Gjykata Europiane rrëzon Gazprom për projektin e gazit Rryma Veriore

21 Maj 2020, 21:17Ekonomia TEMA

Gjykata Europiane  Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e administratorëve të projektit rus Rryma Veriore 2, që pritet të furnizojë Europën me gazin rus.

Pala ruse është ankuar se përmbushja e detyrimeve të BE, lidhur me furnizimin e tregut të brendshëm europian në seksionin offshore – do të tjetërsojë të gjithë strukturën organizative dhe të biznesit për projektin.

Për të shmangur këtë gjë, Gazprom deklaron se do të detyrohet që t’ia shesë të gjithë sasinë e gazit të transmetuar Gjermanisë, në mënyrë që të shmangë kostot e aplikimit të Direktivës europiane 2019/692 për shpërndarjen në tregun e brendshëm.

Për Gjykatën kjo është çështje që Gazprom mund ta zgjidhë përmes gjykatave nacionale të vendeve përkatëse. Rryma Veriore është një gazsjellës i kontestuar nga pala amerikane dhe ai lidh pjesën ruse në Vyborg me pjesën gjermane në Lubmin.

1 komente në “Gjykata Europiane rrëzon Gazprom për projektin e gazit Rryma Veriore”

  1. american16al says:

    Gjermania eshte ne partneritet te plote me Rusine per te vene nen kontroll ekonomikisht Europen dhe per hegjemoni kudo qe mundet dhe ne disa raste per mos thene ne te shumten e rasteve eshte kunder Americes!
    Ata bejne loje dyfishe qe nuk eshte e veshtire per ta lexuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje