Policia e Kosovës po heton pretendimet për kërcënime ndaj Albin Kurtit

Policia e Kosovës ka thënë të mërkurën se është duke trajtuar pretendimet për kërcënime ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në këtë institucion ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve dhe se të gjitha veprimet janë duke marrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kabineti i kryeministrit në detyrë Kurti, ka dërguar rastin e, siç thuhet, kërcënimit në Policinë e Kosovës.

Kurti ka pretenduar të martën se është kërcënuar nga, siç është shprehur ai, e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Në shkresën e kësaj Garde, të publikuar nga Kurti, Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet organizatë kriminale, derisa thuhet se pas informatave për organizim të protestave në Prishtinë më 29 maj, njësitet e Gardës në fjalë “do të jenë gjithandej dhe ku do të paraqitet nevojë do t’i dalim në mbrojtje vendit”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se kërcënimet nuk i janë drejtuar atij.

“Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kurti me këtë rast i është referuar rastit të dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë gjykatë, për të interpretuar kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Thaçit deri më 29 maj derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

Vendimi i Thaçit ka ardhur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë të udhëhequr nga Kurti, përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Policia e Kosovës po heton pretendimet për kërcënime ndaj Albin Kurtit”

  1. Fatosi-kosove says:

    Kete metode e pati perdorur LDK qe nga lufta e ketej, duke krijuar situata te tilla,kam nbohur jo pak qe veti i thonin burre qe per tu ber deputet,minister apo edhe drejtor i shkruanin letra kercenuese njani tjetrit dhe shume here ja kane arritur qellimit, ateher thonim politike serbe e perdorur nga LDK,por Albini qe vjen ne kete dite se kam besuar kurre,dhe jam shum i sigurt se nese e ka kercenuar dikush Albinin mos ta kerkon me larg se te haki abazi e vjosa osmanka sepse Jane te rryer me politike serbe.

  2. VATRA says:

    Dy gjana të randa Albinin e përcjellin ndaj H.Thaqit friga dhe zilia arsyet dihen dhe nëse vazhdon tutje të lafazon çditë pēr H.TH. dhe të heshtë atë punën e madhe të integrimit të shqipēt. të Kos. dhe Al. se ata të Shkupit as që i dinë për të gjallë vërtet do ta humbë besimin me të madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *