Mesazhi (jo aq i koduar) i SHBA-ve për Metën

Nga Ardit Rada

Ambasadorja amerikane në Tiranë është treguar e “pamëshirshme” me propozimin e Ilir Metës që palët me konsensus të fusin duart në ligjet e drejtësisë.

Sikur të mos mjaftonin dy fjalitë e djeshme në Twitter që futën në siklet presidentin dhe ata që u paraqiti planin, Yuri Kim ka vijuar edhe sot apelin. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

Këtë herë duke tentuar të joshë të gjitha palët me marrëveshje mbi Kushtetutën. Paketa e tij e prezantuar dje tek ambasadorët që priti, përbën në thel një kërcënim të arritjeve të deritanishme të reformës në drejtësi dhe një tentativë për ta ndryshuar atë.

Arritja me e madhe e reformës në drejtësi nuk ka asnjë dyshim se është fakti që tani ajo është futur në shina të pavarura. Pra, as Presidenti, as Parlamenti dhe as Qeveria nuk kanë më në dorë të bëjnë asgjë për t’i ndryshuar apo influencuar institucionet që po ngrihen dita-ditës. Por duket se këtë arritje, Ilir Meta kërkon ta zhbëjë duke propozuar amendamente që e rikthenin reformën në duart e politikës. Pasojat më pas janë të imagjinueshme.

Një reformë e drejtësi e deformuar nga ajo ku u investua i gjithë faktori perëndimor, që sot i rri si gardian te koka. Me gjasë kjo është arsyeja e shuplakës që SHBA, dhe më pas BE, i dhanë dje Metës. Kjo është arsyeja pse Yuri Kim u lodh dy herë.

Një herë më Twitter nga rruga e Elbasanit, dhe një herë LIVE në dyert e institucioneve të drejtësisë së re.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Mesazhi (jo aq i koduar) i SHBA-ve për Metën”

  1. Nati says:

    O Ardit rada, gazetar i paguar nga rama.
    Nese nuk e paske kuptuar o kokeloqe, ambasada amerikane permendi fjalen PAZAR, dhe pazari or ti mik behet nga dy veta, pra EDHE rama.
    Mesazhi ishte per ramen o loqe mos be sikur se kupton, meta s’ka me fuqi te beje asgje. Vetem nje pazar me ramen e shpeton.
    Dhe ambasada mesazhin e kishte per ramen drejt per drejt pasi dihet tanime boterisht qe rama as ka ndermend ta shkarkoje meten por perkundrazi po lozin teater prej ketu e disa vite.

    Ik tani e ha sufllaqe me leket e fuges per kete shkrimin qe bere.

  2. Astrit says:

    Mos e kruaj me Ameriken ,mor i korruptuar

  3. Java says:

    Po mo gazetar parlamentin e ka nen komande ai udheheqesi yt shpirteror dhe ligjet per reformen do i ndryshojne ata qe sjane ne parlament ahahahhaah

    1. Shkallare says:

      Kaq hajvan je sa s’kuptonq e Parlamenti s’ka asnje nisme per ligjet e drejtesise. Dhe Yuri Kim s’e permend gjekundi parlamentin. Pse rama me Rudina Hajdarin do bejne marreveshje me ndryshu drejtesine?
      Ju jane errur syte nga Teatri. Nuk keni me as logjiken minimale qe duhet ndryshim Kushtetuese me e prek reformen. Dhe qe mund ta bejne vetem 140 deputete, sic u miratua me unanimitet.

  4. Dridhe Like, se na fike says:

    Mbarpi dhe cikli i ketij..
    Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ilir floriri..

  5. h says:

    Një fshatar injorant dhe hajdut,nuk mund ta hajë me demokracinë më të madhe të globit.
    Amerika është shpresa jonë e vetme dhe e fundit për të shpëtuar nga mafja.

    1. Shpetimi Debatik says:

      Mos harroni , dy vete kane vjedhur thesarin e shtetit, Ahmet Zogkurva dhe ilir Meta .
      Te parit i ka dhene saraje amerika…… mund ti jape edhe Likes , Ari dhe per ar qihet ne byth nje amerik e tere.

  6. arben says:

    a ka njeri me na e shpjeguar shkurt e sakte se kush e propozoi reformen ne drejtesi kush e mbeshteti e kush po e ben ta morim vesh se kush eshte kundra faleminderit

    1. Shoku Tarras says:

      O Ben trimi! Te keqen e llogjikes se paske mendjen tamam si polic (nga ata q dolen t mbronin shtetin nga protestuesit).
      Aq e do RAMA reformen, sac jane te bardhe QELIBAR deputetet e ministrat e kryetaret e bashkive te PS. Se ndryshe i bie qe ti’a fusin vetes ne bythe!

      Ti te ishe psh, do ia fusje vetes ne bythe?!

  7. Kim i drejtohet parlamentit jo presidentit says:

    Kush do ta votoje Reformen ne Drejtesi? Meta? Basha? Apo…parlamenti ku keta nuk jane?
    Kaq dhe merr fund kjo enderr amerikane me shuplaka per Meten.

    1. Dani says:

      Jo ore,lexoje artikujt e tjerë,Meta do të krijoje këshillin politikë me fuqi mbi parlamentin dhe qeverinë për këto ndryshime.Pa Ramën Dhe të tjerët.

  8. Kujtimi says:

    “…uroj qe palet politike te mos kene bere ndonje pazar per ndryshim te reformes …”
    Keto jane fjalet e Kim amerikanes. Thote “palet politike” dhe Presidenti nuk eshte pale politike!
    Kjo eshte e verteta e fjaleve te ambasadores, tjerat jane orekse per tu ushqyer me luge bosh.

  9. Kollodoku says:

    Do gërvishtesh me gjethe fiku oooooo like….
    Mos.

  10. Nje jes, says:

    I SHBA-ve apo SHBA-se?Gazetar analfabet.

  11. Njejes-shumes,e shquar- e pashquar says:

    I SHBA-ve apo SHBA-se?Gazetar analfabet.

  12. Pelioni says:

    Like floriri në hall
    yuri kimin ka përballë
    dhe nuk ka më dridhe like
    panvarsisht se ti u fike
    like floriri në hall
    amerikën ka përball
    mbahu like mos u tut
    se në fund do hash një m..
    nuk ka më pafajsi
    ashtu si për blloknë e zi
    pafajsinë ta dha sala
    për florinë nga kërraba
    veç për të vrau katër vet
    liken me e pas për jetë
    bashkpuntor në krim të zi
    me e lënë vëndin pa drrjtësi
    prandaj likja përgjërhoet
    drejtësia të shkatërrhoet
    sal e like të shpëtohet
    se nga burgu po tmerrohet
    po në burg ti bashk me salën
    bash në reç do hani ngjalën
    drejtësia do fitojë
    çkini bër do ju faktojë
    shqipëria do shpëtojë
    nga ju vrasës tradhëtarë
    Amerika ësht përballë
    në esfel të gjith do shkoni
    çkini bërë do numuroni
    harroni se mund të shpëtoni.

  13. yes sir says:

    O nje jes. Qenke komplet bole dhe injorant. Hape fjalorin drejtshkrimor te shqipes dhe shikoje si shkruhet.

  14. ALBAN DEGA says:

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

     – Ng Alban Dega, Nju Jork

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
    “Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Posi Rambo
    me lukunine
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Kosove-
    Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless USALB !

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

  15. No sir says:

    O thenk ju veri mac for jor edvajs.Une e di qe shkruhet:United States of America dhe jo United States of Americas.

  16. Per LLumin says:

    Disa ketu i ka infektuar Ramavirusi aq keq sa kane filluar ta imitojne sjelljen e Rames me ndjekesit ne fejsbuk , ku Rama ben redaktorin duke ofenduar njerin apo tjetrin per gabime ne te shkruar.
    Edhe kto te shkretet kujtojne se bejne te zgjuarin duke imituar Ramen.
    Se aty qendron problemi nese duhet SHBA-SE ,apo SHBA-VE. (injorant ai qe se di dhe intelektual ai qe e di)
    Apo nese tha Basha se 7×7 =42 (i pashkolli ,as kaq gje sdi !!!)

  17. Shpetimi Debatik says:

    Mos harroni , dy vete kane vjedhur thesarin e shtetit, Ahmet Zogkurva dhe ilir Meta .
    Te parit i ka dhene saraje amerika…… mund ti jape edhe Likes , Ari dhe per ar qihet ne byth nje amerik e tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *