INTERVISTA/ Shembja e Teatrit Kombëtar, flet djali i Naim Frashërit: Isha pro! Babai donte një teatër të ri, gjunjët i kishte copë nga gozhdët e skenës

21 Maj 2020, 17:10Kulturë TEMA

Aktori Anil Frashëri, djali i Artistit të Popullit Naim Frashëri, flet në një intervistë për newsbomb.al lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Babai i tij, Naim Frashëri, një nga Themeluesit e Teatrit Kombëtar, ka lënë shumë kujtime të pashlyeshme në atë Teatër që u shemb.

Ne e pyetëm Anilin se si u ndje kur bashkë me teatrin ra edhe një pjesë e trashëgimisë së të atit por ai thotë se në memorien e tij, Teatri Kombëtar do mbetet jo si godinë por si shprehja më e madhe e emocioneve të babait dhe të familjes së tij gjithashtu.

-Në qendrimet tuaja duket se jeni pro shembjes së Teatrin Kombëtar. Pse?

Sigurisht në atë Teatër kam mbi 35 vjet të jetes time por dhe jetën artistike të babait tim, por duke parë degradimin e asaj godine dhe burimin e shumë sëmundjeve nga lagështia, kalbësia dhe të asnjë komoditeti për krijimtarinë artistike të aktorëve, isha pro prishjes së tij.

Babai juaj i nderuar ka lënë mjaft kujtime aty. Në memorien tuaj familjare a ka bërë ndonjë koment ai për këtë Teatër?

Babai im që shumë rrallë zihet në gojë, si një nga themeluesit te Teatrit kombëtar dhe Hamleti i parë që foli në gjuhën tonë të bukur Shqipe, ka patur dëshirë për një teatër të ri që në vitet ’60 dhe këtë e ka ngritur në autoritetet e asaj kohe por përgjigja ka qenë “s’ka para”!

Kur patë që godina u shemb, a ndjetë se ra edhe nje pjesë e trashëgimisë që babai juaj kishte lënë aty?

Sigurisht ajo godinë ishte një pjesë e madhe e jetës tonë si familje, pasi e ndiqnim babanë në rolet e tij, si grimohej, çfarë përdorte për shfaqjen dhe kryesoren lodhjen e tij, mbas çdo shfaqje aq sa, as për të na përqafuar, s’na perqafonte dot. Me një fjalë, ajo do mbetet në memorien tonë jo si godinë por si shprehja më e madhe e emocioneve të babait dhe tonat gjithashtu. Pra nuk harrohet. Sa për trashëgiminë mendoj se ajo ruhet në memorien tonë si familjare dhe në memorjen e atij spektatori që e ndoqi deri në fund të jetës së tij.

Ç’mendoni për protestën e Aleancës që ka kundërshtuar prej më shumë se 2 vitesh prishjen e TK?

Për protestat e aleancës së Teatrit mendoj se u ekzagjërua dhe po përdoret politikisht se përvec 2-3 që kanë lidhje me artin, asnjë tjetër nuk e përfaqëson atë dhe aq më pak të kenë parë më shumë se dy apo tre shfaqje.
Flas për pjesën më të madhe të tyre se ka dhe dashamirës të teatrit. Pra protestat e tyre nuk i shërbejnë Teatrit dhe artistëve por janë të injektuara politikisht, ndaj unë distancohem nga ata.

Jeni për ndërtimin e nje teatri të ri ashtu siç ka qenë apo për plan-projektin e ri të prezantuar nga kryebashkiaku i Tiranës?

Sa për ngritjen e nje teatri te ri siç ka qenë, jam absolutisht kundra sepse veten platea mund të quhej disi e rregullt, ndërsa skena dhe anekset e saj nuk përmbushnin asnjë kusht për teatër. Asnjë. Projekti i ri më duket ambicioz por duhen marrë patjetër mendimet e komunitetit artistik se ç’duhet apo hequr nga ai projekt. Si projekt është madhështor që i bën nder atyre që nuk rrojnë më, të tashmes dhe të ardhmes të Teatrit kombëtar.

Kryeministri Rama tha sot nga foltorja se babai juaj ka ndërruar jetë nga ftohja që mori në Teatër. A është e vërtetë kjo dhe si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Gjithmonë në familje fliste për kushtet shumë të vështira në skenë, lagështia, i ftohti imadh, skena e kalbur etj. Çdo vit kalonte bronkopneumoni të rënda dhe kaloi një pleurit të rëndë dhe u shtrua në sanatorium. Kushtet e vështira të punës e kishin dëmtuar shëndetin e tij dhe ndikuan në ikjen nga kjo jetë.
Gjatë interpretimit të Hamletit gjunjët i kishte copë nga gozhdët dhe gllënçkat që kishte skena, sepse Hamleti binte shumë herë në gjunjë gjatë shfaqjes.

Keni një mesazh apo diçka të fundit që ju ngeli pa thënë?

Do t’u bëja thirrje komunitetit Teatror të mos përçahen dhe të shohin drejt për të mirën e tyre dhe spektatorëve, të tregojnë dinjitet, profesionalizëm dhe të rrinë larg akuzave e sharjeve, siç kam parë këto ditë nëpër media.
Të qendrojnë larg politizimeve të tyre. Arti që bëjnë i takon vetëm popullit dhe jo politikës.

20 komente në “INTERVISTA/ Shembja e Teatrit Kombëtar, flet djali i Naim Frashërit: Isha pro! Babai donte një teatër të ri, gjunjët i kishte copë nga gozhdët e skenës”

  1. Na myten says:

    Aha! Qarte. Donte nje Teater pa gozhdë.

    1. Edlira says:

      Hahahaha…donte Teater pa gozhde!??????

    2. Idris hoxhaj says:

      O vella po ty te pelqejn gozhdet apo kuptove vetem fjalen gozhde ne gjithe ato qe ai ka then? A ka me qarte nga ajo cfare ai ka then,dhe kush tjeter me mire nga ai mund te jap nje mendim per ate godin?(duke perfshir ketu edhe ata artistet e tjere).

    3. TIRONA says:

      Na myten:shpellaret qe zbriten nga malet dhe qe tere jeten s’kane pare nje teater.Ashtu ishte :projekti i serbise,i zbatuar nga salehbisturidocikaraxhic,per rremuje!

    4. zhanvanzhani says:

      pse i llastoni me shume djemte aktore qe kane baballaret e tyre aktore e qe jane gjalle akoma, se sa te birin e Naim Frasherit. po te ishte gjalle i ndjeri ku do ta rendisnit Anilin ne fillim apo ne fund te listes? anili eshte shume aktor i mire. po sigurisht qe flet per gozhdet e pneumonine e te atit se i ka pare e degjuar ato qe thote, se i vjen keq per te atin qe iku heret nga kjo bote.

  2. Ilir says:

    Po u mbytsh. Or “na mbyten”

  3. xhemal says:

    Tu te ka mbyt padituria o njeri i mire.l’eco pak per aktorin naim frasheri.shiko filmat e rolet ne tester .me siguri do ndricohesh.te uroj cdo te mire✋

  4. Edlira says:

    Teatri nuk eshte i aktoreve!!!
    Teatri Kombetar eshte prone shpirterore dhe materiale e artdashesve dhe e taksapaguesve shqiptare!
    Nuk jane aktoret ata qe i japin vulen prishjes se Teatrit!?
    Jemi ne…publiku artdashes,qe stimulojme dhe kerkojme artin!
    Boll me citatet e ketij aktori apo atij aktori!
    Eshte pro ky apo ishte pro prishjes ai aktor!
    Nuk jane Robert Ndrenika etj pronare te Teatrit! ?

    Jemi ne!
    Populli!
    Mendimi jone duhet te merej per baze!
    Diktatore medioker…mire ja beni atyre qe ju votuan! ?

    1. Atdheu says:

      Edlira , dhe populli vendosi qe ta prishte ate karalatine pavaresisht historise.

      1. Grigor says:

        Te gjithe diktatoret ne emer te popullit flasin. Edhe xhaxhi kur denonte me pushkatim ne emer te popullit i denonte “armiqte” e popullit dhe “pucistet”. Edhe ky zgerdellua i gjate koncesionet per te miren tone i ka dhene. Edhe borxhet qe merr ne emer tone se helbete ne do i paguajme dhe per te miren tone i merr. Dhe teatrin qe prishi me urgjence ne kohe pandemie dhe si skuth ne 4 te nates duke patur ndermend popullin e beri. Nje popull qe i ben hosana pushtetareve ai popull ka per te ngelur skllav ne perjetesi. I vjedhur, i neperkembur, i cnderuar dhe halabak rrugeve te botes. E mbajtshi me shendet te gjatin se e doni fort.

    2. Andi says:

      Ti nuk perfaqson tere popullin.Ti perfaqson veten,qe sic duket dhe komentet ,je nje plehre shpirtkazem,qe pervec mbushjes se xhepave te tua nuk te bejne pershtypje as vuajtjet dhe as vdekja e aktoreve.Hijenave si ty ,populli I tregoi vendin dhe do ua tregoje serish .

    3. idris says:

      Kush tha qe teatri eshte i joni(juaji) edhe jo i atyre qe punojn edhe “jetojn” atje??? Se edhe ti si ai (na myten) paske kapur vetem fjalen gozhde ne gjithe ate qe ka then djali i Naim Frasherit…iiiiiiii Naaaaaaaim Frasherit e kupton????? Po si duket ti bashke me ate shokun tend ne mendime (na myten) gozhdet besoj i u duken gje e mire. E ka fjalen per gozhde te verteta jo gozhde imagjjnare. Nejse une nuk te njoh por me vjen keq qe mendimi ndryshe ne shqiperi gjithmon duhet te lidhet me politiken. Te uroj shendet edhe te kerkoj falje qe i lejova vetes te bej pak ironi.

  5. Tironsi says:

    Po marrin vesh budinat e licot ?.

  6. Ela says:

    Ore mbush Ti ore djal! Askush nuk eshte kunder ndertimit te nje teatri te ri. Por teatri ri duhej Ndertuar diku tjeter dhe jo te prishej teatri ekzistues. Maks Velo i ndjeri Pse ishte kunder prishjes se teatrit di gje Ti???

  7. Teatri says:

    Ore i biri i Naim Frasherit po thote qe ajo godine totalisht e papershtatshme ia shkaterroi shendetin te atit, si edhe shume te tjereve, ju akoma thoni vlerat e godines. Vertet ndertesa nuk eshte prone e aktoreve, por atje ata punojne dhe kalojne kohen me te madhe te jetes. Dhe e meritojne nje vend pune dinjitoz dhe te sigurt.

  8. komentues says:

    Po nipi c’fare mendimi ka?

  9. Juventus says:

    Nga na doli aktor ky Anili aman,shko vazhdo lepihu dhe merr nje rroge e mos na caj trapin.

    1. TIRONA says:

      Juventus:ESHTE GJE E MADHE TE JESH NJERI ,DHE JO PLEHRRA SI JU!

  10. antifashisti says:

    Kujtohu mire se mos Naimi i madh ka lene ndonje amanet edhe per kullat ?!

  11. TIRONA says:

    Gay edlira:VRETET POPULLI I KULTURUAR I TIRANES, QE RESPEKTON KOLLOSET E PAVDEKSHEM!
    Por jo shpellaret me sqepar ne rryp,qe nuk kane pare kurre teater,dhe qe ozurpuan TIRONEN!
    NA BENI NJE NDER,KTHEHUNI NGA KINI ERDHUR,
    GURI PESHON NE VENDIN E VET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje