Andi Bushati: Yuri Kim hodhi një gur në lumë

Nga Andi Bushati

Alarmi i ngritur nga ambasadorja e SHBA për mundësinë e një konspiracioni për të vrarë reformën në drejtësi është një motërzim modern i atij proverbit shqiptar për 100 të zgjuar që nuk e gjejnë dot gurin e hedhur në lumë. Të gjithë janë vërsulur të kuptojnë se kush po qëndron pas komplotit. Disa shohin me dyshim Ilir Metën dhe platformën e tij me 14 pika, duke aluduar për një pakt të tij nën rrogoz me Ramën. Të tjerë përdorin deklaratat e një deputeti avdall të PS-së, si provë se krimin po e bën kryeministri. Ka dhe nga ata që e shohin si pjesë të një marëveshje sekrete mes shefit të qeverisë dhe Bashës.

Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë. Alarmi i Yuri Kim se dikush po komploton për ta vrarë atë kishte dhe një pjesë të dytë që pak kush e lexoi. Ajo e konsideronte si të dhimbshme, të ngadaltë dhe jo perfekte, shumë larg nga fabula e historisë së suksesit me të cilën na kanë rokanisur kokën deri tani.

Por situata është shumë më keq sesa kaq.

Bashkimi Europian ka ndaluar aplikimin e saj në vende të tjera, sepse më në fund, zyrtarët që kanë dhënë viston për të hedhur miliona duke vënë në lojë edhe karierën, e kanë kuptuar tashmë kolapsin që përgatitën me duart e tyre. Ata ia ndaluan pa hezitim Maqedonisë së Veriut për të vënë në jetë një skemë të ngjashme.

E njëjta gjë, pas entuziazmit fillestar, po perceptohet edhe nga publiku shqiptar. Sondazhi i fundit i Institutit Shqiptar për Demokraci në bashkëpinim me PNUD nxori në maj të këtij viti shifrat tronditëse se vetëm 32% e shqipëtarëve besonin se reforma ishte zbatuar si duhet. Kjo shifër kishte një rrënie të konsiderueshme në vite (shiko tabelën)  dhe ishte ku e ku më ulët edhe se një sondazh i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit vetëm 37 përqind e shqipëtarëve besonin se Vettingu do ta pastronte realisht drejtësinë.

Në fakt, të gjithë e dinë se në një sistem gjysëm diktatorial është krejtësisht e pamundur të ndërtosh një drejtësi të vërtetë. Me liderë të fortë dhe të gjithëpushtetshëm mbi kokë, mundësia e operimit të insitucioneve të pavarura është pothuajse zero. Por, këto aksioma teorike u bënë të prekshme për masat e gjëra, kur njerëzit filluan ta përqasin projekin shpresënxitës euro- amerikan me fytyrat e Arta Markut, Donika Prelës apo Ardian Dvoranit që vendoste për gjykatësit kushtetues. Vëtëm atëherë ajo shifra e mbështetjes nga mëse 90% e shqiptarëve që deklamonte me triumfalizëm në vitin 2015 Donald Lu, degradoi në vetëm një të tretën e saj.

Dhe problemi është se mënyrën se si e aplikoi regjimi i Rilindjes atë që u quajt fillimisht si një projekt shprese, e keqja ende nuk e ka prekur fundit. Edhe nëse në verën e 2021, zgjedhjet do të krijojnë një rotacion politik – gjë që është pothuajse e pamundur të ndodhë- pra edhe nëse regjimi bie, drejtësia do të mbetet përfundimisht e shkatërruar. Sepse në këto katër vite sistemi punoi vetëm për të sekelsionuar servilë dhe lakej, që do të konformohen nesër me ç’do lloj pushteti. Pikërisht për këtë alarmi që po ngre Yuri Kim është i pavend dhe i vonuar. Ambasadorja shqetësohet se po komplotohet për të vrarë atë reformë që tashmë nuk ka asnjë shpresë të ringjallet. Prandaj përpara se të kërkojmë gurin në lumë, pra përpara se të bëhemi pjesë e “xhalos” se gjetjes së fajtorëve, le të bëjmë paqe duke organizuar më parë funeralin e projektit që na e shitën si euro amerikan.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Andi Bushati: Yuri Kim hodhi një gur në lumë”

  1. kasemi says:

    Po more debil bushat. Ate gurin e dine te gjithe shqiptaret se ku fshihet, vetem ti i zgjuari i shokut hysni nuk e di. Qelbesire, gjalle qenke, une medova se pas debateve me maskaralleqe tek opinion do te zhdukesh ca kohe, por siogurisht mendit tuaja te ndritura do te na ndricojne rrugen per ne presidence. Pleh, nuk te vjen turp.

    1. nacionalisti says:

      o bushat
      te takon te flasesh kshu se dhe ti pjelle e fares se ndyre te kuqe je…. te cilen reforma do e zhduke nga politika
      mos u merzit
      kshu ke fol qe diten epare… qe ate dite kur donald lu doli me megafaon ne qershor te 2016…
      je gje ekspert qe e dije fundin (me demek fundi sipas teje) ????
      jo sjeeeeee
      ti je pjelle fare se ndyre… me te ndyres qe ka njoft njerezimi

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Doli dhe manivela mjekrroshe me vest bombash.. Sipas sondazheve te QimPeka.net dy talebanet e kamuflojne ate kerkese si dicka normale te rradhes.. Pse merziteni ju ?!?! Floriri nje propozim “te thjeshte” ka bere. Miljona dollare investime dhe me gjykates te korruptuar le te vazhdohet. Filloj alkolin prape ky, doli nga karantina..

  3. Erik says:

    Na hape barkun sic ben edhe kur flet live.

  4. Olimpia says:

    O Bushat,duket je degjeneruar kaq shume sa te ka ikur mendja komplet.D.m.th sipas logjikes tende ,,Kim eshte nje budolla,,Bushat ,a e kupton se amabasadoret amerikane nuk atakohen as ne vende te fuqishme,bile as ne Rusi apo Kine..???Natyrisht ne keto vende amabasadoret amerikane bejne thjeshte,, detyren e tyre,,por ne vende te tjera edhe me ndikim ambasadoret amerikane japin ,,keshilla,,ashtu sic bejne te gjitha vendet e medha kudo ku kane interesa.Nderkohe qe Shqiperia nga pikpamja gjeopolitike por edhe nga ndihma amerikane per clirimin e pothuaj gjysmes se shqiptareve nga kolonializmi sllav detyrohet te jete ne nje plan veprimi me SHBA pa asnje diskutim.Ndersa ti dhe gjithe grupi i ,,Metist,,po kerkoni varrosjen e Shqiperise nen masken ,,patriotizmit,,idiot neofashist.Pra ti Bushat merr persiper kritiiken ndaj DS amerikan,ne stilin primitiv te fshatarobanditit Meta…,,Kuje ne dreke,, thone leberit…

  5. sa kohe te kene vend ne gazetat e medha te vendi legen e bij e nipa byroistesh, coroditja e opinionit coroditet. andi bushati eeshte origjine tre breza komunistesh e spiunesh. shikoni informacionet e babait te tij si sigurims dhe sigurmsve te tjere jane IDENTIKE. cka del nga macja han minje. fatos lubonja ka deshmuar ne gjyq kunder babait te vet, e prap na nxrni ne telavizor. ju lutem si gazete beni nje sondazh me pyetjen “kush I don femijet si sali berisha, ilir meta, monika kryemadhi artur zhei,, sonila meco, eni vasili, fatos lubonja, andi kapo-bushati, si rrugaci “gazetar” lelo qe sulmon policine ne krye te detyre,si mark e gjek marku e monika meta. me siguri shifrat do te jene nje shifrore. po I bete keto pyetje ne shkollat e meme e universitet shifrat perseri do te jene njeshifrore . poshte spiunet e sigurimit, hajdutet, kriminelet, vrasesit, qe rrine ne media e politike per tu ikur krimeve,

    1. Pesimisti says:

      Ky kllufi,eshte idiot nese i beson ato qe shkruan,ose budalla i zgjut nese mendon se ka ndonje qe e merr seriozisht.

  6. Lek says:

    Kur nuk flet ,eshte bere pale me qeverine.Kur flet ja fut kote.Edhe buffi e din qe per marreveshtje , per te kercyer tango duhen dy vete.Dhe dy kercimtaret jane Rama dhe Opzita,nuk hodhi gur ne uje ambasadorja ,po I terhoqi jo vemendjen ,po veshin te dy palve.

  7. Aleks says:

    Te vjen Bushat te vjen! Ty, Salibanit dhe Likes.

    Po na vjen po na vjen kendonte shoku Hisni me shoqen Vito! Remember…

  8. Ti e ke menjen tek Rusia si gjyshi dhe babai yt. Nuk ke faj, ke henger si derri ne ate kohe dhe te vjen keq qe sot je i detyruar te punosh si hyzmetqare, tek te tjeret. Atehere punonte e gjith shqiperia per ty more karuc. Mos i veni faj ska çben zagari nuk behet qen kurre

  9. Arian says:

    Relacioni sekret për Hysni Kapon: Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm

  10. Gipa says:

    Cka po thue bre Bushat ahmaku a je ne veti a jo more tradhtar i popullit dhe ligjit e drejtesise qe nuk don te vij ne shqiperi dhe mbron hajdutet e Berishes te Ilir dukatit dhe milioneres falltore dhe i mbron keta milioner kunder popullit qe e kan vjedhur dhe te sundoj prap ai qe ka para e te i blej gjykatesit prokuroret dhe si ti gazetar te shitur e ne te ju bedojme juve ma shum se amerikes e e vropes por kot e keni nuk do te kalon o idiote e funderrina.

  11. Harbutëria e njerëzve të lexuar është ajo që të mbush me vrerë , të sjell krupën,të nemit fare,kjo është kështu ngase përderisa një harbut jo i “iluminuar” me broqkullat e tijë lemeris një familje ose grup, një harbut “analist”si Bushati me broqkullat e tijë,vreros një shoqëri të tërë.Është për t’u habitur se si mundet një njeri që pretendon të i gjej fijet e funksionimit të shoqërisë i pështjellon ato fije aq shumë sa të step.Angazhimin amerikan në kontekst të reformës në drejtësi e sheh si të kotë,të deshtuar dhe jo korrekt.Të mendosh se angazhimi amerikan është i manipuluar dhe në funksion të një pale politike është një harbutëri e fundbotshme.Duhet të ishe trashur shumë në zymtësinë e injorancës e të mendosh se ne mundemi vetë si shoqëri të bëjmë reforma sistemore e aq më pak në drejtësi,nuk kanë mundur këtë të e bëjnë popuj shumë më të avansuar,nuk kanë mundur të bëjnë reforma pa ndihmën e Europës e Amerikës as Çekët,Sllovakët,Polakët,Sllovenët e Kroatët.Europa dhe Amerika kanë krijuar sisteme me vlera, ndërsa të tjerët ata që i kan dashur i kanë marr dhe me ndihmën e tyre i kanë instaluar, dhe kështu kanë përfituar duke vendosur sisteme të etabluara dhe funksionale.Ne nuk mundemi vetë të bëjmë reforma në asnjë fushë,po të kishim mundur do të e kishim bërë tash e 30 vite,ne jemi me fat që Amerika dhe Europa po e shohin me interes me na dhënë ndihmën dhe është patriotizëm që me gjithë kapacitetet të angazhohemi të e pranojm ndihmën.

  12. Jimi says:

    Oooo kolopuci i xhaxhit! Qysh te ka xhaxhi ty ? More pizeveng, po pse nuk i thua xhaxhit ti, vajte per 5 majin tek varri i gjysh Hysniut dhe gjyshe Vitos, i cove ndonje tufe me lule, apo me gjemba?

  13. pjeter says:

    Ambasadorja e SHBA-ve,hodhi ate gur ne lume se pa qe bretkosat si ty po benin zhurme me kengen e tyre,kendonin dhe fryeshin per te dhene impresoonin qe jane shume,dhe do e ndryshojne reformen ne drejtesi.Me sa po shofim ju mjaftoi nje gur ne lume,dhe sa hap e mbyll syte, e futet koken nen pellgun tuaj te qelbur nga lloj e lloj parazitesh.

  14. Arjan says:

    Andi , pse nuk e thua te plote ate punen e gurit , kush e hedh ate gur ne lume Andi ? Apo byca vogel sta mban Andush ? Ka mundesi Andi, te jete budallacke , nje femer qe vjen si e derguar e qeverise Amerikane ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *