5 yjet e Bundesligas të cilët shpresojnë që gjatë verës të kalojn tek B. Munich ose B. Dortmund. Në listë edhe Rashica

Bundesliga është rikthyer për ti ofruar tifozëve kënaqësi pas disa javësh pa futboll, dhe tani është koha që të bëjmë një vështrim më të afërt me lojtarët më të talentuar të ligës.

Përtej emrave të dukshëm si Dayot Upamecano, Timo Werner dhe Kai Havertz, pasi si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, i kanë prej kohësh në vëmendje.

” MARCA” paraqet pesë lojtarët më me perspektivë të Bundesligës që kanë tërhequr vëmëndje gjatë këtij sezoni.

Moussa Diaby – Bayer Leverkusen – 20 vjeç

Ai është dribluesi më i mirë në ligë, me një shkallë suksesi driblimi prej 62 përqind.

Milot Rashica – Werder Bremen – 23 vjeç

Anësori shqiptar ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar edhe nëntë të tjera që nga fillimi i sezonit 2018/19.
Rashica është bërë një lojtar jetësor në sulmin e Werder Bremen dhe meriton një transferim në një klub elitar.

Josip Brekalo – Wolfsburg – 21 vjeç

Aftësia e tij për të krijuar shanse, të sigurojë asistime dhe të japë pasime kyçe e kanë veçuar atë si një ndër lojtarët më të mirë të ligës.
Brekalo mund të konsiderohet si një nga asistuesit më të mirë në pozicionin e tij nëpër 5 ligat kryesore evropiane.

Konrad Laimer – RB Leipzig – 22 vjeç

Mesfushori austriak ka një vizion të shkëlqyer, është një lojtar që zotëron aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e lojës.
Xhevahiri i RB Leipzig është gjithashtu një nga lojtarët më fantazist në ligat më të larta Europiane.

Denis Zakaria – B. Monchengladbach – 23 vjeç

Ai është një mesfushor që kontribuon në mbrojtje – me një numër të madh rikuperimesh dhe një përqindje të lartë të fitimit të dueleve një-për-një. dhe ai e ndërton shumë mirë lojën përpara me pasime të gjata.
Është një lojtar modern, ai tashmë ka luajtur tre sezone në Bundesligan e Gjermanisë, pavarësisht moshës së re.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *