Karmina e pakënaqur nga të brendshmet e Fred Lelës

Pas bujës që bëri gazetari Alfred Lela, i cili hoqi pantallonat në mes të emisionit, që Edi Rama ta shikonte ku e gjuajti policia, Karmina reagoi e shqetësuar për imazhin e opozitës:

“Edhe pse dua të rri jashtë politikës, sërish politika ndërhyn në profesionin tim.

Jo vetëm si blogere, por dhe si pronare e një dyqani mode për rroba të brendshme

Të gjithë e dinë se dyqani im është dyqani më i shtrenjtë në ballkan për të brendshme.

Ne kemi markat e fundit dhe dizanjin më të mirë europian.

Aty vishen gjithë VIP-at e Tiranës dhe të huaj që porosisin.

Duke qenë se kam shumë respekt si gazetar për Lelën, duke qenë dhe i opozitës, është e pafalshme që imazhi ynë si opozitë të deformohet për gjëra të vogla.

Pashë Edi Ramën që i vlerësoi të brendshmet e Lelës.

Ishte një cinizëm i paparë.

Ai e di që të brendshmet e Lelës nuk ishin ato që duhet të përfaqësonin opozitën.

Nuk kishin klas dhe nuk kishin markën e duhur.

Merlin Monro ka thënë, kur të shfaqesh në publik, mbaje kokën lart, se nuk je milingonë, por femër.

Dhe Lela duhet ta mbante kokën lart dhe të vishej me rrobat e duhura të brendshme.

Ne kemi arritur të veshim Qim Pekën, jo Lelën.

Unë ato i ofroj falas për gjithë opozitarët.

Por dhe për njerëz të pushtetit.

Mua nuk më interesojnë paratë, por emri i mirë.

Edi Rama u gëzua që ai nuk i kishte blerë tek dyqani im dhe bëri sikur i vlerësoi.

Kjo është një hile tipike e tij.

Ai kërkon që opozitarët të shfaqen me të brendshme demode, dhe njerëzit të thonë ata s’kanë brek në bythë.

Më vjen shumë inat që për gjëra të vogla të humbasim imazhin.

Të paktën këtë gjë mund të ma besojnë mua.

Nuk është se më harxhojnë lekë, as energji.

Përfytyroni sikur polica ta kishte goditur Lelën afër organeve gjenitale dhe Rama t’i thoshte kamerës, fokusohu tek plaga.

Çfarë të shikonin? Të brendshme jo firmato, që nuk i bëjnë nder opozitës.

Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më. Jam shumë e trishtuar.”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Karmina e pakënaqur nga të brendshmet e Fred Lelës”

  1. Sa dore shtrenguar , jepi nje pale TANGA Leles , reklame falas do t’ju beje neper studio !

  2. Gradishta says:

    Lela mos u shqetso,karminën e sfidon totalisht,je një mis i vertet,karminës i thuj në kapitalizëm vlerat i përcakton tregu i punës,do jesh absolutisht më i sukseshëm se karmina,mos harro merre dhe xenin me vete.

  3. lennard says:

    Mos u merr me te Mrenshmet po shiko per ndonje Palle te Vertete se te qaj hallin qe te ka zene me ate Loqe-Miun .Nuk ndjen gjo me te.Kam nje rekomandim .Nje miku im Durrsak ka qene Direttore di una Scuola delle Donne ne Itali..do te gjej menyren qe ta prezantoj e ke per te pare se nuk do te ndahet Shpirti prej Tij,kur ta provosh

  4. bledi says:

    Karmina vete mban brek hekuri me dryn dhe çelsin e mban Sala
    Zeni ja ketkon me ngulm po Sala e ka vendosur
    KUR TE VI PD NE PUSHTET
    Deri atehere Karmina ka kaluar ne menopauze
    I vetmi opsion per Zenin qe te hyj ne parajse eshte te paguaj çunat e Laçit qe ti hapin drynin me mjete rrethanore
    Probemi eshte se ky sherbim kushton shume dhe Keta si çift jane te varfer nuk mund te paguajne Laçianet
    Meta eshte afruar ti japi kredi Zenit po me kusht qe te zevendesoje Bashen
    Edi nga ana e tij rrit pazarin e i jep lek Laçianeve qe mos ta hapin drynin me qellim te percaj Opoziten
    BE dhe Àmerika kane vene kusht po su hap dryni nuk hyhet ne BE kjo pune eshte e thelle
    Deri atehere Shqiptaret jane te destinuar té ruajne distancen sociale me BE
    Protestat do perhapen ne gjithe territorin Shqiptar me sloganin
    Karmina uli breket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *