“Ju jeni katila”! Përkujtohet Revolta e Spaçit, rrethimi me 4500 trupa ushtarake, dhuna dhe hakmarrja me pushkatim e ridënim ndaj të burgosurve

21 Maj 2020, 09:35Dossier TEMA
“Ju jeni katila”! Përkujtohet Revolta e Spaçit, rrethimi

Përkujtojtohet sot Revolta e Spaçit (21-23 maj 1973), qe nisi si nje incident mes nje te denuri dhe gardianit e me pas shpertheu ne revolten e madhe per shytpjen e te ciles u angazhuan 4500 forca ushtarake.

Pasoja e revoltes qe shpertheu me thirrjet e te denuarve “Ju jeni katila”, “Ja vdekje ja liri!”, “Populli është me ne”, “Rroftë Shqipëria e lirë”, ishte pushtkatimi i krereve te revoltes dhe ridenimi i 82 personave te tjere. Ja mesazhi qe publikon sot Muzeu “Shtepia me gjethe”.

Revolta e Spaçit nisi në datën 21 maj 1973 si një kundërshtim ndaj urdhërave dhe rregullave të vendosura në burg. Më pas do të merrte përmasa më të mëdha duke kundërshtuar vetë regjimin komunist.

Nisi si një incident i vogël mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut të Spaçit, por përfundoi me revoltën e thuajse të gjithë të burgusorve, duke shkaktuar tronditje të fortë për institucionet e sigurisë dhe drejtuesit e qeverisë komuniste.

Për rreth 3 ditë në tarracën e burgut 100 të burgosur filluan të hidhnin parrullat “Ja vdekje ja liri!”, “Populli është me ne”, “Rroftë Shqipëria e lirë”, “Ju jeni katila”.

Ata u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët.

Deri në momentin që u shtyp dhunshëm revolta, të dënuarit u bashkuan dhe kundërshtuan me forcë të dorëzoheshin, duke u konfrontuar fizikisht me gardianët e Burgut të Spaçit, të repartit 303 dhe të forcave të sigurimit dhe ushtrisë të mbërritur nga Tirana.

Si rezultat dhe në shenjë hakmarrje, do të dënoheshin me pushkatim, katër nga krerët kryesorë të revoltës ndërsa rreth 82 persona të tjerë do të ridënoheshin me vite të gjata burgu.

(Pal Gjergj Zefi, Dervish Bejko, Skënder Haja, Hajri Pashaj). Urdhri për dënimin e të burgosurve të Spaçit, erdhi nga Tirana.

Ai u përpilua më 1 qershor 1973 dhe pastaj iu paraqit Gjykatës Popullore të rrethit Mirditë. Më poshtë po paraqesim formulimin e një aktpadie ndaj njërit prej të akuzuarve:

“I pandehuri Rexhep Lazri, ka marrë pjesë dhe ka hedhur parulla kundër pushtetit duke u shprehur: Ja vdekje ja liri!,

Poshtë komunizmi! etj. U ka bëre thirrje të dënuarve të tjerë për të marrë pjesë në revoltë.”

7 komente në ““Ju jeni katila”! Përkujtohet Revolta e Spaçit, rrethimi me 4500 trupa ushtarake, dhuna dhe hakmarrja me pushkatim e ridënim ndaj të burgosurve”

  1. shqip says:

    Mendoj se kampi famekeq i Spacit duhet te ishte ruajtur, si deshmia me e forte se ç’mund ti bej njeriut nje regjim diktature si ai i perversit Enver Hoxha.

    1. Flm says:

      Per “masakrat” Greke e Serbe (qe “ndodhen” ne periudha te shkurtra lufte), jane shkruar pa fund. Duke ju dedikuar monumente, rruge, sheshe …
      ###
      Per masakrat dhe kanibalizmat e Shqipos ndaj Shqiptarit (per 45 vjet ne periudh Paqeje), perse nuk zbardhen, perse nuk denohen autoret, perse nuk ka as nje muze, monument, rruge apo shesh.

      1. Afrim says:

        Flm perse e ke vene ne thonjza fjalen masaker, more gjakeprishur.

  2. TT says:

    Kur u be revolta e spacit ,xhaxhi saliu,hante dhe pinte ne Paris,dhe xhaxhi edvini ishte ne kupolen e bllokut ….
    Qe mos te harrojme.

  3. TT says:

    Sot na del nipi I hysniut vrases dhe na ben leksione dhierokracie….Komunistet keta vrases te popullit kelyshet e sllaveve vazhdojne edhe sot, me xhaxhi saliun,gramozin,edvinin dhe fatosin mbajne peng Kombin.

    1. ben says:

      TT-ke shokun Sali, qe nga komunist i flakte qe zbatonte porosite e shokut dhe liderit te tije te zemres per te bere luften e klasave, na u be antikomunisti me i terbuar ne Shqiperi. Edvini ka qene kalama ne ate kohe dhe babai i tij ka qene nje skulptor dhe artist i talentuar qe arriti ne majat e artit ne saje te aftesive, talentit dhe punes se tij te palodhur.
      Jane Saliu me Salite e tjere ish komuniste te devotshem, qe vodhen enderrat e shqiptareve per demokraci.

  4. G.N. says:

    Me qellimin e vetem per te thene se sa i dhunshem ishte ai sistem,fshihni dhe nuk tregoni nje fakt te vertetuar dhe stervertetuar nga hetimet e Sigurimit qe revolta e Spacit ishte e organizuar nga UDB-ja.Historia duhet te thuhet me gjithe te verteten e saj se ndryshe eshte dizinformim ose tregim i vetem asaj pjese qe ju intereson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje