Si do të funksionojë dhe sa do të kushtojë syzet ‘smart’ të kompanisë Apple

21 Maj 2020, 13:41Hi-Tech TEMA

A do të dalin vërtet Apple Glass apo do të mbeten vec një iluzion? Syzet e zgjuara të Apple janë spekuluar prej kohësh dhe duhet të përsëritet e njëjta histori që ka parë Apple Watch si protagonist. Pra, një stërzgjatje dhe një pritje për të gjithë dashamirësit e kompanisë të cilët shpresojnë një dalje në treg sa më të shpejtë.

Sipas thashethemeve të fundit të ribotuara nga zbuluesi gjithmonë i mirë informuar i Front Page Tech, Jon Prosser, Apple Glass do të ishte programuar fillimisht si “Një gjë më shumë” në ngjarjen e prezantimit të vjeshtës së iPhone 12 të ri, si kryefjalë e fundit. Por pandemia ka shkundur të gjitha kartat në tryezë dhe dalja e tij në treg është shtyrë.

Prandaj, me siguri do të duhet të presim deri në një vit e gjysmë përtej datës së planifikuar fillimisht, pra vjeshtën e 2021 ose fillimin e vitit 2022. Por nëse ky është lajmi negativ, pozitive është se ekzistenca e tyre aktuale është gjithnjë e më konkrete. Prosser madje ka parashikuar çmimin e modelit bazë të syzeve, i cili do të jetë 499 dollarë ose rreth 450 euro me kursin e këmbimit.

Lentet e graduara që natyrisht do të kenë një çmim që do të varet nga përdoruesit, ashtu si syzet normale optike, do të përjashtohen nga kostoja. Nga ana e hardware-it, do të ketë dy ekrane dhe jo vetëm një si për Google Glass dhe mund të veprojë si një mbështetje për realitetin e shtuar i cili në të gjitha aspektet do të jetë funksionaliteti i tij kryesor.

Ju mund t’i kontrolloni të dy me Siri, pra me zërin tuaj, dhe me gjestet që do të kapen nga një sensor Lidar që tashmë shihet në bordin e iPad dhe iPhone. Ashtu si versioni i parë i Apple Watch, Apple Glass gjithashtu do të varet rreptësishtë nga smartphone, të paktën në edicionin e tij të parë. Por nuk përjashtohet mundësia që më vonë të bëhet një aksesor më vete, ndoshta edhe në gjendje të bëjë një telefonatë që do të ofrojë një alternative të vërtetë për celularin si pajisjen kryesore të jetës së përditshme.(Wired)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje