FOTOT/ I ekzekutuan burrin para syve të saj, gruaja e Flamur Beqirit: Jam më e fortë se kurrë!

Deborah Beqiri, gruaja e bosit të drogës, Famur Beqirit, i cili u ekzekuta pak muaj më parë, ka vendosur t’i rikthehet jetës normale.

Pas ngjarjes së rëndë, ajo ka deklaruar së fundmi se tashmë është më e fortë se kurrë.

Në një fotografi  të publikuar në Instagram, ku shfaqet në formë, ajo shkruan: “U riktheva më e fortë se kurrë”.

Mesa duket, ky është  një mesazh për kundërshtarët e saj.

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë.

Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Shqiptari, vëlla i modeles së njohur Misse Beqiri, i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë.

Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.

Më 22 janar policia në Danimarkë arrestoi 22-vjeçarin Anis Hassimi për ekzekutimin e të riut.

2 komente në “FOTOT/ I ekzekutuan burrin para syve të saj, gruaja e Flamur Beqirit: Jam më e fortë se kurrë!”

  1. juventus says:

    Normal qe je me e forte se kurre se leket qe ke pas ai me droge ti la ty dhe tani me ty nuk merret me njeri.I hongsh me zemer te mire.

  2. Orjola says:

    Patjeter qe je me e forte zemra.
    Edhe Armina pasi Te shkoje per lesh Xen Gerdalla do jete Po ashtu forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *