Do të shpërndahen para me helikopter për shqiptarët? Flet guvernatori Sejko: Ekziston ky skenar, nëse qeveria i ka konsumuar të gjitha burimet

Situata e krijuar nga koronavirusi ka futur në krizë ekonomike të gjithë shtetet në botë, mes tyre edhe Shqipërinë, ndërsa për këtë çështje ka folur edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Ai tha se deri më sot furnizimi i tregut është bërë me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar, ndërsa paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë.

“Ne jemi në një komunikim me ministrinë  financave gjithashtu edhe me ministrin Ahmetaj. Në këtë situatë jemi në situatë të vazhdueshme në komunikim. Banka qendrore ka konkluzionet e saj ka qëndrime e veta dhe qeveria të vetat. Në përgjithësi jemi në një linjë. E rëndësishme është që ne të kuptojmë që kjo është një situatë kalimtare.

Neve kemi bërë furnizimin e tregut me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Këtë periudhë ka pasur një nevojë në rritje, për arsyet e shkaktuara nga situata e pandemisë. Ka parametra të caktuar nuk është se printohen paratë ashtu siç thuhet. Banka ka përllogaritjet e saj.

Paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë. Ne as nuk kemi printuar dhe as nuk kemi hedhur ndonjë prerje të re. Kemi hedhur ato para që ka pasur nevojë sistemi. Porositë për prerje janë bërë që në vitin e kaluar, si pjese  e ndryshimit”, u shpreh guvernatori për Abc Neës.

Sejko foli edhe për teorinë e “shpërndarjes së parave me helikopter” për shqiptarët, që ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga Banka e Shqipërisë te qytetarët, një teori të cilën guvernatori nuk e ka mohuar, por ka thënë se ky do të jetë skenari i fundit.

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.

Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh Sejko.

Ndërkohë, Sejko ka thënë se ashtu si shtetet e tjera të prekura nga pandemia, edhe në Shqipëri do të ketë rritje të borxhit publik.

“Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë. Në rast se fatura e kirzës do i kalonte bankave atëherë bilancet e tyre do të përkeqësoheshin dhe ne nuk do lejojmë q kjo të ndodhë. Kjo është stabiliteti monetar.  E rëndësishme është që të mos ketë rritje çmime për qytetarët shqiptarë.

Kjo krizë detyroi që qeveria të shkojë drejt një politike qeveritare lehtësuese. Po edhe ne mund të kemi në shifra të përafërta rritjen e nivelit të borxhit se shtetet e tjera. por rritja është e pashmangshme. Si në ekonominë që do jetë në rënie. Gjysma e dytë e vitit 2020 parashikohet me rënie ekonomike, dhe 2021 do të fillojë rritja. Edhe viti 2020 do të jetë me rritjen e nivelit të borxhit. Nga viti 2021 me rritjen ekonomike do të fillojë edhe ulja e borxhit publik. Por ne duhet të jemi të qartë se kjo është një krizë kalimtare”, u shpreh guvernatori.

Sipas Sejkos, tkurrja ekonomike e Shqipërisë do të jetë nga -5 deri në -8%

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *