FOTOT/ Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit: Gjahtarët e paligjshëm shfrytëzojnë perjudhën e pandemisë, vazhdojnë masakrimin e faunës së egër

Teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, gazeta “TemA” po pasqyron masakrën që vijon të bëhet nga gjahtarë të paligjshëm, të cilët duke shfrytëzuar kohën e pandemisë kanë zbritur në terren për të vrarë dhjetëra kafshë të rralla.

Në një ditë si kjo që synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për të kuptuar më shumë rëndësinë e biodiversitetit, është e trishtë të thuhet se vijojmë të hasim shkaterrimin e faunës së egër. 

Pandëshkueshmëria e këtyre gjahtarëve të paligjshëm ka sjellë pakësim të ndjeshëm të gjallesave, shpendë dhe kafshë.

Në një perjudhë si kjo kur kafshët dhe shpendët e egra janë me të vegjël në bark apo në folezat e tyre, grupe gjuetarësh duke përfituar nga situata e pandemisë kanë përdorur armë dhe prozhektorë të fortë kanë vrarë dhjetëra kafshë dhe shpendë.

Fotot që po përcjellim janë të kohëve të fundit ku pamjet e kësaj masakre janë të rënda.

Më herët, gazeta “TemA” ka përcjellë edhe denoncime të tjera lidhur me këtë situatë duke kërkuar reagim të menjëhershëm për rehabilitimin e situatës në terren.

2 komente në “FOTOT/ Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit: Gjahtarët e paligjshëm shfrytëzojnë perjudhën e pandemisë, vazhdojnë masakrimin e faunës së egër”

  1. Zoti ka per ti denuar kush vret per qejf e vraft i madhi

  2. Detari says:

    Kjo eshte fytyra e vertet e shqipfolsave turkoarabe qe kane pushtuar Arberine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *