Fitorja e parë diplomatike e ambasadores Yuri Kim

22 Maj 2020, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rikthimi i opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe neutralizimi  përpjekjeve të Ilir Metës për të shkëmbyer Reformën Zgjedhore me “reformimin” e Reformës për Drejtësi, është fitorja e parë diplomatike e ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Dy ditët e fundit, pas “shkakut” që u dha Edi Rama me shembjen e Teatrit Kombëtar, po ngjizej një plan i ri bojkoti, i ngjashëm me atë të vitit 2017 dhe 2019.

Ilir Meta tentoi të marrë mandatin e opozitës për të negociuar në emër të tyre Reformën në Drejtësi dhe për të bllokuar Reformën Zgjedhore, ndërsa shumica në pushtet, dukej se kishte pak gjëra për t’u ofruar t’i rikthente në tryezë.

Aksioni diplomatik i ambasadores së SHBA, e cila 24 orët e fundit është sjellur si një mësues që jo vetëm u jep detyrat e shtëpisë, por dhe i kontrollon çdo orë deri ku kanë shkuar, duke i detyruar një për një me zë dhe figure, të pranojnë rikthimin tek tryeza zgjedhore për të mos përsëritur skenarin tashmë të njohur të lënies së saj për javën e fundit, pastaj braktisjen e saj dhe nxjerrjen e arsyeve të reja për të mos shkuar në zgjedhje, por për t’i negociuar ato në tavolinë.

Pasi i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama dy ditë më pare të mos provokojë opozitën dhe t’u ofrojë atyre bashkëpunim, duket se puna individuale me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, ndryshoi qëndrimet e tyre 180 gradë për disa orë.

Akoma më e rëndësishme është se ky ndryshim erdhi përkundër vullnetit të kundërt publik të Ilir Metës, që duket se është rikthyer në orët e tij të turbullta, kur shikon filma me diversantë ndërkombëtarë, që duan ta vrasin. Dhe s’di pse i është fiksuar që po e vranë, ai është duke dhënë jetën për kombin shqiptar.

Në të njëjtën gjatësi vale me SHBA ka qenë ambasadori Soreca dhe ambasadorët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, dhe kjo e ka forcuar dhe më shumë aksionin diplomatik të Yuri Kim.

Është hera e parë që një diplomat amerikan, e ka kapur në kohë çelësin e krizave elektorale në Shqipëri, duke mos e lënë të përsëritet filmi 20- vjeçar i zvarritjes së reformës zgjedhore derisa të digjen afatet dhe nxjerra e pretendimeve të reja për marrëveshje politike në tavolinë.

E ardhur në këtë detyrë pas ambasadorit Lu, i cili nisi dhe çoi deri në miratim reformën në drejtësi, ambasadorja Kim do të duhet të merret me problemin e reformës, me kurthet e vogla që i kanë ngritur asaj të dy palët, me fashën e njerëzve që duhet të përzgjidhen, e deri me procedurat kafkiane të bllokimit që po përdoren për të mos plotësuar deri në fund Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Alarmi i saj dhe ambasadorëve të tjerë të Perëndimit, kur panë se si 48 orët e fundit axhenda politike po devijonte për të kushtëzuar reformën në drejtësi me atë zgjedhore, u bë shkak i një postimi të ashpër të saj, të cilit u detyrua t’i përgjigjej menjëherë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ky i fundit me një tekst, ku ishte lodhur të mos kuptohej çfarë mendonte.

Por për 24 orë situate ndryshoi. Jo se këtë radhë Lulzim Basha nuk do të kërkojë përsëri pazar për zgjedhjet, apo nuk do tentojë ta bllokoj reformën. Por së paku këtë radhë ai dhe Edi Rama janë nën vëzhgim të rreptë për të kuptuar kush kërkon t’u devijojë parimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore, dhe pastaj kush ka vullnet për të ecur më tej, deri tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, që është kthyer në një obsesion kombëtar, si shkaktar i zgjedhjeve të këqija në vend.

Tani prozhektorët janë zhvendosur nga gërmdhat e Teatrit, tek reforma zgjedhore. Dhe vështirë t’i fikë dikush, pasi duket që çelësin e dritave po e mbajnë në duar, ata që nuk ua merr dot as Rama, as Basha. Aq më pak Berisha e Meta.

36 komente në “Fitorja e parë diplomatike e ambasadores Yuri Kim”

  1. Baton DR says:

    Shpejtesi patjeter po edhe cilesi…ai rasti i atij fare gjyqtari te trupes te vetingut ishte i frikshem

    1. ben says:

      Eshte e peshtire menyra e lepirjes e rilndjes ndaj kesaj ambasadores
      A thua se kjo paguhet nga shqiptaret dhe jo nga amerikanet.
      Te njejten lepirje eterit e rilindasve e benin edhe me kinen, edhe me ruset me heret dhe me heret akoma me turqit.
      Nga gjithe historia lepirese te fundit ngelem ne ballkan dhe europe dhe konkurojme per fundin e botes.
      Asnje popull ne bote nuk ka bere perpara duke u lepire, kurre asnje ne historine e botes.
      Ajo qe nuk haet dhe nuk pihet me asgje eshte se 1 zonje te nderuar ndoshta, azistiko amerikane i plasi per shqiperine. Pse ky popull nuk jetoi 1 here te vetme me dinjitet, po duhet zvaritet?
      Nuk ka asgje me te turpshme per 1 popull, se kjo qe rilindja po na servir si sukses.
      Mgjth kush do kete turp, tutoret e prostitutave, trafikantet, delenxhinjte, apo hajdutet e pulave.
      Ketu llumi ka mbuluar cdo gje .

      1. Nikoja says:

        Bravo Bepin (Ben ) ti do ta vrasesh ? Po ajo zonjeqe per ty eshte Aziatiko -Amerikano pasi ka kryer shkollat perkatese ne Amerike vjen ketu si perfaqsuese e Shtepise se Bardhe (nese e din se cfare do te thote ??? )Ajo apo paraardhesit e saje nuk kane dhe as munde te kene ndonji agjende personale pervecse ate te politikes Amerikane . Tashti more Ben zotnija (sepse besoj se do jesh edhe zotni mas ketij komenti )Nese ty apo atyre qe te paguajne ty (apo ben tifozin ) Ju ka shkele ne kallo Kjo zonje (majtas apo djathtas ) dhe deri te Presidentu jone i (pa )dashur qe jashte zane kryete me dere tash e s’ka ku e levize ma bishtin …. . Ka ardhe nji kohe qe politika shqiptare te distancohet nga makuteria e politikaneve te tipit Berisha , Meta-kokmadhi ,Rama , gjumashit Basha dhe disa lakejve te tipave te kryetareve pa parti te opozites se pa bashkuare disa Ruce e disa te tjere nga rilindasit e pa lindur .Po nese ke gelltitur diuku nji luge corbe te prishur….do vjedhesh tere jeten Ben zotnija ….e nese je tifoz ndrro skuader sa nuk ashte vonese per cfare ke shkru ma shume dam i ban atyre qe mundohesh te mbrosh se sa mendon se po ja hjeke nji ashkel Asaj Zonjes Aziatiko- Amerikane

        1. ben says:

          Niko ja
          Sikur shqiperia te kishte me pak tipa si ty , e sigurt qe nuk do ishte ketu ku eshte.
          Kur nuk kupton ate qe lexon ose shkruan, provoe edhe njehere se nuk te gjen gje jo.

      2. Ergys says:

        Edvin Rama eshte i rrezikshem dhe duhet vezhguar me shume se keta te tjeret,sepse do te beje cdo gje per te penguar reformen dhe ti vije ne ndihme Metes.

    2. Besi says:

      O Mero, ambasadorja e kishte me te gjithe. Marveshja eshte midis RAmes , BAshes dhe Ilirit.
      Me kot akuzon vetem opoziten, sepse ajo nenshkruhet nga te gjitha palet. Asnjerit nuk i intereson, as PS as opozites, nese opozita gjen pretex teatrin, po PS pse e provokoi teatrin? Me kest patjeter, eshte ajo qe dikton lojen, te gjith jane lojtare, dhe te gjithe merren vesh Kaq mire me njeri tjetrin. Sepse keshtu e duan kete vend pa reforma, pa zhvillim, pa ekonomi, sepse ndryshe nuk mund te silleshin ndryshe me kete popull, dhe korupsioni te ishte be cdo qelize te existences se qeverive Shqiptare. Po te ishte se donin zhvillim do kishim ecur, dhe ai polici atje ne proteste, po te kishte mundesi ku te punonte diku tjeter Dorezonte kapelen. Por e duan vendin te varfer, qe te mos bzajne. Dhe me radh e kane tepsine, njehere njeri e njehere tjetri.
      Me vjen keq qe gazetaret tane nuk jane me popullin, gazetari dhe populli eshte kritik i qeverise ekzistues, pavarsisht pelqimeve dhe bindjeve politike, qe vendi te zhvillihet. Dhe ti Mero nuk ben opozite.

  2. Drejt says:

    Good! Me hir o pahir keta “politikanet” qe kemi ne kjo Zonje e USA dhe Zoteria BE ju thane troc CECUA KA BICAK! Vetem kjo eshte vere kembet ne nje kepuce.Ndersa “BEU” i Skrparit Po vjen ??⏱️

    1. Diktat says:

      Beu i leshit ! Morri i ka çarē dembabadem! Kokpalarē!.

  3. Malo Kanina says:

    Cfare u be me “Keshillin Politik”, o zoti Baze? Na thuaj, ishte pjestar i tij edhe Rama, ashtu sic bene te ditur emaili i Gjiknurit, te cilin ju e hoqet menjehere si lajm nga faqja? Pra shkurt, ishin bere bashke Rama, Meta dhe Berisha , per pazar per reformen ne drejtesi? Kete na sqaro, he te kam rixha… Pra, cfare eshte ky Keshill me fuqi ekstraligjore qe na qenesh formuar me detyre per ti bere gropen reformes ne drejtesi?

    1. Shqiptar says:

      Jam 100% dakort me ju z. Malo Kanina. Rama, ne bashkepunim me Meten dhe Berishen Kishin planifikuar thike pas shpine reformes ne drejtesi. Ambasada i kapi dhe i kercenoi.

    2. Yyyypppp xhixhi says:

      O debil lexo lajmet dhe shfleto ato te meparshmet. Keshilli politik u krijua perpara 6 muajsh me orientim te nderkombetareve e pershendetur edhe nga ambasada amerikane, per ti dhene nje mundesi opozites jashteparlamentare te ulet ne nje tryeze vendimarrese per reformen zgjedhore. Ne te perfaqesohen mazhoranca me Gjiknurin, PD me Bylykbashin, LSI me Vasilin dhe Opozita parlamentare me Rudina Hajdarin. Nuk eshte sekret ky keshill o koqe se ka mbi 6 muaj qe ben mbledhje dhe jepet ne lajme, porse ky keshill duhej te dilte me propozim amendamente deri ne fund te ketij muaji qe te miratoheshin ne parlament. Keshilli u bllokua me mosvajtjen e PD-lSI qe para dy javesh duke pretenduar qe mazhoranca ose te miratonte gjithe urdher-propozimet e tyre ose ata mund te refuzonin pjesemarrjen ne zgjedhje dhe kusht kryesor ishte qeveria provizore pa Ramen. Teatri ishe justifikimi i rradhes per ultimatume dhe per tja lene cdo ndryshim ne dore vetem mazhorances ne parlament qe neser ta perdornin si arsyetim per mosfutje ne zgjedhje. Pikerisht duke nuhatur ndonje tratative pazaresh allashqiptarce Kimi i doli te keqes perpara por se kush e me ke do behej ndonje pazar koha do ta tregoj mos u shqeteso, i jane hapur petet lakrorit tani. Sa per Ramen mos u shqeteso, ooohhhuuuu sa levizje perpara lulushes e likes eshte ai se ke idene. Edhe nje mandat tjeter e ke te sigurt ate. Kujto ca ka thene debili Arjan Cani, qe ndonjehere ja fut plot “ do ta kemi gjate ne krye”. Dhe mire ben se te pelqen apo jo sot per sot eshte me i pergatituri ne cdo fushe qofte organizative, drejtuese e negociuese. Fli me endrra nashi me lulushen kryeminister.

  4. BRAVOOOOOOO KIM !?? says:

    ????????

  5. the american says:

    plotësisht dakort…

  6. Pato says:

    Politika eshte shah dhe Rama e kupton. Pse duhet ta ket Rama problem uljen ne tryeze me opoziten dhe Meten kur sipas tyre i ka ne dore te gjitha perfshi edhe drejtesine e re? Rama njihet si provokator por politika ashtu si shahu provokimin e kane art me vete, eshte pjese e lojes.

    Nuk e ka fajin Rama qe ka ik mendja Metes se bashku me gruan, apo qe opozita eshte kthyher ne shoqate teatri. Politika eshte shume e thjeshte por njekohesisht shume e veshtire te fitosh.

  7. Tik Taku says:

    Po ç’fitore thua o Mero.
    Që të mos bëhemi si avokat Ngjela…..amerika i kap lepujt shqiptar vetëm me Twitter.
    Është njëlloj si të mburret dikush që mund të vrasë dy mishkonja , një mizë m..ti dhe një mizë kali brënda një dhome të mbyllur.
    Këta dy të fundit ( miza e m..utit- Iliri, dhe miza e kalit- Saliu) duan pak mundim…..
    Kënaqësia është ti kapësh të gjalla dhe pastaj ti hedhësh në rrjetën e merimangës SPAK.
    Varja. Na lër të shijojmë përpëlitjet e fundit.

  8. Zigur Qarri says:

    Opozita u ul ne tavoline me”rilindjen”per reformen zgjedhore,megjithese perballe ne bisedime ishte hajduti Gjinkuri(te gjith”rilindasit”
    jan mashtrues dhe hajdute).Mashtruesi D’Rama pasi u sigurua per kete”fitore”,duke e shfrytezuar naivitetin dhe mirbesimin e opozites,
    realizoi nje krim pergatitur prej 20 vitesh,per te fshehur gjurmet e nje krimi te tij.Herët ne mengjez,antishqiptari D’Rama ekzekutoi ne
    pabesi Teatrin,ashtu si Artan Santon ne mes te Tiranes pa lënë gjurmë,per te krijuar hapsire per abi bank me kapitale offshore,per te
    larë miliardat e vjedhura.Nen presionin e nderkombetareve mund te fillojn perseri,dhe perseri do bëjë D’Rama ndonje pabesi.Pasi
    premtoi se Teatri origjinal do ta rindertoje ne Kashar,Kullen e Sahatit ne Pezë dhe monumentin e Skenderbeut e Surrel,dhe akuzoi
    Ilir Meten se ai nuk genjen kurre,shum shumë shpejt hëngri nje shpullë nga Ambasada amerikane,qe konfirmon se e ka marrë
    platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin,më 8 Prill.Nese Meta ia arrin te shperndaje Parlamentin
    dhe Qeverine,do jete nje fitore e madhe per Demokracine shqiptare.Per sa koh qe ne pushttet eshte mashtruesi Edvin D’Rama,misioni
    demokratik i Shqiperise per ne BE,eshte i pamundur.Edvin D’Rama genjen sa here qe hap gojen.Ju kujtohet kur media”rilindase” filloi nje fushate shpifjesh denigruese ndaj politikanit Gunther Krichbaum,qe ishte kunder hapjes së negociatave me BE-n?Edvin D’Rama mendonte,
    se me shpifjet private ndaj tij,do te fitonte pikë,por ndodhi e kunderta.Shhpifjet i mohoi se nuk kishin te benin me të.Ashtu si ja ngeci
    Teatrin Erion Veliajt,hidh gurin dhe fsheh doren,edhe ketu ne prapaskene!Kan dale nga mediat private,i tha Edvin D’Rama gjermaneve!
    Nga te dhenat tona i than gjermanet,shpifjet kan dale nga portali Lexo.al,qe eshte nen ndikimin e Endri Fuges,(pra Kryeministrise),
    Pamflet.al nen ndikimin e ish Ministrit te Brendeshem(Saimir Tahirit),Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Genjeshtra,
    genjeshtra belbezonte i paftyri D’Rama. Dhe gjermanet u larguan pa pranuar as ftesen per darke me mashtruesin,qe e lan si mut.

    1. Nardi says:

      Problemi eshte se kjo opozite po punon mjaft mire per ti dhene Rames mandatin e trete.
      Thone se mbledhja qe beri Meta me partite opozitare dhe fjalet qe u thane aty, i shkuan te incizuara ambasadores Kim.
      Ja dergoi Fatja. Fatja me Fatja. Fate Mediu.

      1. Zigur Qarri says:

        Opozita paguan mëkatet e Berishes.Fakti qe ata dorzuan mandatin e Deputetit,jan pa imunitet,tregon se nuk kan frike nga Ligji.
        ndjehen te paster.Afro 150 here eshte proceduar Ervin Salianji nga Qeveria mafioze,aq shume presion ka mbi opozitaret pa
        imunitet!Qeveria Rama megjithese shumice,nuk pranoi propozimin e opozites per vetingun dhe testin e droges per politikanet.
        Perse?Që ka bërë opozita gabime eshte e qarte,por eshte situata e tille,sepse Qeveria Rama perbehet nga nje bande gangsterash.
        Nje gangster te keshë Lagje eshte problem:-po gangsterat veshur me pushttet?Rama eshte mafioz.Eshte e njejta situate si ne
        kohen e fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane ,ku opozita nuk kishte asnje shanc,por me nje ndryshim.Nese ne Gjermani
        dhe Itali e keqja ishte hapur,”rilindasit”jan kamufluar.Vetë termi hynorë RILINDJE,tregon se filloi me nje mashtrim.Kryeministri
        Rama meriton karriken elektrike dhe e ka pak,aq shum dëme i ka sjellë Shtetit dhe kombit shqiptar.

    2. Ganiu says:

      O Zigur Qarri , ti me siguri je” Skypioni” i dikurshem , je ai bythelepiresi i vetem qe kish parashikuar fitoren e Lulit ne zgjedhjet e 2017-tes . Dhe si perfundim Luli “fitoi” , fitoi noc rokun , madje dhe me gunga ……..
      U bere i peshtire me D Rama e D Rama , ik o plere mos lepi kaq shume , dhe ngrie koken e mer nje fryme , dhe la surati tend te qelbur nga lepirja .
      Dotua futi llozin Rama , dhe sdo ta kuptoni se si , vec kur ta keni brenda. E more vesh ore Zigur Karri ??

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha….Gani debili bythlepires investigativ!Spiun je o majmun.Ganiu e pranon se han llozin Edvin D’Rames!Pune per ty Gani Kadriu!
        Kush shkon mbrapa Edvin D’Rames,eshte hajdut,mashtrues,drogaxhi ose budalla si ty o Gani Kadriu.Ti je o aq budalla o Gani Kadriu,
        sa nuk te mjaftojn tre jete qe ta kuptosh.Sa jan shtuar budallenjt!

        1. Zigur palloshi says:

          O zigur o budallai i lagjes shko shiko prinderit se po marin buke me liste o dermane lere berrishen se askush nuk ka nevoje per ty ne qe te njohim ti je 100 debile

          1. Zigur Qarri says:

            Hahaha ….doli palloshi te promovoje debilitetin e tij!O bole mos leh,por artikulo;apo ke harruar?
            Edhe ti mugoje o debil!

  9. Po po po says:

    Ti po deliron mor djale,, e ke idene se cfare ke shkruar.?

  10. Ed says:

    Ti zigur je qor se I ke syte ne bythet ose je bythelepires I sali meta ose hajdut ose kriminel se vetem keta jane kundra cdo gjeje te mire per Shqiperine

  11. Qemal says:

    Po ky Keshilli Politik nuk njihet kurkund ne asnje nen te kushtetutes dhe nuk ka asnje fuqi ligjore. I vetmi institucion kushtetues eshte parlamenti.

  12. H says:

    Vetëm FBI amerikane mund tja Qi motrat këtyre fshatarëve hajdutë të degjeneruar. God bless Amerika se per këta legenat tone vjedhin edhe gjysmën që nuk e kan vjedh akoma.

  13. Trotski says:

    Respekte Z.Baze.Analize e sakte dhe reale.Znj.Ambasadore Juri Kim e ka kapur Demin nga Briret dhe nuk ka Zot t’ia heqe nga Duart .Nje Falenderim te Madh Znj.se Nderuar Ambasadore.Po presim me padurim kryerjen e Reformes per Drejtesi dhe Hapsanosjen e Politikaneve te Korruptuar Shqiptare.

  14. Zigur Qarri says:

    Vetëm kur te shohin te vërtetën ne sy,do jenë shqiptaret qytetarë te lirë,popull që i përket vlerave Europiane.Nje e vërtetë që dhëmb.
    Kur ishte Ministër kulture Edvin D’Rama,falsifikoi dokumentat per siperfaqen reale te Teatrit ,nga 575 m2 qe ishte e reduktoi në më
    pak se 500 m2 , dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Nga 74 mijë USD në
    vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!Kjo eshte arsyeja qe e ka shembur,per te humbur
    gjurmet e nje krimi.Rama perveç vepres penale te fshehjes se krimit,denohet edhe per gjenoicid kulturore kunder popullit te tij.
    http://perpjekja.blogspot.com/2018/02/

  15. Dea says:

    Kim e ka me qime nuk ka shaka me Yuri Kim

  16. Abdi cami says:

    Varferia dhe kriza ekonomike ne qiell kurse Mero…krihet!

    1. Zigur Qarri says:

      Familja ime jemi më te varfer se më parë,i tha nje fshatare Rames.Nuk eshte e vertete i tha Rama,statistikat thone ndryshe, mireqenia eshte
      ngritur.Jo Zoti Kryeminister te kan genjyer,i gjith Fshati mendon keshtu,i tha fshatari.Mos m’fol mu si Sali Berisha per gjith Fshatin,fol per veten,
      i tha Rama.Per veten fola un ne fillim Zoti Kryeminister,por prap ju nuk e pranuat.E di ç’keni ju i tha Rama shoqeruesve te tij,ma hiqni prej syve kte matuf se mi boni nervat kaçurrel.Ky fakt tregon Abdi Cami,se jo vetem Rama eshte fajtor per fshehjen e realitetit,por nje turme pafund.
      E lexove sa rroga merrnin zagaret e Erion Velias ne Bashki?https://lapsi.al/2020/05/20/keshilli-i-turpit-ata-qe-firmosen-per-shembjen-e-teatrit-kombetar-marrin-disa-pagesa-ne-borde-te-ndryshme-emrat/

  17. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:

    Pas 7 vjet ne qeverisje jane mbaru alibite, justifikimet e gjithe rrenat komplet qe te justifikojne nje pushtet krejt te deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes – Ne Ekonomi!
    Asnje permiresim, absolutisht asnje, nuk ka pare ky popull ne ekonomi nen kete qeveri Rama.
    Te vetmet gjera qe ka perjetuar nga ky pushtet jane 1 – Varferia e shtuar dhe 2 – Largimi masiv i rinise kryesisht nga ky pushtet deshtak.

  18. Lili says:

    Po po, mero ! Sa here veshi va kane gre ambasadoret edhe ketyre s’hu ka bo vone?! Pra mos u servilos kaq per’sukseset’ e ambasadores se asgje s’keni pa si ndryshim pos bashkpunimin e tyre kriminel kunder popullit shqiptar!

  19. Ed says:

    Hani hani ju zigurarat se jeni ne pakice SHQIPERIA ESHTE PJESE E AMERIKES SIC ESHTE SKOCIA PJESE E ANGLISE VETEM AMERIKA NUK E HEDH PARANE KOT AJO PUNON ME PLANE 100 VJACARE. o te miere

  20. lekuresi jo saranda says:

    sa shume e kerkoni pavaresine paster te pavarur nga askush. pa a e njihni historine e shqipes qe nga koha e skenderbeute deri sot. Po te vendeve te tjera .U mundua Franca ne kohen eDe Golit te dilte jashte influences AMERIKANE nuk ia arriti,Anglia pas lufte u fut e tera nen cadren e Amerikes. ne sot me mire te jemi nen cadren e amerikes se sa te Italise ose te ndonje vendi tjeter qe ka dhe interesa territoriale ndaj nnesh .amerika kavetem interesa gjeostrategjike dhe “pak”pasurishe minerale ashtu si Rusia deri ne 61 shin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje