Karmina shpjegon se drejtësia buron nga sinqeriteti

21 Maj 2020, 20:45Antena TEMA

Karmina u ndje e tronditur nga distancimi i Lulit, lidhur me kërkesën e Metës për amendime të reformës në drejtësi:

“Të dashur miq.

Unë nuk dua të merrem me politikë, por jam për drejtësi.

D.m.th kur them drejtësi, kam parasysh që gjërat duhet të thuhen drejt.

Se për mua drejtësia është sinqeritet.

Nuk ka gjë më të bukur se sinqeriteti.

Por ja që të ndodh të zhgënjehesh.

Unë dje dëgjova Zenin që fliste me Qim Pekën, se si duhet të organizohej skema që të ndryshonin disa gjëra nga Reforma në Drejtësi.

Zeni fliste, Qim Peka i shkruante Metës.

Dhe u ra dakord që opozita duhet të bëhet grusht bashkuar rreth Metës, dhe ai të negociojë këto punë.

Unë këtë e dëgjova me veshët e mi.

Ata ja thanë dhe Lulit.

Tani shikoj që Luli distancohet nga këto gjëra.

Kjo gjë nuk është e sinqertë dhe kjo e dëmton drejtësinë.

Merlin Monro ka thënë se “drejtësia buron nga sinqeriteti, kurse sinqeriteti buron nga shpirti”.

Në këtë rast duhet të jesh i pashpirt që të mos jesh i sinqertë dhe pastaj mos ta duash drejtësinë.

Nuk e di si ja bëjnë njerëzit pa sinqeritet në këtë botë, dhe si guxojnë pastaj të kërkojnë drejtësi.

Një herë e pyetën Merlin Monron dhe i thanë se si ja bën ajo kur duhet të zgjedhë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e duhur të bëjë.

Dhe ajo tha ‘e drejtë është të jesh e sinqertë dhe e duhur është të bësh atë që të thotë sinqeriteti’.

Nuk di a më kuptuat d.m.th.

E kisha fjalën që politika nuk e do drejtësinë.

Nejse se s’di të flas dhe me fjalë të mëdha, por nuk më pëlqeu kjo puna e Lulit.”

1 komente në “Karmina shpjegon se drejtësia buron nga sinqeriteti”

  1. E ashtu quajtura: "Demokratia e vertete" says:

    Kush nuk don drejtesi , mos predikoi drejtesi…..sepse kjo e ka emerin hipokrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje