Procesi i rindërtimit në Bubq, Rama: Më 20 qershor nis puna, ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

22 Maj 2020, 14:10Politika TEMA
Procesi i rindërtimit në Bubq, Rama: Më 20 qershor nis puna,

Bubqi me 20 qershor do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të nisë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj prezantoi planin, ku bëri me dije se do të ketë shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit. Në këtë plan janë përfshirë 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike.

“Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor – fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje