Jacques Attali: Do kemi përshkallëzim të konfliktit SHBA-Kinë, Shqipëria gati për integrimin në BE

22 Maj 2020, 21:50Politika TEMA

Jacques Attali, ish-këshilltar i presidentit francez, i cilësuar njëherazi si një nga 100 mendjet më të ndritura në botën deklaroi në intervistë përballë gazetarit Endri Xhafo se kriza e koronavirusit ka sjellë një tension shumë të fortë mes Kinës dhe SHBA.

Ai tha se ky konflikt do të përshkallëzohet, duke vënë në pah pikat e dobëta të dy vendeve.

“Ka një tension shumë të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që është një tension që ekziston prej një kohe të gjatë, por ka edhe tensione të tjera, tensione mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ka të tjerë në botë. Por ky është i madh.

Dhe do të përshkallëzohet. Është në kuadër të një rivaliteti superfuqish mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Për sa më takon besoj se Kina nuk do t’ia dalë të bëhet superfuqia botërore e vetme, sepse ka shumë dobësi.

Besoj se edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shumë dobësi, pra ndodhemi në një botë ku nuk ka asnjë superfuqi, as Shtetet e Bashkuara, as Kina. Por kjo mund të rrëshkasë në një konflikt që mund të shpërthejë në çdo moment, pas një incidenti ose në detin e Kinës, ose mes Indisë dhe Kinës, ose diku tjetër”, deklaroi Attali.

Attali u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë në BE, si një mbështetës i këtij procesi, duke theksuar se shpreson që ai të përfundojë sa më shpejt, sepse Shqipëria tashmë është gati.

Pse Franca u duk se ishte më hezituese në raport me zgjerimin, pavarëisht dekleratave zyrtare dhe vetëm së fundi një pozicioni më të favorshëm në mars? A ka një konkurrencë të heshtur mes Presidentit Macron dhe kancelares Merkel për këtë çështje ?

Attali: Nuk dua të komentoj qëndrimet e shkuara. Për sa më takon unë kam qenë gjithmonë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin europian, e kam thënë dhe e diskutoj shpesh këtë me mikun tim kryeministrin Edi Rama, që e admiroj dhe përshëndes aksionin e tij kurajoz dhe efikas. Sa i takon të ardhmes besoj se kjo çështje është mbyllur, të gjithë urojnë që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë të fillojë dhe unë shpresoj që do të ecë mirë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mendoni ju që Shqipëria është gati ? Në 2015 keni thënë që Shqipëria nuk është gati, në një intervistë gjatë vizitës tuaj në Shqipëri? 

Attali  Në cilin vit zotëri ?

Në 2015-ën. 

Attali: E shihni pra që kanë kaluar 5 vjet.

Pra është gati?  

Attali: Eshtë gati për të filluar procesin e negociatave, po. Për këtë asnjë dyshim!

3 komente në “Jacques Attali: Do kemi përshkallëzim të konfliktit SHBA-Kinë, Shqipëria gati për integrimin në BE”

  1. Piro says:

    Eshte burre i mencur ky. Veni veshin cfare thote per shqiperine.

  2. Who says:

    Ka lufte. Ska menyre tjeter per te dale nga kriza post covid ky sistem. Ashtu si zgjati kriza e “depresionit te madh” dhe zgjidhjen e gjeti tek lufta pas gati 10 vjetesh krize. Capitalism instability . Cdo krize ekonomike e rradhes ka pasuar me lufte. Makes sense .

  3. currilsi says:

    pra 5vjet per te filluar negociatat plus 5 vjet per t’i perfunduar plus 25 vjet per t’u antaresuar(35 vjet) pra ne 2055.mirepo deri atehere europa e bashkuar eshte shperndare dhe shqiperia INSHALLAH sipas te madhit EDIdo nderroje emrin ne ARNAUTISTAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje