Ilir Meta është nën panik

22 Maj 2020, 22:49Politika TEMA
Ilir Meta është nën panik

Nga Spartak Ngjela

Presidenti Ilir Meta është nën panik. Dje bërtiste për kryengritje mbarëpopullore, sot për një këshill suprem kundër reformës. Pse?

Paniku i njeriut të pushtetshëm që i vjen nga goditja penale apo shkarkimi nga detyra, mban në vetvete një rrezik shoqëror. Shumë psikologë dhe psikiatër i kanë analizuar këta lloj tipash si të qenë në prag të çmendurisë. Këta pushtetarë, ne këtë gjendje, pushtohen dhe drejtohen nga marrëzia, dhe, si rregull, shkojnë deri në krime: vrasin kundërshtarët. Kjo është arësyeja që këta tipa historikisht kanë qenë shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Një nga këta lloj tipash është edhe Ilir Meta. Një President shqiptar i trembur, i cili po shtyhet drejt një lloj frike që po i humbet ekuilibrin mendor. Por, pse është trembur? Sepse, ndonëse është President i Shqipërisë, nuk ka forcë t’i shpëtojë akuzës që i është ngritur për ta shkarkuar. Dhe kjo ia thellon edhe më tepër shqetësimin e tij, prandaj po dallon hapur se ka paqëndrueshmri në mendimet që shpreh, kushtet që vendos dhe arsyetimet kontradiktore që jep.

Ilir Meta sot është një president pa pushtet force, me të cilën mund të abuzojë, dhe ndërkohë është i kërcënuar nga reforma antikorrupsion; kurse dihet se reformën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton politika amerikanë. Ky është edhe shkaku i shqetësimit të tij.

Domethënë, e vërteta është kjo: Presidenti shqiptar, i trembur për vdekje, në fakt, është i kapur me shkelje dhe krime nga politika amerikane. Ndërkohë ai po kërkon mbrojtje, e nuk po e gjen dot: ku s’ka shkuar, në Moskë, në Beograd dhe në Athinë, por nuk po shpëton dot, se nuk ka pushtet, domethënë, se nuk ka forcë politike.
Po çfarë kërkon të bëjë ndërkohë?
Po kërkon të trembë Ramën dhe i ka hipur në kokë se mund të ngrerë popullin në kryengritje me ndoca aktorë periferikë të teatrit që s’i njeh kush; por dhe me Saliun. Madje, në funksion të kësaj force, që nuk është forcë, ka hedhur në diskutim dhe një platformë absurde kundër reformës në drejtësi. Kërkon me naivitet ngritjen e një këshilli që ta drejtojë ai vetë, dhe, me të pastaj, Meta të drejtojë shtetin aktual: domethënës Parlamentin.

Në një sens juridik, kjo platformë nuk gjen dot zbatim kushtetues, sepse reforma në drejtësi është reformë e strukturuar në Kushtetutë. Prandaj formula Meta është e dështuar që pa lindur.

Do shpërndaj Parlamentin dhe qeverinë, i thotë Ramës dhe aktorëve të teatrit, Presidenti Meta. Rama qesh, dhe tallet me të se ia di hallin, dhe si kryeministër ka policinë, që mund ta trajtojë Metën si keqbërësit e zakonshëm në këtë rast, sepse ky fakir president godet dhe politikën amerikane. Rama, qesh se e di që derëziu Metë është në jerm dhe frikë që i vjen nga çrregullimi psikik. Kurse Saliu nuk beson shumë te forca e Metës, por edhe ai është në hall. Të dy vuajnë njëhetësh nga lufta antikorrupsion, e cila drejtohet nga Uashingtoni, por që këta i kap për t’i vendosur nën hetim.

Kurse dalja e përditshme e ambasadores amerikanë me theks antikorrupsion, kuptohet që Saliun e ka mpirë, prandaj ky, me ankth po sheh nga Meta. Ndërsa vetë Metës, në darkë i duket vetja si Dantoni, kurse në mëngjes humbet në jerm dhe frikë.

Si pasojë e kësaj situate në ikje, të Metës dhe Saliut, të gjithë po tallen me vilat e tyre që i kanë karshi për karshi me njëri-tjetrin në Gjirin e Lalëzit, dhe që kushtojnë miliona. Media po ua përdor çdo ditë. Kur këto vila ata i ndërtuan më paratë e korrupsionit, nuk e kuptonin dot që ato vila, e prona të tjera si ato, do të bëheshin pikat ku do të mbështetej urrejtja popullore. Kjo sepse, të gjithë e dinë sot që, kur kanë ardhur në pushtet, këta të dy kanë qenë me këmishë pa trup, por vetëm me jakë.

Ndërkohë që të dy i ka kapur reforma antikorrupsion, dhe më e bukura është se kjo i kapi me ligjet që i bënë ata vetë. Po pse i bënë? Sepse u trembën nga Uashingtoni, dhe tani janë penduar e po duan të hidhen në sulm antiamerikan. Dhe, pikërisht për këtë, Meta ka nxjerrë një platformë pazari që nuk ka lidhje me kushtetutën dhe me ligjin.

Por sot, tek e shpalli platformën e tij, Meta dallohej se ishte i tërhequr. Siç duket thjesht nga ndërhyrja direkte që i bëri ambasadorja Yuri Kim, kur e akuzoi për një lëvizje të fshehtë kundër reformës në drejtësi.

Dhe duhet theksuar se, ndërhyrjet drastike të ambasadores amerikanë e kanë ringjallur shpresën te shqiptarët në lidhje me reformën. Të gjithë po prisnin ndërhyrjen e saj, dhe ajo ndërhyri në mënyrë drastike. Ashtu siç flitet direkt me gjuhë të drejtpërdrejtë kundrejt krimit të organizuar.

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, po kuptohet se “revolucioni Meta” u shtyp para se të fillonte.

Po Berisha? Ai kuptohej se nuk kish ndonjë besim të plotë te Meta. Në fakt, Berisha e di se çfarë i kanë në dorë amerikanët Metës, se e ka provuar edhe vetë. Prandaj, Meta, tani duhet të presë fatin e tij nëpër proceset ligjore të një reforme antikorrupsion. E pra, çfarë do të bëjnë këta të dy në këto momente, do të vënë në zbatim platformën Meta? Asgjë nuk mund të bëjnë dot. Janë të mundur, jo nga shqiptarët, por nga Uashingtoni, dhe në dobi të shqiptarëve.

E vetmja shpresë e të mundurit, na kanë thënë romakët e mëdhenj, është që ai të mos ketë asnjë shpresë. E pra? Asgjë, prisni dhe shikoni.

23 komente në “Ilir Meta është nën panik”

    1. Leqi says:

      Metes i presin vetem shkarkimin se pas akuzave per korrupsion do te derdhen me dhjetera akuza dhe leshohen dhjetera urdhera ekstradimi per Meten nga policite e Evropes se ai ka qene ne krye te trafikut te droges ne drejtim te EU.I kane gati dosjet per Meten policite e Evropes.

  1. Timi says:

    SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK…..SPAAAAAAAAAAAAKKKKK!

  2. miu says:

    keta te dy kane qene me kemishe pa trup ,por vetem me jake. shume e goditur kjo shprehje.

    1. L says:

      Dhe me corape me thembra te grisura dhe breke te andruara.

  3. jopergje... says:

    Pikerisht ky eshte problemi. Meta eshte i pashprese por nuk e pranon perballjen me drejtesine. Vetem fakti qe s’mund dot Dvoranin duhet ta bej qe te kuptoj se cfar force e madhe qendron mbas tij. Macja me miun por presidenti nuk e kupton dot vete dhe i rrethuar me njerez si Qim Peka, Arjan Cani e Andi Bejtja Kush do ta ndihmoje? Ata jane budallenj te gjith!

  4. boston says:

    Jepi avokat fjala jote ne vesh te perendise.

  5. Bimi says:

    Ka vjedhur apo ska vjedhur Meta eshte problem i shqiptareve. Po keshtu duhet apo nuk duhet shkarkuar Meta eshte problem i Shqiptareve. Ngjela eshte delirant nese mendon se Amerika e ka hallin e reformes gjyqesore te Shqiperise. Amerikes nuk i kercet per shqiperine. E nese ka fakte per Meten mund ti perdori kur ti duhet. Shqiperia sikurse Xhibuti apo Peruja nuk i interesojne Amerikes. Shihni makinen e ambasadores Amerikane nje vjetersire Ford Victoria i viteve 90 qe ketej kushton 1000 dollare. Kaq rendesi ka Shqiperia per USA. Ngjela ka rrjedhur komplet. Gjynah ku ka perfundu vendi.

  6. the american says:

    halli i metës janë ??
    edhe spak & do e shohim tymin e bardhë…

  7. Luku says:

    Je i madh avokat.shkruan drejt,pastër bukur….

  8. Tonini says:

    Avokat.kjo tamam eshte situata.ky duhet te jete fundi i ketyre kriminelve.te faleminderit

  9. Malo says:

    Cfar te presin e gjithe drejtesia eshte ne Kolaps,te presim sa te Ikesh edhe ti me gjithe keto lloje llomotitjesh te genjeshterta e qellim plota ndaj njerezeve.

  10. …nga dita ne dite , Ilir Meta po “shnderrohet” ne Ilir M… , “? kujdes mos e shkelni me kembe” se osht President “Allendeja , gati te vrase vehten” siç e deklaroi ne Pogradec…… ?????????

  11. ???? says:

    Avokat Ngjela, je i papare. Bravo, ke llogjike po je edhe specialist ne fushen e ligjeve. ??

  12. "BOHOTINA" says:

    E ke qare sot kete shkrim avukat Ngjela.

  13. Shenjestra says:

    Te lumt zoti Ngjela. E ke thare.Me pelqen shume guximi yt dhe mendjeprehtesia jote.Te gjitha ato sa lexova ne kete shkrim,jane te pranueshme.Je nje jurist i pergatitur.Krimineleve jua thua troç dhe saket ato qe kane.Meta dhe Berisha vertete jane te trembur se jane te kapur nga Amerika per krimet qe kane bere deri sot ne shqiperi.Me e keqja eshte se keta dy,edhe pse jane fajtor,jane hedhur kundra Amerikes dhe BE-s.Keta jane si puna e asaj dhise,qe,shiu bje dhe ajo e mban bishtin perpjete.Fundi tyre me sa duket eshte tragjike.Pershendetje.

  14. shqip says:

    Amerika është problem, dhe kjo është bere e qartë që nga ardhja e Lu-së nën administratën Obama, e deri te amb Yuri Kim e adm Tramp. Këtij qëndrimi i shtohen në vijimësi të gjithë të dërguarit e departamentit të shtetit , nga Hillary Clinton, te Grenel, të gjithë pa përjashtim, në një vijë, në një diskurs. Po le ta zëmë që Berisha – Meta e kanë hedhur karremin gjetkë, Rusi p. sh . Dhe sigurisht që këtu ka ca te vërteta drithëruese. I gjithë aksioni politik i opozitës shqiptare, por edhe disa segmente në Kosovë, Maqedoni, drejtohet nga Federata Ruse në pjesën kryesore. Plus nga populistet Europiane që, tek Meta, Berisha, shohin instrumentatat e duhur për sa i përket zgjerimit të BE. Rastet janë të përsëritura, të faktuara, dhe për fat të keq kanë bërë dëme në politikën e jashtme të Shqipërisë. Mjafton qëndrimi I disa diplomatëve të Bundestagut, apo afrimi i qëndrimeve pro greke për çmilitarizimin e kufijve detare. Ku pala shqiptare e palo opozitës , bie dakort me propozimet tendencioze greke. Këto dhe të tjera, janë në vija të trasha problematika e marrëdhënies opozitë – faktori ndërkombëtar. Mirëpo lufta ka dy fronte. Duket se fronti kryesor është hapur në Tirane. Faktori i brendshëm është ai, derminanti për sa kohë shqipja flitet më mirë aty ku jetohet. Pas 2009 mes shqiptarëve dhe Sali Berishës ka vijuar një thyerje e madhe. Jo se ne 97 nuk kishte thyerje, por 2009 filloi thyerja brenda llojit. Vjedhja e votave që mori vëmendje jo të pakët në arenën ndërkombëtare, solli dhe një lloj tërheqje të pjesës së mesme e të lartë të shoqërisë. Pjesë e cila kuptoi që ky vend me Saliun nuk ka të ardhme. Pasi nuk mjaftojnë vetëm leket për të bere një jetë normale. Njerëzit duan shtet. 2011 vulosi përfundimisht “vdekjen” e Berishizmit si Model. Dhe rezultati shihet qartë. 13, 15, 17, 19, janë katër palë zgjedhje që Berisha ka marrë rrokullimen. Simetriku i tij Meta duket se po përjeton fundin e një cikli. Ai dhe partia e tij hibride nuk kishin rrënjë në sistem. Shumë analistë e përcaktojnë Metën si lojtar të fortë në skakieren e politikës. Termi I përdorur le vend për interpretim. Duket që pas divorcit me Ramen , partia e drejtuar me këshill familjar ka rënë shumë në peshë. Lsi nuk është si PD qe ka një elektorat të sajin tradicional dhe të strukturuar. Lsi është ngritur mbi bazë aksioneresh. Në momentin që borsa shkon mirë, këta investojnë, ( japin votën me përqindje interes). Në momentin që indice shkon poshtë, ata marrin ç’kane për të marrë, dhe ikin për të gjetur burime të tjera pa risk. Mendoj që, pavarësisht perceptimit në publik, Meta ndodhet në situatë më të rëndë se Berisha. Dhe pa u zbalancuar shumë mbi disa zhvillime të tre vjetëve të fundit, mendoj që Basha po luan topin në fushën e Rames. E ka kuptuar Meta kete? Kjo është pyetja që shtrohet në këtë situatë. Meta ka qenë I detyruar të dilte nga strofa ku e futën para 3 vitesh. Por duke dalë, sigurisht për mbijetesë, po bën gabime të njëpasnjëshme. Është pak a shume teoria që thotë avokat Ngjela. Por, ka gjithmonë një por. Shqipëria duke qenë se është vend I anomalive , e gjitha çfarë duhet të ndodhe normalisht, mund të bëjë surpriza të shëmtuara për këdo. Historia jonë është e mbushur me aspekte të tilla. Që ne shpesh e përkufizojmë me shprehjen : ” S’na ka buzeqshur asnjëherë fati”.

  15. Brahoo says:

    Kete Ilir Meten kush e beri president ?! Po e gjete kete Taku ka rrezik qe ta kuptosh edhe ti qe as Metes e as Saliut si rruhet fare deri sa te kene partine socialiste…ne pushtet por edhe ne opozite.

  16. Preshevari says:

    Avokat Ngjela,
    ju jeni nje analist, nje interpretues dhe nje zberthyes i shkelqyeshem i çdo veprimi dhe fjale. Ju po e nxjerrni ne drite vullgaritetin dhe ndjenjat e erreta te politikanve keqberes ne te gjithe trungun shqipfoles. Vleresimi im per juve eshte ky: Ju jeni per trojet shqiptare si “decemviret romak” = (Decemviri legibus scribundis”), qe ne vitin 451 p.e. se re e shkruajten per HONOR te Drejten Romake “Leges duodecim Tabularum”.
    Respekt
    Suksese

  17. rexha 10 says:

    AMAN MORE TAKU ME AMERIKONIN,SE PO E FUTE NE GJYNOH.A THUA SE EDHE AI QE E QUAJTI BURRE SHTETI BERISHEN NUKE QE AMERIKON ,PRE NGA SHANGAI .SHEHE A KE GJE TJETER ME THEN ,SEPSE AMERIKANI I KA DHENE G A R A N C I N E………………………………………

  18. Trotski says:

    Po presim me padurim masat konkrete kunder ketyre delenxhinjeve te Korruptuar .O Zot Sa Ma pare !!! O SPAK po te Presim te shikojme Vrullin Tend te Drejtesise se Shenjte!!!

  19. Trotski says:

    Po presim me padurim masat konkrete kunder ketyre delenxhinjeve te Korruptuar .O Zot Sa Ma pare !!! O SPAK po te Presim te shikojme Vrullin Tend te Drejtesise se Shenjte!!!
    po ç’ke O Z.Moderator? Je Kundra???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje