“Atentatorët e drejtësisë”, Spartak Ngjela: Meta e pranoi, Rama nuk del dot kundër SHBA

22 Maj 2020, 20:04Politika TEMA

“Pasuria e paligjshme e zyrtarëve të lartë, këta të fundit i ka hedhur në sulm ndaj drejtësisë”. I këtij mendimi është avokati Spartak Ngjela, i cili në një intervistë për A2 CNN komenton deklaratat e ambasadores amerikane.

Por kush janë sipas tij atentatorët që duan të vrasin drejtësinë e re? Për Ngjelën “janë të gjithë ata që pritet të akuzohen, që kanë prona të paligjshme, që i kanë vendosur duke qenë kryeministra ose ministra. Të tërë këta që janë hedhur në sulm, janë të akuzuar. Prezumohet, që të paktën të vërtetojnë se kush është burimi financiar”.

E meqenëse bashkë me teatrin, duket se i kanë rëne maskat edhe politikës, Ngjela mendon se presidenti i Republikës i ka ngritur vetes një ‘auto-grackë’ me deklarimet përballë gazetarëve.

“Me anë të asaj konference, Meta provoi dyshimin e ambasadores amerikane. Konferenca ishte alibi që nuk jam unë, por në fakt provoi që është ai. Por ka një gjë, ai ka nxjerrë një artificë, që të zhbëje çfarë është arritur deri më tani me reformën në drejtësi” deklaron ai për A2.

Për Ngjelën nuk ka asnjë bazë kërkesa e Metës për të ndryshuar ligjet dhe Kushtetutën me mekanizma të palegjitimuar, siç është sipas tij kërkesa për ngritje të një Këshilli Politik për Reformën në Drejtësi.

“Nuk mund të preket Kushtetuta me institute ekstraligjore. Është pamundësi absolute, është grusht shteti”, thotë avokati.

Por tango kërcehet dyshe. Kësisoj, edhe marrëveshja e fshehtë për të cilën flet Kim, do të kishte edhe një palë tjetër përballë.

Sipas Ngjelës, “për t’i bërë atentat reformës në drejtësi, duhet të jetë Rama patjetër. Por ai nuk mund të jetë, sepse mazhoranca nuk mund të dalë kundër politikës amerikane.”

Parashikimi më i nxehtë i Ngjelës përkon edhe me pikun e verës, kur thotë se në grepin e SPAK, pritet të mbesin peshq të mëdhenj mes radhëve të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve.

“Deri në korrik do të shohim ngjarje shumë të mëdha. Këtë dinë këta që janë hedhur në sulm. Nuk mund të bëjë SPAK hetime për qeverinë Berisha, pa bërë hetime për zyrtarët e qeverisë Rama”, thotë avokati.

Hetime këto, shton Ngjela, që nuk mjaftohen vetëm me denoncimet e politikës, por me informacione të sigurta konfidenciale të superfuqisë amerikane.

8 komente në ““Atentatorët e drejtësisë”, Spartak Ngjela: Meta e pranoi, Rama nuk del dot kundër SHBA”

  1. Teri says:

    Prape ky konja ne ilegalitet e Rames.

  2. Populli says:

    Sakte…shkurt ….sal.met..lul.mon….apo ram…kush ka vjedhur ta haje…

  3. nord.al says:

    O Ngjela, nuk thohet “kush eshte burimi financiar” por “cili ashte burimi financiar”. Kjo eshte elemetare per nje te shkolluar sepse burimi fianciar nuk eshte njeri.

    1. joel shkodra says:

      nord.al – sapo desha te shkruaja po kete korrigjim. Nuk duhet “kush”, por “cili”. Por, shkon ve sh te shurdher sepse kete gabim e bejne shumica e gazetareve, politikaneve, deputeteve, ministrave e deri te k/ministri. Dhe nuk degjohet me te shkruaje apo te flase per kete problem asnje “profesor” i gjuhes shqipe.

    2. joel shkodra says:

      Shembullin e fresket e ke po ne kete gazete te shkrimi “Shembja e teatrit, karikaturist Kapexhiu …” se si perdor keq peremrin “kush”. Thoite: “kush jane te mirat e kush jane te keqijat …”.

  4. taksapaguesi says:

    Taku Taku Ngjelaraku perdite qe intervistohet nxjerr nga nje variant!Po ia kalon edhe Pal Vates kur deklaronte se ai dhe Enveri nuk dinin gje per ç’ka kishte bere Mehmeti!Edhe Taku e filloi me “burrin e shtetit” qe sipas tij e kishte marre nen hetim per 97 por nuk i kishte gjetur asnje dokument te firmosur kur ai i ka te gjitha te thena me gojen e tij,pasketaj filloi para nja 1 viti na tregonte se ishte Rama qe e pengonte reformen ,kur dihej nga te gjithe qe misioni i tij qe ka hyre ne politike eshte nxjerrja perpara drejtesise ata qe e vodhen kete vend e vrane e torturuan njerez te pambrojtur dhe e dyta ,per te treguar qe jo te gjithe politikanet jane njesoj ku kriminelet jane bere atdhetare e atdhetaret quhen kriminele!Pas ketaj Taku kur filloi reforma dhe i pa marrdheniet e Rames me nje nivel te larte diplomatike te shkelqyera me Ameriken u hodh te treshja Berisha,Meta,Basha!pas ketaj u hodh ne Kosove e quajti “burre shteti” rapadushin Ramush Harajdinaj duke e quajtur udheheqes i kalibrit te larte per lojen qe beri duke shkuar ne “Hage”e qe pasi u la i lire mendoi se do te dilte jo ne vend te parafundit ne zgjedhje por triumfatore!Pasi si doli gjee me Ramushin u hodh tek Al Bin kurti duke e uajtur nje udheheqes i rangut kombetar ,ku e gjithe kjo zikzake e tij eshte sepse profeti Rame e ka zberthyer ne menyre te persosur thenien e dikureshme te Namik Dokles qe:”Edhe kungulli qe te piqet do diell” dhe vertet keshtu i doli!Pasi nuk i doli gje edhe me Al Bin Kurtin 45 ditor tashti na eshte kthyer qe “nga burime konfidenciale”paskemi baderti deri ne Korrik por pa na thene vitin!Ndaj mos ia mirni per baze sepse ai thote gjithçka e per te gjithe e mesiguri qe diçka edhe mund ti dale!Ndaj edhe deri me sot eshte perfekt ne theniet e tij ku asnje parashikim nuk i ka dale e ben sikur ka tejet afrimitet me “konfidencialet” ku ata ia dine shume mire tipin qe eshte nje zhurmues ose siç themi rendomte “qeni qe leh nuk te kafshon”!Atij i shkon shume debati si i ftuar nga znj.Enis Vasilis,ndryshimi vetem ne gjini!

  5. Shefkiu says:

    Te marsha te keqen Taku. Te lutem, shqyrtoje mundesine per te lene mustaqe. Te trasha do te shkonin shume, do ngjaje me ish keshilltarin e sigurise kombetare te Trampit, John Bolton.

  6. H says:

    Ka shqipraë debila që mendojnë se meta, basha dhe berish ju plasi barku për teatrin,, që i jep shpresë atyre degjeneratava se do të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Dhe do ta shpëtojnë një mut. Më shqupistat e bathores nuk mundet Amerika , o mizerie të mjerë. Nuk shihin hënën( korrupsionin) por gishtin( gabimet leksikore të Ngjelës).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje