FOTOT: Bon Jovi hap restorantin e tretë ku njerëzit në nevojë hanë falas

Jon Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorothea, të krishterë të devotshëm, kanë hapur zyrtarisht restorantin e tretë me staf vullnetar.

Restoranti JBJ Soul Kitchen është hapur në kampusin e Univesitetit Rutgers në Newark më 22 janar.

Ata thanë se restoranti do të kujdeset për studentët që përballen me pasiguri ushqimi. Më shumë se 75% e 36,000 studentëve marrin ndihmë financiare sipas faqes së internetit të universitetit.

Për të evituar stigmatizimin në lidhje me pasigurinë e ushqimit, shërbyesit në restorant nuk do të dinë se cilët kanë klientë paguar për pjatat e tyre dhe cilët jo, falë një sistemi të veçantë paraprak.

Ish-ylli i muzikës rock Bon Jovi shpjegonte motivimin e nismës së tij në një intervistë:

“Ne kemi hapur restorantin tonë të parë Soul Kitchen dhjetë vjet më parë në New Jersey pas katastrofës së stuhisë Sandy. Të dytin e hapëm në lumin Toms, pasi aty kishte shumë njerëz të prekur. Tani e kuptuan se dhe fëmijët në universitet ishin të uritur dhe erdhëm këtu,” tha ai.

Gruaja e tij Dorothea tha: “Njerëzit kanë një version romantik të studentit të uritur, por ju siguroj që nuk është fare i tillë”.

1 komente në “FOTOT: Bon Jovi hap restorantin e tretë ku njerëzit në nevojë hanë falas”

  1. Populli says:

    Lexoji keto o Samir Mane dhe gjithe ju halet e tjera qe rropet te gjalle shqiptaret. Mos paguaj shkrime ne media te na tregosh se si po nderton vila ne Austri o Same, por bej sevap tek hallexhinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *