Ilir Meta kërkon të shkëmbejë Reformën Zgjedhore me Reformën në Drejtësi

21 Maj 2020, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasadorja e SHBA  Yuri Kim shprehu sot publikisht shqetësimin e SHBA rreth përfoljes për një marrëveshje të heshtur mes palëve kundër Reformës në Drejtësi.

Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Herën e parë më 2019, ai e çoi situatën në ekstrem, duke e nxjerrë opozitën nga Parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale.

Tashmë po përsërit shantazhin e tij, jo më përmes Parlamentit, pasi atë nuk e ka më, po përmes Këshillit Politik, një forum politik partish, që ai kërkon t’i japë kompetenca legjislative, për t’i vënë gjobë reformës në drejtësi.

Dyshimet e ambasadores Yuri Kim, në fakt janë një thirrje për Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, që të mos shantazhohet për pazare rreth reformës në drejtësi.

Përdorimi sërish i konflikteve politike për të shtyrë reformën zgjedhore me qëllim që në finale ajo të përdoret si mall shkëmbimi për ndryshime në reformën në drejtësi, janë tani një lojë e hapur në sytë e të gjithëve.

Ilir Meta po përpiqet të marrë kontrollin mbi aksionin politik të opozitës që të negociojë me SHBA dhe BE, ndryshimet në reformën në drejtësi, në shkëmbim të futjes së opozitës në zgjedhje vitin që vjen.

Nuk është ende e sigurtë deri ku Basha do ta ndjekë në këtë rrugë shantazhin që Meta po bën në emër të opozitës kundër Perëndimit dhe reformës në drejtësi, por sot duket se i hapi rrugë.

Vetëm një kryetar partie ka guxuar të pyesë në takimin me Metën për reformën zgjedhore, duke i përmendur emailin e ambasadores Yuri Kim për sistemin danez, dhe ironia e Metës ka qenë  e plotë. “Edhe mua më ka çuar dikush një e-mail me kërkesë për sistemin bullgar”, ka ironizuar ai.

Beteja e tij reale është si të përdorë mandatin politik të opozitës për reformën zgjedhore, si shantazh kundër reformës në drejtësi.

Hall i madh është në fakt, por vështirë se e zgjidh dot. Thjesht do t’i lërë jashtë Parlamentit dhe më 2021 nëse i shkojnë pas.

28 komente në “Ilir Meta kërkon të shkëmbejë Reformën Zgjedhore me Reformën në Drejtësi”

  1. Dean says:

    S’kemi nevojë për reform zgjedhore,por për Reform në Drejtësi.

    1. Prind says:

      Teatrinishte thjesht nje shfaqje me aktore te peshtire, per te terhequr vemendjen nga ceshtjet kryesore dhe pazaret per to.

    2. den says:

      Vendi po uleret per te dyja – Reformen ne Drejtesi – si dhe Reformen Zgjedhore.Nuk ka kthim mbrapa. Nese Rama toleron e ben koncesione per kete eshte ai qe do ta pesoje i pari.
      Shqiptaret i kerkojne te dyja dhe sa me shpejt.
      Nese nuk behen keto reforma dhe madje te thella me keqardhje e themi por do ti kemi peshqesh keta lloj hajdutesh perghithmone.
      Rama ka misionin historik dhe mbeshtetjen e gjithe shoqerise shqiptrare ti shkoje deri ne fund kesaj lufte dhe njehere e pergjithmone ta pastroje fushen politke nga keto monstra qe veten per popullin nuk mendojne dhe me ate rast te heq qafe edhe 2 nga pengesat kryesore per perparimin e progresin e Shqiperise ( Doctor Vdekjen & Like Floririn).

  2. reforma says:

    Doli koka e gjithe kesaj situate te krijuar. Pra shkurt dhe sakte nuk e kane tek teatri por tek reforma ne drejtesi. Per ate gerdalle nuk i bie mend njeriu.

    1. Andi says:

      Dihesh qe nuk ishte per teatrin.Katundari I cepanit dhe malokja e dibres nuk Jane asnje lidhje me kulturen.Vetem drejtesia ua ngec kafshaten gryke pasi e kane marre persiper amerikanet qe kane deshmitarin Almir Rrapi te burgosur qe e ka zbrazur barkun mjaftueshem per ti cuar bure e grua ne rec.

      1. Kosta says:

        Almir Rrapi e ka zbrazur barkun per Meten,po USA deri tani nuk ka bere gje.Kurse greket deri tani dolen me te zote se vetem me pergjimet e Balilit arriten ta futin nen zgjedhe Meten,ja dha nenshtetesine Janullatosit dhe kushedi sa tradhtira te tjera eshte duke bere ne favor te shovinizmit grek.

  3. Veshgues says:

    USA/EU & RAMA!
    Nese doni qe Shqiperia te ec ne rrugen progresit, te luftoj korrupsionin, te modernizohet, beni gati dosjen dhe Shkarkoni Meten! Momentalishte eshte i demshem per shqiptaret, rajonin dhe Ju. Shkarkimi te behet blic.
    Ai dhe e shoqja po na merzisin shume!

  4. Zigur Qarri says:

    LUS ZOTIN TE MOS HYJNE AS NE 2021 NE ZGJEDHJE DHE TE RRIJNE SI ZAGAR RRUGEVE BASHKE ME ALEANCEN E QELBESIRAVE DHE ME LYLUSHIN DUKE KENDUAR HYMNIN NE TEATRIN E RI QË DO TE NDERTOHET.

  5. Clara says:

    Deals are done?!

  6. Trim says:

    Tentakulat e mafjes politike nuk ka Korone qe ti kap sa ambasadore ka pare ky vend 30 Vitet e fundit.dhe zonja ambasadore do ik si Arvziu apo Lu qe I ngeli grepi vetem miza

  7. Xhulio says:

    Reforma ne drejtesi, ben reformen zgjedhore. Korrupsionisti me emer Ilir Meta, nuk i intereson as njera e as tjetra, sot atij dhe te shoqes i intereson rremuja dhe destabilizimi i vendit, per ta larguar ate drejtesi, ku shqiptaret po e presin si shpresen e vetme qe i ka mbetur. Nese Amerika do nguli kembe per kete reforme ne drejtesi, kjo do arrihet me hir e pa hir. Kriminelet i kemi ne postet me te larta te shtetit, ku inpari qe duhet te kaloje ne siten e drejtesise per drejtesi eshte familja mona meta, atehere shqiptaret do ndjejne qetesine e tyre shpirterore.

  8. toni says:

    Vetem ne Shqiperi nje superhajdut i provuar me ze dhe figure arin te mbaje situaten politike te bllokuar. Vetem ne Shqiperi kryetari i nje bande mafioze qe nuk merr dot asnje depuret behet faktor. Vetem ne Shqiperi nje KM merr mbi 1 milion vota sa here ka
    votime dhe prape nuk jua tregon vendin krimineleve, frikacak dhe i tredhur qe ne djep. Shqipo, cohuni dhe tregojuani vendin plehrave, te gjitheve pa petjashtim.

  9. "BOHOTINA" says:

    Ky eshte nje djall qe nuk ngopet kurre duke pervetsuar per vete dhe lumi ti marre tere shqiptaret. Bojkoti, izolimi dhe shkarkimi i tij eshte emergjence. Pastaj te tjerat…

  10. luli says:

    Problemi eshte fare i thjeshte. Te perplaset Ilir Meta bashke me Sali Berishen ne burg dhe vendi bie ne qetesi.

  11. Qytetari says:

    Eshte e qsrte krye hajduti Meta kerkon te beje pazare per te shpetuar lekuren nga ndeshkimi qe pritet ti vije nga drejtesia e re, dhe shantazhon ne emer te opozites per te cbere reformen ne drejtesi. Zorr se ka per ti ecur, por perseri ka fuqi mbi opoziten per ta lene edhe kete here jashte zgjedhjeve, e po ndodhi kjo ; sna mbetet tjeter vec te themi : ne te semes vafshin.

  12. ?? says:

    Si gjithmon, e ke qarrë !!!!

  13. Ladi says:

    Nese qeverija dhe k/ministri bejne kete ky vend mer perfundimisht fund.

  14. DinPak says:

    Me sa duket, amerikanet kesaj radhe kane derguar nje person te papershtatshem per ambasador. Nje diplomat profesionist degjon shume, dhe kjo eshte gjeja me normale te degjoje dhe te marre pjese ne ç’flitet korridoreve, por nuk suprizohet apo ndikohet prej tyre. Atij i takon te ndjeke vijen politike te shtetit te tij karshi shtetit ku eshte derguar. Ne ne rastin konkret vija strategjike politike e SHBA ne Shqiperi eshte e njohur nga te gjithe: te filloje menjehere zbatimi i Reformes ne Drejtesi dhe te miratohet marveshja per Reformen Zgjedhore. Kush i pengon keto, duhet tu bjere kokes. That’s it, ambasadore.

    1. XheJ eN Bi says:

      DinPak …
      Me këtë koment dukesh sikur ke ikur fëmijë nga Shqipëria dhe jeton në Paris dhe nuk njehë mentalitetin shqiptar.
      Populli thotë: kështu i do mushka drutë.
      Vetëm në Shqipëri ,Diplomati nuk duhet të jetë diplomat,se nuk shkon diplomacia,vetm kërbaçi e shtron shqipon.

  15. N.VJOSA says:

    Kesaj o Mero vellai
    I thone hapur dridhe Like,
    Dridhe o Like Kusari
    Reçi pret kèt’ zog gomari…
    ***
    Ta mbash akoma President
    Kur burgun e ka hak
    Vari Ujkut mëlçit vet
    Lamashi do kerkoj gjak…!

  16. keli kalaja says:

    Kohe me pare sikur u tha qe tash e tutje politika nuk nderhyn dot ne reformen ne drejtesi. Tani na del qe politika mund ta sabotoje ate.

  17. uskania says:

    Ky palo president leh si një qen i zgjebosur. Asgje nuk ka në dorë. Reforma në drejtësi, me kërkesat shumëvjeçare të ODIHR-it, do të miratohet në Kuvend me 84 vota. Si përherë, këta hajdutë, le të hanë m…

  18. Dee says:

    Shumica e popullit e ka shpresen tek reforma ne drejtesi dhe tek mbeshtetja Rames per kete reforme .
    Ne se ndodh e kunderta qe se deshiroj, Rama do te
    Jete njeriu i zhgenjimit me te madh per nga pritshmeria.

  19. dashamires says:

    Mero Baze e Tak Ngjela jane interpretuesit e enderrave te Edi Rames!

  20. Albani says:

    Saken se ju o Edi Rama leshoni pe per te dyja si per reformen ne drejtesi ashtu edhe per reformen zgjedhore.
    Se ju toleroni sa do pak dije se shqiperine e mori vertete lumi dhe nuk ka me burre nene ta sjelle ne din,prandaj kerkojme me insistim o ju o asnje nuk mund ta arrije ate qe do populli shqiptar ne te vertete.
    E shikojme se po heq shume por jami te bindur se karakteri juaj shume i forte mund tja u dale ketyre poshtersirave,ketyre kremineleve te pa fytyre dhe te pa shprese.
    Edi Rama mendo vertete se çfar mund te behet sikur qofte larg shteti te bjere ne dore te Ilir Metes dhe bandes Berisha,spas meje nuk do te mungojne edhe njerzit te varur neper hunj pa piken e qederit,se te tille jane hadutet dhe kreminelet e shqiperise tone ,kete kije mire parasysh dhe vere vath ne veshe ne se do me te vertete te beshe histori dhe te mos te marre historia ashtu siç ke thene ne fillim te punes si kryeminister.

  21. O like shko vete ne vurge ose vrit veten sic na ke premtuar says:

    Po futeni plehren ne burge
    Ky skizofrene i semure nga frika e burgut mendone sikur ne jemi koke pa lare sic i quane protestueset e ardhur nga veriu qe jane koke pa lare do ti shkojme pas haaaaaaa budalla njeri

  22. ALBAN DEGA says:

    EDITORIAL

    KUVENDI 1 SALIKJA 3 … APO ORVAJTJE
    PER GRUSHT TE BUTE SHTETI !?

    – Ilir Meta shpall platformen e Byrose Politike te partise “ Keshilli Politik per Drejtesine” shqiptare

    – Levizje e re politike apo “ Skuadron Vdekjeje” per ekzekutimin e Reformen ne Drejtesi e Vetingun !

    – Ilir Meta ne pranga per tentative per grusht shteti

    – Cfare pret Kuvendi dhe SPAK-u !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi i Ballkanit Ilir Meta, alias Like Floriri heq edhe masken e fundit te varrmihesit perserites te Shqiperise !
    Kuvendi 1 Meta 2 + Avokatja politike “ Popullit “ te pazarlleqeve politike Rama- Basha te 17 majit 2017, pra Kuvendi 1 Meta Berisha 3 eshte tentative per grusht te mirefillte shteti dhe permbysje te rendit kushtetues dhe varrosja e Republikes Parlamentare, eshte kthimi i Shqiperise ne nje Republike Presidenciale, pra ne nje dinasti te ilir Metes dhe Avokates se Popullit , Avokates se Saleh e Argita Berishes.
    Nese drejtesia shqiptare rivihet nen shkopin e dirigjentit politik te SaLikes dhe te politikes se SaLikekracise a kujtdo qofte ky do te ishte guri i varrit jo vetem i Reformes me Drejtesi dhe Vetingut por edhe i demokracise dhe vete Shqiperise !
    Ja pse ambasadorja e aleatit kryesor strategjik dhe mikut me te madh te shqiptareve ne kohet me te veshtira to be or not to be, SHBA-se dha alarmin dhe kushtrimin per vrasjen e Reformes me Drejtesi dhe Vetingut qe ne djep nga pazaret e felliqta te politikes antishqiptare te politikaneve me antishqiptare me historine e Shqiperise !
    Ilir Meta eshte politikani me i degjeneruar dhe me i korruptuar ne keto 107 vjet te shtetit shqiptar.
    14 pikat i komplotit te tij antikushtetues jane 14 plumba ne zemren e Kushtetutes dhe Drejtesise shqiptare vetem e vetem per te shpetuar kokat e Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit “!
    14 pikat e “ Keshillit Politik per Drejtesine” shqiptare jane 14 plumbat e levizjes politike qe ai lancoi dje e sot qe automatikisht e shkarkojne ate nga posti i Presidentit per shkelje dhe dhunim flagrant te Kushtetues, cka jo Komisioni i Venecias po as Komisioni i Zotit vet nuk mund ta shpetoje nga shkarkimi dhe as nga burgu vetem e vetem per kete akt pa llogaritur nje mal me krime e korrupsion te hapur me ze e me figuren e tij faqe mbare shqiptareve kudo qe jemi dhe faqe mbare Botes!
    Ilir Meta e Sali Berisha jane jo vetem turpi por edhe fatkeqesia me e madhe e shqiptareve, e mbare Shqiperise dhe kombit shqiptar !
    Shqiptare vigjilente, syceltesi perballe ketyre perbindeshave, ketyre kucedrave te pangime me gjak e me djersen shqiptareve dhe pasurite e tyre e te Shqiperise !
    Cfare pret SPAK-u !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise !?

  23. Tavarish president ke rreshqit fort, megjithe stervitjet alpine intensive me mal,tentativat per ngritje jane fundi yt,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje