Granit Xhaka: Në Angli shpresojnë që Bundesliga të ketë sukses!

Nga Arsenali nuk u largua në dimër, dhe me trajnerin e ri, Mikel Arteta, është në relata të mira.

Granit Xhaka duket se po jeton një “pranverë” të dytë në Londër, edhe pse shiritin ia kanë hequr, ndërsa nga Gjermania ka kërkesa për intervista.

Një të tillë e bën me revistën “Sport Bild”, ku pyetet pikërisht sesi ndiqet Bundesliga në Angli. “E shohin me interes dhe shpresë, – shprehet shqiptari i Zvicrës, – nëse në Gjermani do të ketë sukses, do të jetë më e lehtë që Premier Liga të luhet”.

Xhaka nuk dëshiron të flasë sot për konfliktin me tifozët e tij (“të dyja palët, e tejkaluam masën”), ndërsa thotë se shpresa është ende që Arsenali të kualifikohet në Champions.

Sa për dëshirën e tij, mesfushori pret shkurt: “Unë erdha në Angli për të fituar tituj”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *