Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

Nga Kreshnik Spahiu

Për herë të parë pas 30 vitesh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderve që sundojnë Shqipërinë.

Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” – deklaroi ajo.

Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha?

– sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.

– Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emrimet në gjykata.

– Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sitemit danez.

– Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore.

– Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajsinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.

– Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishēn dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri tē bizneseve të tyre.

– Sepse të 4 së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.

– Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi mardhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.

– Sepse pas mitingut të 2 Marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.

– Sepse Amerika ka 8 vjet kërkon proçedimin e Ilir Metës por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha. (Kujtojmë që Rama e votoi Metēn si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlautin i kërkuan prokurorit përgjithash proçesim penal për Ilir Metën)

Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha.

Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat tek teatri.

Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zajevi me Gruevskin.

Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy reforma në drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do kërkoj të blej lirë dy të pandehurit e amerikanve në Shqipëri në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?

Prova e zjarrit është “fadroma”. Amerikanët po presin të fundosi presidencën…..

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?”

  1. Miri says:

    Do i besoja analizes tende po qe se nuk i thua keto fjale nga marazi qe nuk te dhane nje karrige deputeti. Po flet Kreshniku, qe kur ky ishte ne majat e drejtesise, kjo e gjora u perdhunua rendshem nga gjygjtaret e emeruar nga ai vete. Edhe futja e gjingjoneve ne KLD veper e ketij eshte. Nuk mund te merren per baze fjalet e nje njeriu me te shkuar te erret ne drejtesine shqiptare.

    1. Agon says:

      Mos i shih gunën thotë populli por punën, puna në këtë rast është a janë të vërteta ato që thotë, kjo duhet të ishte pyetja, sepse maskarenjtë ja u nxjerrin të palarat maskarenjve, ata i dinë mirë ku dhe si, kanë qenë vet tek e keqja…

      1. Kelmendi says:

        E drejte, nese Berisha dhe Meta do te perfundonin ne burg, nuk kam asnje kundershtim ta pranoj qe Kreshniku eshte hipokrit

  2. PS-PD-LSI KANCER I KOMBIT SHQIPTAR says:

    Ramuti Sali kerrma dhe like floriri jan nje corb ,Ramut mjelloshi si r****r qe esht likja do hiqesh ne prill kurse ram kurva u be shok se kan vjedhur bashk dhe nuk behet shtet kto tre parti Duhen bojkotuar vitin e ardhshem qe te ngelin jasht parlamentit

  3. H says:

    Këta janë mafja që kanë robëruar popullin. Zoti bekoftë amerikën , të na shpëtojë. Për ne ,na vjedhin edhe dhëmbët që kemi në gojë.

  4. Z says:

    Megjithese Kreshniku eshte dhe ka qene servili tyre,i shikon gjerat ndryshe ssepse pret t’i hedhin ndonje kocke!

  5. shvejku says:

    Kreshnik. Me kete shkrim e tregove veten se ke qene dhe mbetesh nje cope idioti.

  6. i pashpresi says:

    RESPEKT PER TY KRESHNIK ME NE FUND PASKA NJE POLITIKAN QE E DO SHQIPERIN FALE TEJE U ZBULUA EDHE LOJA E KTYRE KURVAVE POLITIKAN DUHET TE FILLOJ NGA RAMA PASTAJ ME RRADH

  7. Zgalem says:

    Deri sa Rama , nuk zhvilloi proceset , per shkarkimin e Presidentit , qe filloi komisjoni parlamentar drejtuar nga H. Manja , keto jane shenja se po kerkohet marrveshje , per te zhbere reformen ne drejtesi . Pse me i rendesishem ishte rrezimi i teatrit se sa rrezimi i Presidentit ? Po qe se vertetohet , per nje marrveshje okulte , duhet sakrifikuar Rama. Te zevendesohet me nje tjeter nga PS. dhe reforma ne drejtesi te mos ndalet . Platformat e Metes , synojne te pengojne , deri ne zhberje te reformes . Vureni re : Dvorani , Keshilli , Kushtetusja . Meta po kerkon nje pushtet paralel ekekutiv . E ka sqaruar bukur , Z. Spahiu . Vete Rama , po shkon drejt vetasgjesimit . Qeverritaret e tranzicionit kane
    besim se populli ua fal gabimet , ose i harron gabimet e t yre . Koha nuk pret . meta mund te realizoi ate , qe kurre nuk i shkon nder mend
    Rames dhe vete nderkombetarve . Do te jete me racionale , qe Kryeminister te emerohet nga PS F. Xhafaj . kuvendi e voton . Zgalem

  8. Kris 1 says:

    Ndryshimi I sistemit zgjedhor e pastron haurin nga maskarenjte .bekuar qofte ambasaborja Juri Kim po I beri keto dhurate popullit shqiptar

  9. rexha 10 says:

    MUNDE TE THONI C’FARE TE DONI ,POREB KY ZOTRIA KA SHUME TE DREJTE. A JU KUJTOHET RAMA SE C’FARE THA PER SHKARKIMIN E METES???
    DO JA KALOJME SI PROCEDURE PARLAMENTIT MBASE 2020 .ESHTE KY QE I KA BERE CARAPE TE GJITHE POLITIKEN .VERTETE FLETE DHE ESHTE I PREGATITUR ,PORE ESHTE SHUME ARROGANTE DHE NXJERRE NE PAHE PUSHTETIN QE KA. PO E SHIKONI QE NUKE E DUAN ASE TE MAJTET ,E BEJNE VETEM PER TI BERE QEJFIN .KA TIPARET E NJE PERSONI TE PANJOHUR .NUKE E KUPTON C’FARE THOTE ,DHE C’FARE BENE.VERE GJOBA ,DHE HIQE GJOBA A THUA SE I DREJTON KY NJERI TE GJITHA MINISTRITE ,APO ISTITUCIONET PUBLIKE.EDHE KY VJEDHE ,PORE NUKE TE VRETENDRYSHE NGA AI I PARI KRYEMINISTER SALEHU BIRISHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *