Ligji i ri për Hong Kongun, Trump: Kundërpërgjigje ndaj Kinës. Pekini: Vendet e huaja të mos ndërhyjnë

22 Maj 2020, 21:30Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Kinën me një “reagim tepër të fuqishëm” pas vendosjes së ligjit të ri për Hong Kongun.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj Pekinit ndërsa kërkon rizgjedhjen në nëntor, tha për reporterët se askush nuk i di detajet e planit të Kinës. “Hong Kongu ka vuajtur shumë kohëve të fundit”, theksoi Trump.

Këtij komenti i është përgjigjur menjëherë Kina. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian kërkoi që shtetet e huaja të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kinës.

1 komente në “Ligji i ri për Hong Kongun, Trump: Kundërpërgjigje ndaj Kinës. Pekini: Vendet e huaja të mos ndërhyjnë”

  1. emer says:

    ky hakerrohet kur do dollare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje