Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim?

Nga Spartak Ngjela

 

Ambasadorja amerikane doli në thelb të çështjes: ajo sot pyet: mos ka një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi? E dini pse, sepse ajo e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën. Reforma i fshin të gjithë; kurse tani pas karantinës duhet të fillojë goditja drastike e saj.

Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.

Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë.

Po Rama?

Ambasadorja dyshon, për një marrëveshje të fshehtë: domethënë që ajo ka prova edhe për Ramën. Të paktën kështu duket.

Nëse ka prova, duhet të veprojë sa më shpejt, sepse ky është muaji i parë dhe deri në Korrik duhet të përfundojë themeli i Reformës. Këtu qëndron edhe frika e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë.

Të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë.

A të jetë e vërtetë?

Këtë e din Yuri Kim. Por nuk është pak, sepse kjo don të thotë se këta të çartallosur me frikë nga Reforma, duan destabilitetin e Shqipërisë.

Por, a është e mundur kjo? Aspak, asgjë nuk bëjnë dot. Nuk e kanë fare të mundur, sepse nëse e kanë shpresën te Rama-Basha, dhe ambasadorja godet Ramën, socialistët e Ruçit e rrëzojnë Ramën, sepse e kanë parë një herë se çdo të thotë për ta të jesh kundër Amerikës.

Megjithatë, të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas dyshimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim?”

  1. Sander says:

    Eshte koha per te korrur te korrupturit!

  2. Trotski says:

    E Presim me Padurim perfundimin e Reformes per Drejtesi ,qe do te fshije te gjithe te korruptuarit Pa dallim.Like hajduti bashke me Baxhellen e tij Imorale ,Sale Krimineli me Fare dhe Fis e me rradhe te gjithe Zagaret e Politikes se Mbrapsht korruptive

  3. mrk marku says:

    Ti taku ben sikur di gjithcka, por ja fut pordhes kot.

  4. Operacioni Zjarri says:

    O Taku po ti ke pjerdhur mor i shkrete. Socialistet e Ruçit do ngrihen te permbysin Ramen hahaha. Po Kush e pjerdh tani Ruçin more

  5. Jimi says:

    Ruaj kosheren Taku, se bletet vane!

  6. Rei says:

    O Kacagjelo po ik re plak matuf shko ha naj supe! Te ishte Rama i korruptuar dhe SHBA-ja te kishte prova siç presupozon ti Cicero nuk i shkonte fare ne zyre 3 her ne jave. Plak idiot. Shko more burre dhe flej gjume. Ose te pakten flit me fakte dhe jo me opinione. Pretendo te jesh dhe advokat.

  7. DinPak says:

    Kjo deklarate e ambasadores eshte 5 me hiç. Te biesh pre e llafeve te korridoreve dhe analisteve te televizioneve, edhe ti, ambasodor i nje vendi si Amerika, qe ka edhe gurin edhe arren ketu ne Shqiperi, do te thote qe ke paqartesi ne kryerjen e detyres tende. Pse nuk vepron siç veproi kolegu tend, Palmer, nje vit me pare? Çfare ka ndryshuar nga nje vit me pare ketu, a nuk eshte e njejta situate, te njejtit aktore jo vetem teatri por edhe aktore politike?
    Ku qendron veshtiresia qe ambasadorja tu kujtoje mire opozites, ç’pune ka shembja e teatrit me tryezen e bisedimeve per Reformen Zgjedhore dhe t’i urdheroje te kthehen ne tryeze dhe te perfundojne marveshjen brenda afatit?
    Fakti qe nuk e ben kete, por hedh insinuata per nje ujdi midis pozites dhe opozites une mendoj se vetem do te inkurajoje opoziten te behet me agresive ne ndjekjen e rruges se revolucionit (rruges) dhe jo ate institucionale.

  8. Eno says:

    kur thote USA do behet do te behet vertet, s’kane nga luajne pushtat vetm do hane koken e njeri tjetri,,,I pari duhet te shkoje para drejtesise eshe IlirMeta dhe baxhella e tij ,pastaj me radhe

  9. jopergje... says:

    Justice american style for the enemies of freedom and democracy!

  10. Popull says:

    Po kur jane te tere hajdute kush e kap hajdutin.Keta qe kane dale te paster nga vetingu kane qene vertet te paster apo e kane fshehur me mire gjene e vjedhur?Keta njerez te ndershem nuk i kane lene ne sistem se i prishnin pune

  11. the american says:

    fatkeqësisht mund të kesh të drejtë…

  12. Konjak says:

    E hodhi edhe nje here gurin pa torua , mase vret ndonje lepur . Rash nga kali e zura lepur , proverbe eshte more Taku , nukeshte se mund te ndodhe vertet , qe duke mburrur Ameriken , e sulmuar c’do institucionar ne shqiperi . do behesh KM , enderra ne diell . Nje gje mundesh te besh sakt , si trazivac , je i persosur , vazhdo te trazosh , por me ne fund shkopi do te mbetet ne dore .

  13. Covid19 says:

    Po Taku po, Këja në Pë po thua ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *