Tej “Teatrit”: Kush është aktori më i madh shqiptar? Jo ai që mendoni!

Si asnjëherë më parë, pothuajse e gjithë shoqëria shqiptare po diskuton mbi Teatrin Kombëtar, në fakt duhet thënë mbi godinën e shembur të këtij teatri, i cili rrok një sërë paradoksesh; s’ka nisur si teatër por është bitisur i tillë, si dhe kurrë, as zyrtarisht e as emocionalisht, s’ka qenë prej atyre ndërtesave-shenjë e trashëgimisë së qendrës së kryeqytetit. Kjo, pasi italianët s’e ndërtuan për të qenë e tillë. Për këtë mjafton pseja e ndërtimit.

Por tashmë, debati, që në fakt duhej te që vetëm nostalgjik – as trashëgimor, as arkitekturor, as inxhinierik, aq më pak atdhetar – është bërë i tëri politik. E si nostalgjik, u takonte vetëm pjesëtarëve të komunitetit artistik të atyshëm, askujt tjetër.

Paradoksi tjetër te këta të fundit, është se të vjetrën e kërkojnë të rinj e të renë e kërkojnë të vjetër. Pra, një mishmash qëndrimesh, që reflekton dhe mishmashin shqiptar në përgjithësi.

Por le të relaksohemi për momentin dhe të hedhim sytë jo të godina por te shpirtërat e saj, të ata emra që i dhanë jetë asaj karakatine. Kush prej tyre qe më madhi?

Pra, kë ka të madh arti aktoresk shqiptar, që nga fillimet e gjer më sot? Sigurisht janë shumë emra që qarkojnë rreth kësaj pozite, ku më të lehtët që mund të vijnë ndërmend janë ato të Kadri Roshit, Sandër Prosit, Sulejman Pitarkës, Robert Ndrenikës e të ngjashmëve me ta, pra atyre ikonave që janë skalitur në memorien e çdokujt që e ka shijuar lojën e tyre, pa u vënë kurrë në diskutim.

Ndërkohë, si më të madhin, falë një vokacioni të famës ndërkombëtare, ne mbajmë Aleksandër Moisiun, por ja që ai nuk ka luajtur në skena shqiptare.

Për kriteret e përzgjedhjes së më të mirit, më të madhit, le t’i kërkojmë ndihmë futbollit. Më i madhi në të do konsiderohej padyshim ai lojtar që do luante në të gjitha pozicionet, përfshirë dhe të qënit portier, e në të gjitha pra do qe i suksesshëm.

Dhe të vetmit emra që plotësojnë këtë kriter në artin e aktrimit shqiptar janë dy: Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi.

Që të dy kanë luajtur si dramën e si komedinë e të gjitha gjinitë ndërmjetëse, si personazhet pozitive e si negative, e po ashtu, janë të vetmit që kanë luajtur dhe pantomimën; Ndrenika te “Odiseja e Tifozëve” e Kabashi Eremitin te “Kohë e Largët”, pra personazhe pa tekst, vetëm me lojë plastike.

Pos kësaj, gama e personazheve të tyre përfshinë tipilogji nga më ekstremet. Kujtojmë këtu Ndrenikën, i cili ka realizuar brenda një kohe të shkurtër Prefektin te “Koncert në Vitin ’36” e lypësin te “Mësonjëtorja”, një prej monumenteve të aktrimit.

E megjithatë, Mirush Kabashi ka një avantazh karshi Robert Ndrenikës: monologun po ashtu monumental te “Apologjia e Sokratit” si monodramë, si dhe faktin e të qënit një ndër recituesit më virtuozë.

Këto rekorde të Mirush Kabashit, s’i ka arritur asnjë aktor deri më sot, por Ndrenika, si në shumë role që kanë luajtur bashkë, i qëndron në krah në qënit numër 1-shi i aktrimit shqiptar, duke qenë pra 2.(Tesheshi)

REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Tej “Teatrit”: Kush është aktori më i madh shqiptar? Jo ai që mendoni!”

  1. Agim says:

    Duhet te dish te zgjedhesh kriteret. Ndrenika eshte padyshim me i madhi i brezit te trete te aktoreve. Brezi i pare jane aktoret e Lindur para viteve 1920-te: Loro Kovaçi, Pjeter Gjoka, Marie Logoreci, etj.. Brezi i dyte eshte brezi i aktoreve te lindur ne vitet 20-30-te: Naim Frasheri, Kadri Roshi, Sander Prosi, Sulejman pitarka, Pandi Raidhi, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Violeta Manushi, etj. Tek ky brez spikasin Naim Frasheri e Kadri Roshi. Brezi i trete jane aktoret e lindur ne vitet 40-te ku me te spikaturit jane Robert Ndrenika e Vangjush Furrxhi. Mirush Kabashi eshte i ketij brezi po nuk mund te krahasohet me dy te paret. Vjen pas tyre. Brezi i katert jane aktoret e lindur ne fillimvitet 50-te ku spikasin Agim Qirjaqi e Bujar Lako. Brezi i peste jane aktoret e lindur ne fundvitet 50-te ku spikasin, padyshim, Ndriçim Xhepa e Bujar Asqeriu.

    1. Ilir says:

      Nuk behen keto klasifikime. Teper reductive, subjektive. Cdo aktor ka vendin ne kujtesen e publikut. Eshte pak a shume si te pyesesh nje femije ke do me shume nga prinderit apo gjysherit.

      1. Epirioti II says:

        Shkrim me idiot nuk ka. E beri artin e teatrit si peshoret e katunareve 6kg speca + 2 qepe + 5 patate > 4 patellxhane + 2 damote
        Brenda idiotizmit ka edhe nje tjeter idiotizem qe nxjerr Mirush Kabashin artistin me te madh. SERIOZISHT !!!

        Por meqe tema eshte nje gje e them me siguri qe nje nga me te nenvleresuarit eshte Albert Verria.
        Rolet e Xha Sulos tek Kapedani (ka qene vetem 36 vjec ne ate rol), Historiani (tek Historiani dhe kameleonët) Kaporal Pelegrinit (ne fillim te veres) dhe Nuri Beu (Koncert ne vitin 36) jane perfeksioni i perfeksioneve qe nje aktor mund te nxjerri.

  2. Arjan says:

    Ore derdimen , po c’eshte ky krahasim qe ben ?!!! Po sipas teje Kabashi ja fuska edhe De Niros e Al Pacinos ?! Po ty te lumte kur te lexojme ne trapat !!

    1. lexuesi says:

      Arjan-mere me ngadale se do semuresh. Lexoje shkrimin deri ne fund se mbase e merr vesh se autori ketij shkrimi e ka fjalen per aktoret shqiptare dhe jo ato te huaj.

  3. Ciu ciu says:

    BEp shiroka edhe shodran edhe katolik

  4. Atdheu says:

    Po Naim Frasherin si nuk e permend njeri????????

  5. Timi says:

    Gabim. Aktori më i mirë deri tash është Luli.

  6. Lush berbali says:

    Mirush Kabashit i duhet hequr kapela ne qofte se mbetet ne 10 me te mire.
    Robert Ndrenika eshte legjenda e gjalle e aktrimit shqiptar.
    Po 1 -shi mbetet Kadri Roshi
    2- Robert Ndrenika
    3-Tinka Kurti
    4-Sander Prosi
    5-Sulejman Pitarka
    6-Ndrek Luca
    7-Timo Flloko
    8-Roza Anagnosti
    9-Reshat Arbana
    10-mund te jene disa…
    Nga ana tjeter Mirush Kabashi eshte recituesi me i mire shqiptar.

    1. Alt says:

      Ne vend te ndarjes skene- ekran une do te thosha vleresimi duhet bere ne talentin per te ktijuar larmi karakteresh te kunderta. Psh: Drita Pelingu halle Esmaja (njeriu me top) dhe Budja. Do te thosha 10 te paret mund te ishin te gjithe ne vend te pare. Gjithsesi keta jane ata qe mendoj une. Nese kam harrrruar dike shume te rendesishem me korrigjoni

      Vjoleta Manushi
      Naim Frasheri
      Kadri Roshi
      Reshat Arbana
      Ndrek Luca
      Sander Prosi
      Robert Ndrenika
      Albert Verrija
      Tinka Kurti
      Sulejman Pitarka
      Prokop Mima
      Stavri Shkurti
      Drita Pelingu
      Agim Qirjaqi
      Vangjush Furrxhi
      Rikard Ljarja
      Timo Flloko
      Roza Anagnosti
      Niko Kangjeri
      Guliem Radoja
      Margarita Xhepa
      Yllka Mujo
      Mirush Kabashi
      Roland Trebicka
      Birçe Hasko
      Mimika Luca

  7. Tabago says:

    Mos shkruani keto idiotsira,ju lutem

  8. siringa says:

    Hahahaha Arjan, sa kam qeshur!!

  9. Lymi Tutit says:

    Po “harrohet” i madhi Roland Trebicka……. A ju kujtohet shprehja e famshme e Jovan Bregut tek “Pallati 76”……….. Amani mor,se mos na ka ndodhur gje nga ndermarja (?!) E shume e shume role te pa harrueshme.

  10. shoku says:

    Jam dakort me komentuesin Agim. C’do bres ka nxier aktore te medhenje. Po jo vetem aktore,por kwshtu eshte edhe per kengetaret e sportistet. Nuk di per vitet para 1945 -ses por me pas eshte Loro Borici. Me vone doli Pano, Jareci, Gjinali, Kraja….. Me pase Minka, Perlati….. Aktor humori , spikaste Popi, Sallaku, .. Paja, e sa te tjere.. Pra kemi njerez te medhenje te artit… ashtusi kemi sot me shume medioker . PO bejme 30 vjet e nuk dim te kendojme nje kenge te festivaleve, Skemi pare nje valle te re nga ansambli i kengeve dhe valleve . Nuk po shohim nje Besim Zekth, apo Rexhep Celiku. Nuk po degjojme nje Vace Zele, nje Mentor Xhemali ,apo Gaqo Cako… Pra nuk ka as peshore farmacie qe te dalloi se cili eshte me i madh . Duhet te jemi krenar qe kemi patur aktore me fame.. Ka dhe individualitete. Psh rplin e Leninit te “Oret e Kremlinit ” e realizoi aq mire Lazer Filipi , sa edhe dy korifenjte qe po pergatisnin Naimi dhe Kadriu i thane : ” Po ju jeni Lenini ‘ I madh mbetet Sander Prosi tek roli ,Dheskal Todrit. I pa zevendesueshem Kadri Roshi tek Ezopi…. Pra koha ka njeres te medhenj . po keshtu edhe ne spektrin e humoristeve…

  11. VATRA says:

    Nëse fjalaēshtë për aktorë shtetrorë po dhe nëse mendohet për aktorë shqiptarë Bekim Fehmiu do të mbetet i pa arritshëm edhe si shqiptarë si aktorë si njeri si nacionalistë…

  12. mk says:

    Per mendimin tem nuk ka aktor apo aktore numer 1. Çdo aktor ka veçantine e vet, qe per nga merita, nuk mund ti ndajme nga te tjeret.
    Psh : Si mund te klasifikohet aktori ma i mire ne listen qe ka ba komentuesi Lush berbali, apo komentuesi i pare Agimi, ( apo edhe te tjere qe nuk jane permende ) kur te gjithe ato aktor dhe aktore jane yje te kinomatografise dhe teatrit Shqiptare ? Te gjithe keto yje, duket se shdrisin njelloj. Pra, jane si femijte e nje nane, qe ajo nuk mundet me thane se ke don ma teper. Sejcili ka veçantine e vet.
    Klasifikimi edhe mund te bahet, por asnjehere nuk do te jete i drejte.

  13. vang says:

    Sic e thate dhe ju kane kaluar shume aktore te mire ne skenen e teatrit dhe sejcili me origjinalitetin e tij LJARJA ME ngrohtesine e tij,Kadri Roshi me mprehtesine e tij.;V.ZHUSTI ME PASTERTINE AKTORESKE APO AGIM QIRIAQI ME ELEGANCEN E PASHOQE. mund te numuroja plot te tjere,zer i Pitarkes,saktesia e Xhepes.organika e Pelingut etj,etj mos te harroj monumentalitetin e Prosit,,figuracionin e Bujar lakos DHE VERTETSINE E
    MIRUSH KABASHIT por mbi te gjithe qendron NDRENIKA.Rolet e tij te goditur te skalitur duke ju kujtuar lypsin tek ”Mesonjetorja’ ;kryetarin e bashkise tek filmi” koncert ne v.36”etj.janenje pasuri e madhe per artin shqiptar te skenes teatrale.

  14. labi says:

    Loro Kovaci eshte artist I popullit I pari ne historin e teatrit Kombetar e patjeter mbetet edhe nder me te shquarit aktor shqiptar.Se bashku me te madhin Pjeter Gjoka,Ndek Shkjezi aktor themelues te Teatrit kombetar.Artisti me I madhe e I paarriteshem I kombit mbetet artisti ZEF JUBANI

    1. joel shkodra says:

      Megjithese pseudonimin e keni “labi” (nuk e di a jeni “lab” vertet!), keni permendur vetem aktore shkodrane. Jam dakord me ju, aq me shume sepse jam vete shkodran. Por, duhet te jeni edhe i nje brezi te vjeter qe mbani mend Zef Jubanin (ose ju kane thene). Une nuk e harroj kurre (kam qene 5 vjeç – me aq sa mund te mbahet mend) “Kopracin” e Molierit luajtur nga Zef Jubani.

  15. Trotski says:

    Robert NDRENIKA

  16. Prostituta Kombetare Sali says:

    Teatri Kombetar nuk eshte ai qe shkruani ju por Kuvendi Popullor.
    Teatri qe luhet aty me fatet e nje kombi nuk kane ndodh kund tjeter.
    Aktor si Doktor Mortja nuk ka noh historia!
    Tragjikomedia qe po luhet me ne tash e 30 vjet, nuk eshte pa kund tjeter!

  17. Tani says:

    Robert Ndrenika eshte shume me lart se Mirushi

  18. Trau i Shtëpisë says:

    TRAU I SHTËPISË
    Ndrenika,i pakrahasueshëm, individualitet gjenial, artist i lindur, i dënuar me pavdekësi.
    Natyrisht,nuk hidhet poshtë asnjë nga emrat e famshëm,që janë përmendur më sipër.
    Por, nuk është mirë të bëhen ballafaqime e krahasime se cili është më i miri nga më të mirët

  19. Mandravellua says:

    Duhet permendur gjithashtu Ndrek Luca, Albert Verria, Liza Laska, Drita Pelingu, Nikolin Xhoja, Aleko Prodani.

  20. lato says:

    Kush e ka shkruar kete pacavure eshte nje idjot malok,qe nuk ka qene kurre ne teater dhe nuk ka haberin e artit .
    Qe nga kriteret e klasifikimit,vlereson aktoret specialist per gjithcka,qe i kryejne te gjitha rolet.Ben krahasim me futbollin.Sipas tij futbollisti me i mire ne bote do te ishte nje karagjoz portier i Kolumbise qe dilte nga porta dhe shenonte gola,derisa Roxher Milla e telendisi,ja mori topin nga kembet dhe ja cau rrjeten.
    Keshtu eshte edhe ai Kabashi jot,,nje klloun qe gerthet kot me kot,.Jo kollosave te Teatrit Kombetar,qe nuk i afrohet,Por edhe ne Durres nuk klasifikohet,sepse nuk i vjen as tek nyja qetes Nikolin Xhojes.

  21. Artur Dizdari says:

    @ joel Shkodra,
    Jam me opinionin tuaj ne vlersimin e Zef Jubanit tek “Kopraci” i Molierit.
    (Edhe une kam qene 5-6 vjec kur e kam pare.) I paperseritshem!
    Ndofta nga komentuesit harrohet edhe nje kriter tjeter vleresimi: subjektiviteti
    ne te gjykuar i gjithsecilit. Pra eshte e pamundur te besh krahasime shterruese
    ne art, sport, etj. apo ne vecanti ne teater.
    Per mua Mirush Kabashit i takon nderi ta kryesoje listen qofte edhe me rolin epik
    te Sokratit ne monologun “Apologjia e vertete e Sokratit”, me regji te Gezim Kames.
    I vlersuar gjeresisht ne atdhe nga mijra spektatore ne te gjitha qytetet, si edhe jashte
    vendit ne Egjypt, France, Ukraine, Kanada, Kosove, Maqedoni e Veriut etj.
    Ashtu si edhe artistikisht me cmime te para ne dy festivale nderkombetare, i Kajros (1997)
    dhe i Kievit (2007).
    Artur Dizdari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *