pak njohuri mbi gjeografine, SHBA ndodhet ne kontinentin e Amerikes se Veriut, ndersa Shqiperia ne Europe. Krahasimet behen midis shteteve europiane dhe jo midis shteteve ne te kater anet e globit.
      Por le ti marrim me rradhe ato qe keni shkruar:
      1- Nafta-sigurisht qe eshte me e lire ne SHBA, pasi ai shtet ka rezervat e naftes me te medha ne bote si dhe kontrollon te gjitha pellgjet naftembajtese me te medha te Gjirit Persik. Mjafton te te kujtoj lufterat qe kane ndodhur ne 30 vitet e fundit qe jane te gjitha per te mbajtur kontrollin e ketyre burimeve te arit te zi. Nga ana tjeter, shko dhe shiko se sa jane cmimet e naftes ne Europe, duke nisur nga Gjermania, Franca, Britania e gjetke. Nafta qe shitet ne Shqiperi vjen nga tregu i huaj dhe cmimi varet nga shume faktore qe nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare.
      2-Energjia elektrike eshte po ashtu e varur nga cmimi naftes dhe i manipuluar e kontrolluar nga konsorciumet gjigande te Perendimit, ku ato amerikane kane pjesen e luanit. Ky eshte nje tjeter tregues se perse cmimet ne SHBA te lendeve energjitike jane me te uleta. Pjesa tjeter e botes kompenson, perfshi edhe Shqiperine.
      3-Per kontributet shendetesore; nuk pashe gjekundi ne komentin tuaj ndonje shume se sa paguanin vendesit ne Michigan per sigurimet shendetesore. Ubne qe jetoj ne Ameriken e Veriut e di shume mire se ato qe keni shkruar jane thjesht brockulla te nje vizitori qe paska paguar 100 dollare per sigurimet shendetesore, gje qe nuk me rezulton e vertete. Sigurimet qe bejne udhetaret jane ne varesi te moshes se atij qe udheton. Keto sigurime nuk mbulojne shume nga ato sherbime qe keni shkruar juve. Nje nga aresyet se perse “Obama care” pati dhe ka aq shume kundershtare ishte se shume familje me te ardhura normale nuk mundet ta perballonin kete sigurim shendetesor qe kishte raste i kalonte 1/3 e te ardhurave te tyre mujore.
      4-Puna e daljes ne pension qe keni thene eshte e vertete, por duhet te keni parasysh se SHBA ka nje ekonomi te stermadhe private dhe ka gjithmone uri per punonjes te kualifikuar. Kjo eshte edhe aresyeja se perse SHBA ka marre dhe merr punonjes nga Shqiperia dhe vende te tjera. Ajo qe juve nuk e dini eshte se edhe ne SHBA apo Kanada, pensionet qe mbulohen nga shteti jane teper minimale. Me to nuk eshte e mundur te ruash stilin e jeteses qe ke patur para se te dalesh ne pension. Pjesa kryesore e fondit per pensione jane private dhe njerezit paguajne cdo muaj, gjate tere jetes se tyre per te patur ate lloj shtese pensioni. Ka kompani qe paguajne per personelin e tyre keto pensione private, por parate u mbahen punonjesve. Me siguri keto gjera nuk jua kane treguar ato qe ju kane bere garancine per te shkuar ne SHBA. E fundit, duke qene kryesisht ekonomi private, nje pronar qe ka nje punonjes qe i ben punen, nuk do te dije se sa vjec eshte ai apo ao. Ne SHBA dhe Kanada vendos tregu i punes dhe shteti nuk ka asnje rol ne kete drejtim.
      5-Edhe “kthimi i mallit” eshte praktike e SHBA dhe Kanadase, por kjo nuk behet ne Europe, Azi, Afrike apo Australi. Sa per kujtese, Shqiperia eshte shtet Europian dhe tregu i saj furnizohet prej prodhues qe nuk e kane “return policy”. Provo te kthesh ndonje mall ne Gjermani, France, Britani, Itali apo ne cdo shtet tjeter ne Europe dhe pastaj hajde na bej politike ke TEMA.

      1. Arta says:

        Avash se jetojme ne Kanada. Komentet dhe krahasimet e pensionistit qendrojne. Korenti eshte lire fare, benzina po ashtu. Sherbimin shendetesor ne spitale e kemi falas. Fond pensioni kemi. Me 400 mije dollare kanadez blen alamet shtepie 3 kateshe me oborr mes Montréalit. Politika e kthimit te mallrave ekziston. Asnji genjeshter nuk ka. Ne Tirane eshte per te vene duart ne koke.

  9. ben says:

    Jemi ne ekonomine e tregut, ku raporti kerkese – oferte vendos cmimin. C’hyn shteti ketu?
    Perderisa ka shitje te ketyre apartamenteve, cmimet do jene ato qe jane. Po ra kerkesa, cmimet do ulen. Kjo eshte a-ja e cdo ekonomie kapitaliste.
    Ketij qe ka shkruar kete artikull, duhet ti kujtojme se vetem ne komunizem ka kontroll te shtetit mbi cmimet e mallrave qe jane jasht “shportes” te mbijeteses. Ne kapitalizem, shteti ka kontroll nepermjet komiteteve te cmimeve per disa mallra apo sherbime qe jane jetike, si energjia elektrike, uji e te tjera qe ato qe merren me kete pune i dine me mire. Per te tjerat, cmimet i vendos tregu i lire.
    Deshet kapitalizem? Ky eshte kapitalizmi ku me i forti mbijeton. Te tjeret seleksionohen duke u ndihmuar nga shteti apo shoqatat bamirese qe te mbijetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *