Rrotacion me 1 milion?

Nga Eduard Zaloshnja

Në kongresin e fundit të PS-së, Edi Rama caktoi si objektiv elektoral të PS-së 800 mijë vota në zgjedhjet e rradhës. Nuk dihet nëse këtë objektiv ai e ka bazuar në sondazhet periodike që zhvillon apo në faktin se partitë që janë sot së bashku në opozitë nuk e arritën dot kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e 2017-ës. Sidoqoftë, duket se Rama është i sigurtë që një dallgë opozitare 1-milionëshe (si ajo që e solli në pushtet) nuk do të përplaset mbi PS-në në zgjedhjet e ardhshme…

Në fakt, rrotacionet e pushtetit (përveç njërit) kanë ardhur nga dallga votash 1-milionëshe.

Kështu, në zgjedhjet e 1992-shit, pothuaj 1.1 milionë vota grumbulloi koalicioni i partive të udhëhequra nga PD-ja. (Ka ndonjë zë që pretendon se ka ende në xhepa dokumente që tregojnë se nuk ishin 1.1 milion vota, por sidoqoftë, të paktën 1 milion vota duhe të kenë qenë). Ishte ajo një dallgë e madhe e njerzve që donin ndryshim, pavarsisht se jo pak prej tyre ishin nga familje tradicionale të majta. Dhe para një dallge të atillë, partisë së atëhershme në pushtet nuk i mbeti veçse të dorëzonte çelësat e tij…

Në zgjedhjet e 1997-ës, pothuaj 1 milion vota grumbulloi koalicioni i partive të udhëhequra nga PS-ja, pasi 1 milion shqiptarë kishin humbur kursimet e jetës në skemat piramidale që lulëzuan nën pushtetin e PD-së. Është e vërtetë se shumë votues të djathtë u penguan të votonin në zona të nxehta të Jugut, por dallgës 1-milionëshe të votave opozitare nuk kishte ç’ti bënte dot PD-ja e atëhershme…

Në zgjedhjet e 2013, 1 milion vota grumbulloi koalicioni i partive të udhëhequra nga PS-ja, pasi PD-ja e kishte mbushur kupën 8 vjet në pushtet. Edhe pse i kishte në dorë të gjitha çelsat e shtetit e të zgjedhjeve në dorë (duke përfshirë Gardën e Republikës, policinë, gjykatat, administratën, KQZ-në, etj. etj.), PD-ja u dorëzua para dallgës 1-milionëshe (madje, pasi u rinumëruan votat në Shkodër, Lezhë, etj.).

I ndryshëm ishte rrotacioni i pushteti më 2005, kur koalicioni i partive të udhëhequra nga PD-ja erdhi në pushtet me më pak se 600 mijë vota. Ai ishte një rast unik, kur përçarja e një partie të madhe i ka kushtuar pushtetin asaj në tre dekadat e fundit. Kandidatët e majtë të LSI-së (të sapondarë atëherë nga PS-ja) konkuruan në të 100 zonat zgjedhore, duke i prishur punë kandidatëve të majtë të PS-së.  Pa një përçarje të atillë të votave të majta, koalicionit të partive të udhëhequra nga PD-ja nuk do t’i kishin mjaftuar votat për të ardhur në pushtet (Vitin që vjen, ndonjë partizë e majtë që mund ta krijojë Ditmir Bushati, p.sh., s’do të jetë në gjendje të prodhojë një efekt sizmik si ai i LSI-së në 2005-ën).

Ky historik i shkurtër i rrotacioneve politike në tre dekadat e fundit i jep një leksion shumë të qartë partive të sotme opozitare. Në qoftë se ato krijojnë së bashku një dallgë votash 1-milionëshe, rrotacioni do të vijë, pavarsisht se kush e kontrollon Gardën e Republikës, policinë, gjykatat, administratën, KQZ-në etj. etj.  Por që partitë opozitare ta krijojnë dallgën 1-milionëshe, nuk duhet të mbështeten vetëm tek votuesit e përhershëm të tyre. Me ta nuk bëhen dot as 800 mijë vota, e jo më 1 milion…

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Rrotacion me 1 milion?”

  1. Genti says:

    Ps nuk i ka me 800,000 vota.
    Pjesa me e madhe e votuesve nuk duan asnje nga keta te tre ps-pd-lsi.
    Keshtu qe nuk duhen 1mln vota per rotacion o statisticieni i rames.

    1. Nuk vendosin ata says:

      Genti,
      Kush e merr pushtetin pra? Sepse perveç PS, PD, dhe LSI, nuk ka parti te madhe.
      Do desha qe tere votat e të pakenaqurve te shkonin per Astrit Patozin, por ka shume, shume pak shanse te ndodhë.
      Per ndryshe, do ndodhe e zakonshmja – te frikesuar nga Saliu, njerezit perseri do votojne per Ramën.
      PD nuk ka nxjerre mesime, dhe kjo eshte ne favor te PS. Po e mban me zor Ramen ne pushtet.

  2. Jurgen says:

    Ditmiri nuk krijon parti se nuk eshte Makbule Ceco 😀

  3. Pato says:

    PS do kaloj 800 mij vota. Jane socialistet qe vendosin se kush vjen ne pushtet ne Shqiperi. Ata vendosin dhe kane vendosur qe me 1991 kur u bene zgjedhjet e para. Sikur asgje te mire mos te bej Rama per sa kohe ka PS e bashkuar eshte i sigurte ne qeveri.

  4. lori2 says:

    Me keto qe po ben KM duke i dale zot vendit edhe ne situatat nga me te rendat, dallga nje miloneshe do ta votoje perseri. Vetem ai mund ta nxjerr nga e keqja kete vend te mbushur me matrapaze, arrogante, hajdute e mosmirenjohes, per te pare dite te bardha.

    1. Flutura says:

      Dallga kete radhe do te jete aloma me e larte. Kini parasysh dy fatkeqesite e njepasnjeshme natyrore qe perballoi me sukses, larg cdo parashikimi Edi Rama e PS. Fati i Shqiperise dhe shqiptareve qe paten Edin ne krye, mos o zot te ishin Saliu e Meta ne krye, cfare kahsapane do te ishte. Pa u kerkuar njeri mend- ata.kerkonin sa me shume te vdekur; donin deshtimin e negociatave duke dale hapur kunder, donin deshtimin e konferences se kreditoreve per termetin, cdo gje kunder shqiptareve e Shqiperise. Prandaj e kishte mire Enver Hoxha me kete specie shpellaresh e fshataresh te pagedhendur. E pamundur te qyteterohen, duke ardhur pa dogane ne qytet, i kthyen qytetet ne fshatra te medhenj, qe veshtire se do te behen ndonjehere qytete.

  5. ppa says:

    Ore Zaloshnja, po nga e nxorre kete parti te D.Bushatit; ti je analist i vjeter; elektorati nuk frymezohet nga figura te tilla “akademike”, por nga figura me palce dhe kellqe; Bushati, me detyren e pare si minister, pervec fjaleve te bukura, nuk arriti te frymezoje. Si model ai nuk krahasohet edhe me tashme te harruarin B.Blushi.

  6. Ne 92 pd na paska patur ne mars 1.1 milion vota dhe per cudi, ne korik te Po a tij viti na u firsksen votat e pd , se me gjithe manipulimet brenda e majta mori mbi 60% te pushtetit lokal .
    A thua populli shqiptar e priste “ndryshimin” e madh te premtuar brenda nates , dhe me qe nuk ju realizua, “ndryshoi” mendje .
    Ne tavoline po , i kishte jo aq po dhe me shume , po per t’a bere te besushme qe votino ishte i “lre dhe i ndershem “ i dhane dhe ca vota te majtes .
    Kete gje duan dhe sot , TAVOLINEN se ne fushen e lojes kjo e djathte , me ato qe ka bere dhe Po ben , ne syte e popullit eshte shume e konsumuar dhe natyrisht e raskapitur .

  7. met bathorja says:

    Te mos votojme asnje nga partite e vjetra qe e kane qelbur kete vend. Te votojme nje force te re politike qe mos tua shohim surratin me Berishes,Rames,Metes,Bashes qe na kane vene shkelmin ne fyt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *