Militanti i Berishës më kërcënon me vdekje 3 minuta pas shpifjeve të ish-kreut të PD-së ne TV Klan

Nga Carlo Bollino

Një simpatizant dixhital i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës më nisi mbrëmë një mesazh vdekjeje. ”Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda” më shkruajti në messenger-in personal një farë Arjan Fatime Pupa, lindur në Sukth dhe banues në Itali, në provincën e Novarës. Mesazhi “elegant” më erdhi në 21:41, tamam tre minuta pasi Sali Berisha më sulmonte me shpifjet e tij të zakonshme gjatë emisionit “Opinion” ne Tv Klan të drejtuar nga Blendi Fevziu, kur me ka etiketuar si ”Karlo Malavita”. Lidhja është tepër e dukshme: Berisha më sulmon publikisht duke më mbuluar me shpifje (pa u shqetësuar dhe u ndërprerë fare nga drejtuesi i emisionit, i cili as guxon t’I tërheqë vëmendjen për respekt ndaj një gazetari), dhe një militant i tij më kërcënon me vdekje.

Sot paraqita kallëzim penal në policinë e Tiranës dhe në Prokurori për “kanosje për shkak të detyrës”. Tani, Arjan Fatime Pupa do të përgjigjet përballë gjykatësve për kërcënimin e tij dhe do të jenë ata që do të gjykojnë nëse të kërcënosh me vdekje një gazetar është vepër penale apo jo. Shoh profilin e tij në Facebook ku publikon foto të familjes, i lumtur pranë fëmijëve të tij dhe gruas së tij dhe duket e pabesueshme se si një baba i qeshur të mund të transformohet në një killer dixhital vetëm për t’i pëlqyer Sali Berishës.

Profili i tij në Facebook është imazhi i kësaj kontradikte që është kontradikta e mijëra urryesve të tjerë dixhitalë: Foto të familjes ngjitur me share të mesazheve kërcënuese të Berishës dhe Lulzim Bashës, foto të fëmijëve të tyre që presin tortën e ditëlindjes ngjitur me postime që quajnë “kriminel” Edi Ramën ose lavdërojnë dhunën ndaj gazetarëve kritikë me opozitën. Por problem nuk është Arjan Fatime Pupa, të cilin nuk e njoh dhe nuk kam asgjë personale.

Problemi është kjo opozitë që vazhdon të mbjellë urrejtje kundër çdo mendimi ndryshe, e që gënjen pa pushim duke i dhuruar pëlqim dhe besueshmëri atyre që qeverisin. Problemi është Sali Berisha që urren gazetarët e lirë dhe koncepton lirinë e shtypit vetëm për shërbëtorët e tij të vegjël. Problem janë edhe gazetarët që pretendojnë të vërtetën nga të tjerët por ndajnë dhe tolerojnë gënjeshtrat e këtij plaku të inatosur me botën mbarë.

Ndoshta ndodh për servilizëm ndaj një ish qeveritari që ka mbushur me miliona besnikët e tij, ose sepse gazetarët edhe sot e kanë frikë, moderatorët televizivë e kënaqin dhe ai flet, flet e flet pa respektuar të vërtetën, duke shpërndarë shpifje e duke shkelur çdo formë respekti për të tjerët. Tani kemi provën se fjalët e tij kanë aftësinë të ndezin edhe dorën e një killeri, për momentin vetëm dixhital.

Kërcënime me vdekje për një gazetar ndodhin kudo, por në demokracitë e vërteta politika dhe forcat e shëndetshme të vendit distancohen dhe dënojnë këtë lloj kërcënimi. Në pritje që drejtësia të bëjë punë e saj, presim që Sali Berisha të kritikojë militantin e tij duke i kujtuar vlerat e jetës, ndryshe, me heshtjen e tij do të bëhet bashkëpunëtor.

Fotografia e Carlo Bollino

REMOTE_ADDR:[]

37 komente në “Militanti i Berishës më kërcënon me vdekje 3 minuta pas shpifjeve të ish-kreut të PD-së ne TV Klan”

  1. SOLIDARITET ME BOLLINON says:

    Prokuroria të fillojë hetimin .
    Berisha inspiron dhunën .
    Bollino të merret nën mbrojtje nga policia e shtetit .

    1. ben says:

      Kar lo
      Ky tipi vepren penale e ka konsumur ne Itali.
      Ti italian je , atje deejtesia funksion besoj , jo kaq mire sa ne shqiperi ,po funksionon pak.
      Pse Kar lo nuk e denoncon ne Itali????????
      Kar lo , ne shqiperi kemi 1 fjale te urte ,nuk lahet muti me shure Kar lo.
      Mbasi terhoqen zvare gazetare e aktore ,nga police me maska ,e pa nr identifikimi , njelloj si 1 bande dhe ti mendon se delenxhinjte e rilindjes do ta hane kete tmerin qe po te shohin syte ty???
      Apo i ke vene syrin ndonje prone tjeter????

      1. Sala says:

        Merrni te pakten nje leksion nga Karlo. Kundershtoni si njerez dhe jo si kafshe

      2. TIRONA says:

        ben-zog-kurve,c’te mban pragu shpellar-corbellupites-malok kokepalare,keshtu e kupton ti demokracine si salehbisturidocikaraxhic!

      3. Cane says:

        Bravo Ben. Je mbrojtës i shkëlqyer i doct. Vdekjes. Psh unë që nuk jam francez dhe më kanë vjedhur lekët on line nga Franca duhet të shkoj ta bëj padinë në Francë?

      4. Tropojani says:

        Ben, paske ik per lesh, karlo bolino eshte mund te themi i vetmi gazetar i paanshem ne shqiperi.
        Te te vije turp plere.

      5. Çakalli says:

        Te ngeli kari ne goje o beni

    2. Ceni says:

      Mesoni nga Bolino qe i trajton ceshtjet me qetesi e ne rruge ligjore. Nje president shqiptar nuk barazohet me nje qytetar italian. Diference kulturash.

    3. Njeriu i mirë says:

      Se kuptoj fort mirë – Carlo ka bere gjene e duhur që e ka çuar kete kërcënim të Hapur në prokurori. Besoj se të njejten gje mund ta bente edhe në Itali ku ky maskara krimimle i Bishës duket se jeton – is dhe të kerkoj që ky individ të ndalohet të perdore Facebook.
      Kështu I do mushka drutë

  2. tito says:

    Ju jeni italian. Cfare doni me prokurorine tone?! Beje denoncimin ne Itali e ta shofesh qe brenda 24 oreve do te vije mesazh, aman se e shkruajti djali kercenimin, jo une.

    1. @ tito says:

      O tito po ai jetone ne shqipri more zotri dhe Ka neshtetsi shqiptare po ligje duhet te funksone ku do more zotri jo veq ne itali po edhe ne shqipri edhe pse kemi nje Taliban si Sali kriminel me iliri hajdutin ne nuk duhet te dorzohimi si komb

      1. paloka says:

        tito je i madh…

    2. Lona says:

      Ky eshte dhe shtetas shqiptare shoku ka 30 vjete ne tirane per ta njohur ka kaluar me shume jete ne shqiperi se sa ne itali

      1. Shkodra says:

        Shpellare hesapi…po ishalla e merr coronavirusi Sal. BASTARD …

  3. Populli says:

    Sa turp. Ky plak matuf na turperoi si komb. E pashe te Fevziu qe i dilnin syte gjak. Eshte nje vampir, por edhe gazetaret qe kishte perballe i silleshin si cupelina te turpshme ndersa perballe Rames sillen si cakenj sic po benin te Sokol Balla. Mos u merzit o mik se shqiptaret te njohin ty e njohin dhe gjithe soje e sorollopin tjeter. Nuk i heq Asnje presje nje fjale qe i nderuari ambasadori Rajerson pat thene para nje grupi te ngushte shqiptaresh lidhur me vleren tuaj si gazetar dhe te Gazetes Shqiptare qe drejtohej prej jush. E konfirmoj edhe pas shume vitesh dhe them i bindur se ju dhe media juaj eshte nje vlere qe ka ruajtur ekuilibrin e te vertetes ne Shqiperi. Ndryshe do te varroseshin shume ngjarje dhe gjera. Nje mik qe ju do te miren dhe ju ndjek me admirim ne te gjitha debatet tuaja. Shpesh here ju ngacmojne per gjuhen shqipe por jua konfirmoj se shqipja juaj eshte shume me e drejte se shqipja e atyre qe pretendojne se e flasin bukur por e kane ndotur me 1000 genjeshtra.

  4. Moza says:

    Kur kercenojne edhe gazetarin me te kulturuar dhe me me edukate qytetare, mendo se çmund te bejne keta te prapambetur. Distancohem me turp si ndaj fjalorit te disa politikaneve dhe vecanerisht te Berishes (por edhe te tjeret nuk jane me te kulturuar) ashtu dhe ndaj nxitjes se injoranteve nga kjo fryme qe duhet ndalur sa nuk eshte vone per te gjithe

  5. SHKELZENI says:

    BRAVO CARLO E ADMIROJE VEPRIMIN TUAJ POR SI SHTETAS ITALIANE DUHET TA DENANCONI NE PROKURORINE ITALIANE QE KY TERRORIST I FSHEHUR NE ITALI TE EXPULSOET NJEREZ TE TILLE NUK KANE VENDE NE EUROPEN DEMOKRATIKE ATDHEU I TYRE ESHTE KOSOVA AFGANISTANI IRANI

  6. Nardi says:

    He, zoti Bolino, se do te flasin dhe do te mbrojne shoqatat e gazetareve, ato qe mbrojten Lelen. Flutura Picka, psh…

  7. Babale says:

    Gjithmon me ty Karlo!

  8. Juliano says:

    Z.Carlo, keta te hane mune, keta jane funderrinat qe shfrytezojne trazirat per te vjedhur ndonje dyqan tregtaresh. Keshtu erdhen dhe ne tirane, duke zaptuar prona e duke kercenuar njerez ne te drejten e tyre. Te jesh i sigurte qe, ky qe te kercenon eshte nje pesekilsh njeri ku xhuli i qafes, i eshte bere jake kemishe. Ju jeni i nderuar o njeri, ke perkrahjen e qytetareve te ndershem, nuk je vetem, berisha bashke me meten po hajne kembet e tyre si skilja kur bie ne lak.

  9. Molla Omari says:

    Po ketu gazetar jan cim trapi, lel kafka, mulla omaro ky koqja i opinionit te tjeret jane kot

  10. Edi says:

    Po qe se ka keq ai djali? E egzagjeruar por nje: non grata. .. do ishte per tu duartrokitur. Je kone e pagiuar me toke dhe koncesion nga Rama. Dalja jote me cilesi anal- isti eshte turp per Top Channel.

  11. Diti says:

    Sa per malavita, Karlo … nuk eshte sekret se je sekser midis firmave italiane fantazm qe ndertuam kullat prane sahatit dhe Rames.

    1. Majko says:

      Si dallojne gishtat e qelbur te Berishianeve. Mbajne ere mut gjithandej. Apo jo @Diti?

  12. kola says:

    Shikjoni dallimin mes reagimit te Karlo Bolinos dhe kones Lela. Karlon e kercenojne me jete militanti injorant qe i frymezuar nga Sali plehra mund te behet agresiv, ndersa Lela futet si cub kapercen gardhin dhe sulmon policet dhe kerkon ta shpallin hero. Karlo reagon si qytetar e pa share dhe ofenduar njeri, Lela perdor fjalorin me te ndyre ndaj te gjitheve. Komentet bejini vete

  13. Urani says:

    Karlo po edhe ti ç’i del ballas. Me njerez si ai duhet ta zgjedhesh fjalen, qe te mos e egersosh. Merr ore gentile Carlo shembull nga koleget e tu, qe kur shajne Berishen, per ballancim i sulen
    edhe Rames. Kupto si funksionon fjala e lire ketu, duhet patjeter te kete nenkuptime, enkriptime.
    Gjithsesi eshte ne doren tende ta matesh fjalen ndaj atij qe na solli lirine e fjales dhe drurin per fjalen e tepruar te lire.

  14. Realitet says:

    E pashe mbreme te fejzo fevziu, kete tipin qe i thone Salih B….
    Nuk e di si i ka mardheniet ne familje dhe a ka aty ndonje qe e kozmeton kur del nee media!
    Ne keto 30 vjet nuk kam pare gje me antietike. Nje fytyre dhe pamje qe reflektonte ligesi, pisllik dhe egoist.
    E lashe se dikush me telefoinoi se nje gazetar i dhunuar po hiqte pantallonat ne skene para Rames. Dhe zgerdhihej!
    E lashe edhe kete emision qe kidjte mbledh ca fytyra gazetaresh te paedukate ose zhurmaxhinje, ku Rama tallte allatet me ta!
    E lashe edhe ketevemision dhe thashe me vehte: Mjere ky vend!

  15. Tomori USA. says:

    Nje shkrimtar thote se; Indiferenti, esht me i rezikshem se fajtori; Cfare te presesh me shume nga nje servil dhe palaco panairi, si puna e Blendi Fefziut qeka frik ga hija e Saliut.
    Nje i cmendur si Sali Berisha qe, ter diten dhe ter naten, pret nga kriminelet, hajdutet dhe nga ata qe ja kan pare hairin kur ky i mare, ka qen ne pushtet, ta genjene, apo ta informojne me ndonje lajm vetem , qe te shajne Ramen, apo nonje simpantizant te PS.
    Berisha, po smashtroi, po nuke shpifi, po nuke shahu ci vjen e cdegjon e po nuk fyen cdo dit, ci vjen ne mendje., pelcet, prandaj behet si i cmendur dhe nuk di se cflet.
    Boll e kan duruar shqiptaret kete moster, njeore e me pare duhet te meret drejtesia te shpetoi SHqiperia.

  16. Toni says:

    Blendi fevziu nuk ka turp Ky lloj njeriu shiko si i rrin berishovicit peqe lepe nuk ka as krenarine si gazetar por si duket si servil

  17. Sokol says:

    Nje shprehje e urtë popullore thotë. Peshku èshte qelbur nga koka zoti Bolino. E gjithë kjo histori e ka zanafillën mbase viteve 90, ku cmendnduria dhe cthurja e nje shoqerie civile te drejtuar nga njerez te pa afte dhe te prire nga modeli social aktivizem te tipit feudale dhe te formes anarkike. Kjo gje solli degjenerimin e nje shoqerore qe deri ne ato momente konsiderohej e virgjër, dhe shkaterimin e institucioneve . Fantazmat e atyre qe per dy dekada drejtuan dhe dhunuan shtetin I gjejme kudo sot, deri dje sa ishin ne pushtet shperndanin patenta demokracie nje term I abuzuar dhe i shfrytëzuar ne menyre tinzare per te ruajtur pushtetin ,contrariamente sot leshohet ne format me espressive teviolences dhe volgaritetit verbal. Kjo qe ju denanconi dhe keni te gjithë solidaritetin tim personal bie e ndesh me interesat dhe hipokrizin e botes shqiptare duke perfshire ketu edhe kategorin è gazetareve opinionisteve apo moderatoreve ku ju beni pjesë, por qe u mbanë larg disa shkallë me larte nga mediokriteti dhe ilariteti qe shume nga kolegët tuaj pasqyrojnë cdo dite duke filluar pikërisht nga ai Bledi Fejziu. Un abbraccio saluti

  18. Pd rrumpalla says:

    Karlo…ky Arjani Fatimes prej Puple është berber, ka për pasion briskun, po në kohën e lirë meret me muzikë , i bije klarinetës, në fillim ta rruan palloshin, pastaj fillon gojoren.

  19. Beni says:

    Me te keqinj se politikanet jane moderatoret bythlepires te tipit Fevziu.
    Fevzo kujton se nuk e kupton publiku qendrimin prej servili te peshtire nga ana jote ?
    Ne studion tende krimineli Berisha per 2 ore nxorri vetem vrer nga goja , shpifi e pergojoi nje dynja te tere dhe ti e lejove qetesisht.Ta beri pis e llum emisionin.
    Por me e turpshmja ishte kur denonte me force e pasion dhunen e policise dhe deklaroi qe dhunuesit duhet te denohen penalisht !!! O zot sa turp dhe ti heshte, po ashtu dhe 2 gazetaret kukulla qe ishin ne emision.Po ai me policine e tij vrau 4 protestues o Fevzi…vrau jo dhunoi, do vriste dhe me shume ka deklaruar.E kuptoni sa po ju tall ne studiot tuaja me ju??? Perse nuk ja permendet??? Ky eshte sherbim i peshtire Fevzo.Po te kishte ndodhur me Ramen kjo keshtu do te veproje? Jo do t’ ja kujtoje dhjetra here duke i kerkuar regjise vendosni vidion 623 apo 745 apo….etj.TURP !!!

  20. qytetari says:

    Duro dhe pak Carlo, meqe shqiptareve nuk ua mban te mendojne te izolojne te cmendurin Berisha e ta denojne ate te pakten me heshtje ne vend qe ti perulen si zagare neper studio televizive, Zoti do ta ndihmoje edhe kete here Shqiperine. Zoti dhe aleatet e sinqerte si SHBA

  21. Kllapa says:

    E vetmja arsye qe askush nuk prononcohet ne favor te Karlos dhe te vertetes eshte FRIKA. Kur doktorri i cmendur nuk te kursen ty o Karlo qe je qytetar italian dhe profesionist i mirenjohur, e mendon cfare i ben nje tullaci si Fevziu apo fshatareve si Mentor Kikia.

  22. Tefta Cani says:

    Pershendes gazetarin, z. Carlo Bolina, per veprimtarine ne media si misionare e profesionist i shtypit shqiptar, nga i cili kane mesuar gazetaria shqiptare! Denoj presionet, qe u jane bere nga z. Berisha e militantet e tij, me te cilet duhet te merret Prokuroria dhe shteti e policia shqiptare duhet t’ju marre ne mbrojtje!
    Qe me fillmet e demokracise e deri me sot, z. Carlo besoj e keni kuptuar, se kush punon per Shqiperine e shqiptaret eshte e do te jete i sulmuar nga z. Berisha e militantet e tij. Prandaj po sulmohi e kercenohi ne menyre banditeske edhe ju.
    Çfar ka bere Berisha ne keto 30 vjet?
    1. Me urdher te tij si kryetar i emruar nga te tjere ne PD brenda disa muajve u shkaterruan fambrikat e k9mbinatet, uzinat e ndermarrjet industriale e bujqesire, institucionet arsimore e artistike dhe kulturore, u prishen muzete e qendrat kulturore, bibliotekat e arkivat, dhe kinemate institutete e ASHSH, institucionet e gjithe sistemi i sherbimit mjekesore. U grabiten eksponate te muzeve e te veprave te artit, gjetjet arkeologjike te lashtesise e te mevoneshme, vlera materiale e monetare e shume te tjera, qe filozofia e shkaterrimit e mbjellur nga z. Berisha vazhdon edhe sot e kesaj dite edhe nga qeverite e majta, me qelkim qe shqiptaret te mos kene te kaluar.
    2. Ngriti firmat piramidale dhe shkaterrimin e shtetit e te ushtrise me 1997, qe nxiti l7ften civile Veri-Jug dhe ku u vrane e humben m8jra shqiptare.
    3. Organizoi grushtin e shtetit me 1998.
    4. Tragjedia e Gerdecit, ku u vrane 26 vete, nder ta edhe femij dhe u gjymtuan qindra vete, si dhedemeve ekonomike.
    5. U vrane 4 pjesemarres ne protesta ne Bulevard me 2011 te gjuajtur nga Kryem8nistria, si dhe ja deklaruar, se donte te vriste me snajper z. Rama, si kryetar i PS.
    6. Ka furnizuar Serbine me karburant ne kohen e embargos e te luftes se UÇK e te NATO, duke perkrahur vrasesit e bashkeatdhetareve tane shqiptare.
    Po pse nuk ndeshkohet!!!!??? Me kane thene, se te gjitha ato krime jane ta parashkruara. Pse dhe si?! Ne Shqiperi veprojne segmente antikombetare, qe nuk ndeshkohet krimi politik e tradhetia dhe krimi ekonomik, ku behen deme te pallogariteshme. Tefta Cani

  23. Haki Stërmilli says:

    Zoti Bolino. Ne në Itali themi që këta njerëz që kërcënojë dinë të bëjnë solo pompini. Lëre të bëjë atë që di më mirë: Pompini

  24. Haki Stërmilli says:

    Zoti Bolino. Ne në Itali themi që këta njerëz që kërcënojë dinë të bëjnë solo pompini. Lëre të bëjë atë që di më mirë: Pompini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *