Covid-19/ Drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili raporton situatën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë publike masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në burgje.

Në raportimin përpara Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili shpjegon se që me datë 09 mars 2020 nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) ka nxjerrë disa urdhra dhe udhëzime për marrjen e masave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Sipas Z.Ismaili janë ndërmarrë masat në lidhje me informimin e drejtuesve të burgjeve të të gjitha niveleve dhe punonjësve të sektorëve social, të sigurisë dhe shëndetësisë që janë në kontakt me të burgosurit, mbi rrezikun, parandalimin dhe menaxhimin e të burgosurve në situatën emergjente të krijuar nga COVID-19.

Sa i përket të prekurve me koronavirus në burgje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) ka nxjerrë disa akte administrative për parandalimin e përhapjes së virusit në sistemin e burgjeve dhe masa shtesë për ruajtjen e rendit e sigurisë në IEVP dhe mirëqenien psikologjike të të burgosurve në këtë situatë pandemie botërore.

Gjithashtu janë dhënë udhëzime specifike për masa strikte shëndetësore dhe asistencë psikologjike të shtuar janë dhënë veçanërisht për ato IEVP që akomodojnë kategori specifike si të sëmurë kronik, të burgosur të moshës së tretë, të sëmurë me çrregullime mendore, gra etj., si dhe ndodhen pranë zonave të riskuara për përhapjen e epidemisë, të ashtuquajtura ‘zona të kuqe’.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili raporton në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbi situatën në burgje…

Publiée par Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sur Vendredi 22 mai 2020

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *