Ia arritëm edhe kësaj dite

Nga Astrit Patozi 

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.

Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.

Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.

Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin.

“Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.

Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ia arritëm edhe kësaj dite”

  1. pjeter says:

    Kaq pa shtylle kurrizore paake qene o Patoz.nuk pocte kupyon njeri se çfare pozicioni ke,ku qendron politikisht me partine tende,çfare kerkon nga shqiptaret,cfare mendimi,dhe si do veproje ti mbi korrupsionin,asnje gje nga keto.Pse ne keto argumente sterile kerkon pike ti nga shqiptaret? Kush eshte Luli ,zotrote ke aq inteligjence sa te mendosh qe shqiptaret ja dhane me vote pergjigjen, me shume se njehere,dhe zotrote nuk ke bere asnje analize te thelle,se si mund ti karakterizosh humbjet e Lulit.Ke aq mend sa te mendosh qe vota e shqiptareve,nuk ishte kunder PD-se si parti,as vetem kunder Lulit,por Dordoleci I Saliut,humbi pikerisht si dirdoleci i partise Berishiane ku zotrote e njef fare mire,dhe ke frike ta rivalizosh.Nuk kuptohet fare c’far po kerkon.Merr pozicion nje here ne jeten tennde o Patoz.Do vota nga Shqiptaret? Ateher duhet te tregosh qe ke bole,fol per katrahuren e pd-se,dhe protagonistet e vertet,trgoi shqiptareve se nga e djathta ku pretendon te besh pjese,je me i mire se Berisha,pastaj merru me Ramen.O beni diçka serioze,ose nuk keni shanc qe shqiptaret te mund te kuptojne diferencen midis jush dhe Saliu.Je i Lutur Shume,Lulin e njofin te gjithe,por edhe Saliun,mos ja faturo dordolecit vendin qe ka zene sot pd-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *