Ish zv.kryeministri i Berishës: Sistem si danezi, por vetëm me një votë!

Nga Bashkim Kopliku*

Duke qenë dakord me propozimin e ambasadores amerikane për ta përmirësuar sistemin tonë zgjedhor “si danezi”, do të tërhiqja vëmendjen se votimi duhet bërë me një votë, e jo me dy vota, se ne, në ndryshim me danezët, jemi mjaft mashtrues…

Në rastin e Shqipërisë, sistemi i pastër danez, do të prodhonte prapë megadushkun. Megadushk u pat quajtur mashtrimi/pazarllëku “legal”, PD-PR, që vodhi zgjedhjet në mënyrë “legale”, dhe e pat mbushur parlamentin me deputetë të PD-së, duke i quajtur si të listë së myllur të PR (vitin 2005, me një “megadushk” që i siguroi PD-së e kompani, 53% të deputetëve në Kuvendit, megjithëse kishin marrë vetëm 41% të votave në “popull”)—mos harroni se edhe Hitleri, në Gjermani pat ardhur “legalisht në rregull”, në vitin 1933!

Edhe me danezin, megdushku mund të ndodhë përsëri: votuesit do të porositen nga partia mashtruese, PM, voto për listën e hapur, për emrin e kandidatit për deputetit filani, i PM, dhe votën e dytë për listën e mbyllur, të partive, voto për PF (partinë fiktive, që është parti kot, në koalicion me PM, si në megadushkun vaktit).

Sistemi që propozoj, është i “mesit të artë”, sepse është në mes dy sistemeve të skajshëm, krejt maxhoritarit dhe krejt proporcionalit, por edhe nuk lejon megadushkun (siç do ta shpjegoj në paragrafin në vijim). Ky është një sistem po me 140 deputetë në Kuvend, por me 70 deputetë maxhoritarë, nga zonat elektroale, dhe 70 deputetë nga listat e mbyllura të partive, në mënyrë që numri i deputetëve gjithsej që ka partia në Kuvend, të jetë proporcional me votat që ka marrë si parti në gjithë vendin.

Pra, nëse partia PX do të ketë rreth 25% të votave, dhe partia PY do të ketë 75% të votave të marra në zonat maxhoritare si parti, numri i deputeteve të PX do të jetë 35 vetë gjithsej, kurse i PY do të ketë 105 vetë gjithsej, sepse kaq janë përkatësisht 25% dhe 75% e 140 deputetëve që ka Kuvendi. Deputetë gjithsej, do te thote shuma e deputetëve të partisë, që kane fituar direkt në zonat elektorale, dhe e atyre që do të caktohen nga listat e mbyllura të partisë. Ndarja bëhet si në sistemin që kemi pasur në 2005 e para, po me formulën e D’Hondt, nga një sistem zgjedhor që e ka pasur edhe diku në zgjedhjet lokale në Gjerman, por që e ka edhe sistemi danez.

Ajo që siguron të mos bëhet dot megadushku, është se votuesi ka vetëm një votë, të cilën e jep ose për kandidatin për deputet, që i pëlqen në zonën e vet, ose për partinë që i pëlqen. Në rastet kur kandidati për deputet i zonës, është i një partie të caktuar, vota, si t’i jepet atij, si t’i jepet partisë së tij, është njësoj, merr një votë ai dhe një votë partia e tij, pavarësisht se votuesi “vë vetëm një kryq” (voton vetëm me një votë) ose te emri i kandidatit ose te partia.

Kur kandidati për deputet, që i pëlqen votuesit, është i pavarur, i palidhur me ndonjë parti, vota që i jepet atij, i shkon vetëm atij, dhe asnjë parti nuk e merr atë votë. Kur një parti nuk ka nxjerrë fare kandidat për deputet, ajo merr vetëm votat që ka marrë nga ata votues që i kanë dhënë votën e tyre asaj partie, kanë vënë pra “kryq” vetëm te partia.

Ky sistem i “mesit të artë”, është edhe ky proporcional i personifikuar, si danezi, po ka edhe të mirat e sistemit krejt mazhoritar, edhe të atij krejt proporcional, edhe të mirat e danezit, por pa megadushk! Do të kishim një kuvend ku çdo parti do të kishte një numër deputetësh në proporcion me votat që ka marrë në të gjithë vendin; do të kishim gjysmën e deputetëve që kanë fituar direkt në zona e tyre (që njihen mire në zonë, nuk gëzojnë vetëm popullaritetit që u jep partia); do të kishim edhe gjysmën e deputetëve që janë zgjedhur nga partia, nga “kryetari po deshët” (si politikanë të të gjithë vendit, ekspertë të nevojshëm për partinë).

Prandaj mendoj se në kushtet e Shqipërisë, ky mund të ishte sistemi zgjedhor më optimal

*Ish zv.kryeministër në qeverisjen e PD

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ish zv.kryeministri i Berishës: Sistem si danezi, por vetëm me një votë!”

  1. Nik says:

    140 deputete jane shume, shume per Shqiperine. 50 do te mjaftonin por kjo duhet bere sipas standarteve europiane.

  2. Erhard says:

    Bravo Kopliku,se vetem ti dhe Ngjela po ndihmoni konkretisht reformen zgjedhire!
    Do thuash,zotrote si i habitur nga cfare po mbrockullis,ku na sheh ti,se po e ndihmojme ?
    -Se pari asnje konstucionalist ne Shqiperi nuk i ka bere “SKANERIN” ketij sistemi per 30 vjet,duke vene pikat mbi “i”,se kush gaboi dhe ku u gabua!
    Se dyti,asnje konstitucionalist,nuk tha se ku gaboi perendimi,qe nga 1990-ta e deri me sot,duke ndryshuar sistemet sipas interesave edhe me “vulen” e tyre dhe perfundimi dihet tashme:
    -Shqiperia sot ka pefunduar ne nje shtet “MONIST” ne te gjitha instancat shteterore dhe vendore,ku kryeministri Rama ka marre te gjitha kompetencat e DIKTATORIT,te cilat i “fsheh” me mjeshteri me nje propagande gebelsiane dhe duke i kryer te gjitha investimet kryesisht ne zonat ku bien me shume ne sy,sidomos rruga “Rinas-Liqeni artificial”, qe te huajt ta hane sapunin per djathe,se gjoja Rama ka bere ndryshime te medha!
    Por ne se vinin te shihnin se cfare ka bere kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj,ne Yzberisht (KMY) me rreth 50 mije banore,prej te cileve rreth 3-4 mije femije,do vinin duart ne koke!
    Pervec punes shkel e shko te fitmave te ndertimit,shkeljet e te cilave i ka miratuar edhe Veliaj,kryebashkiaku Veliaj per 5 vjet nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend sportiv,lulishte,asnje tavoline dhe stola per argetimin e disa qindra pensionisteve,asnje biblioteke,asnje peme,lule te mbjelle , ka lene te gjitha rruget e pashtruara me balte e pluhur,etj kur cdo muaj ka marre nga kata banore miliona leke,por ketu nuk ka investuar asgje!
    Ujku-UJKU,therrasin per 30 vjet,por CAKALLI i tyre ka bere kerdine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *