Të fusësh nga dritarja, ata që dolën nga dera

Nga Skënder Minxhozi

Nuk ka asnjë dyshim që ndër të gjithë ata që drejtojnë sot opozitën politike në Shqipëri, Ilir Meta ka nuhatjen, pozitën dhe kapacitetet e duhura, që ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër gradën e fundit në të cilën ka rënë opozitarizmi zyrtar në këtë vend, pas degies së mandateve parlamentare vitin e shkuar.

Ashtu si shumë të tjerë që kishin parashikuar një zhvlerësim të hatashëm të peshës dhe rolit të opozitës, në rast se ajo do të dilte kolektivisht nga sistemi institucional e politik, edhe Presidenti Meta ka mundur të kuptojë gjatë 15 muajve të fundit, pas djegies së mandateve, derexhenë e rrezikshme në të cilën është katandisur sot kampi i opozitës shqiptare.

Platforma që ai propozoi pak orë më parë, synon pikërisht rikthimin e opozitës në tavolinën e vendimmarrjes, përmes krijimit të një sistemi tryezash politike, që do të paravendosin atë që Parlamenti do të votojë më pas formalisht.

Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë, kryesisht në drejtim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij është akomoduar dhe ndjehet mirë me situatën e krijuar, ku Rama i ka praktikisht duart e lira për të bërë çfarë të dojë, kurse opozita vetëm sa hedh shashka në anë të rrugës.

Duke nisur nga mitingu i 2 marsit, kur Meta e vuti veten në podiumin e mitingut anti-qeveritar, ndërkohë që Basha e Berisha u rreshtuan mes protestuesve si spektatorë të thjeshtë, u pa qartë se kryetari i shtetit po kërkon të marrë përsipër një pjesë të barrës që opozita rrugore, nuk po arrin ta mbajë dot. Ndërkohë Basha gjen kauzën e rastësore të rradhës për të ngritur zërin, siç po ndodh me Teatrin, Presidenti është prej muajsh në konflikt konstant me maxhorancën. Tashmë është fare e qartë ku qëndron pika e gravitetit opozitar në Shqipëri dhe cili është kryetari real i panelit.

Platforma aktuale e Ilir Metës është gjithashtu tentativa e fundit publike për të shtyrë drejt krijimit të një sistemi paralel vendimmarrjeje politike të nivelit të lartë, me qëllim zhvlerësimin dhe formalizimin e institucioneve aktuale të shtetit.

Si e tillë, ajo është edhe një lëvizje provokative në drejtim të ndërkombëtarëve dhe institucioneve kryesore të shtetit. Meta e thotë hapur që parlamenti nuk ka më tagrat kushtetues për të votuar, kurse qeveria funksionon në mënyrë ilegale. Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por njëherësh është e vështirë të kuptohet sesi Presidenti kërkon të ndërtojë ura komunikimi me këtë palë, pasi e ka anatemuar me fjalët më të rënda.

Presidenti kërkon të fusë duart në mënyrë të hapur në procesin e reformës në drejtësi dhe në negociatat e afërta me Bashkimin Evropian. Pasi e cilësoi, fjala vjen, Zef Mazin si një diplomat që do ta kishte firmosur “menjëherë” si ministër të jashtëm, ai njofton se po kërkon ta heqë këtë ambasador nga detyra e kryenegociatorit, ende pa nisur nga puna.

Ky dyzim është në fakt esenca e platformës së presidentit. Një figure politike që e ka parim egzistencial lojën me disa kuptime dhe me disa porta. Lista e fundit e propozimeve që ai ka bërë publike, e kanë brenda edhe ambiguitetin, edhe qëndrimin e dyzuar, për të thënë njëherësh gjithçka dhe asgjë. Një shembull: megjithëse Juri Kim reagoi direkt pas bërjes publike të listës së në fjalë, presidenti e mohoi që mesazhi i ambasadores t’i jetë drejtuar atij. Meqë ra fjala: duket se mes kryetarit tonë të shtetit dhe ambasadores së re të SHBA po përvijohet një luftë e ftohtë distancë. Paska qenë e thënë që ajo zyrë (e Presidentit), të pjellë historikisht beteja me Rrugën e Elbasanit!

Platforma Meta nuk ofron asgjë të re në meidanin politik. Ajo vetëm kërkon të dublojë, të relativizojë dhe të shfuqizojë institucionet dhe proceset e rëndësishme që ato kanë në duar. Për të ndërtuar një shtet tryezash (nënkupto kulisash), në kurriz të shtetit të institucioneve. Ilir Meta e di se ajo çka bëri një vit më parë PD dhe LSI nuk shbëhet më. Thjesht po mundohet që t’i fusë në tavolinën e vendimmarrjes nga dritarja, ata që në shkurt të vitit të shkuar dolën nga dera. Nëse do ta lejojnë, kuptohet…

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Të fusësh nga dritarja, ata që dolën nga dera”

  1. Ndroqi says:

    Po ca nuhatje ka ai o Minxhoz,ai eshte rob i trash,veprimet e tij kuptohen pa i bere,ti thu ka nuhatje.Atij nuk i ka ngel asgje vec asaj karrikes se perkohshme presidenciale,mendimi i shqiptareve eshte se kemi nje president hajdut qe po rri per inerci ne detyre.

    1. Monika says:

      O Koqi,…lexo edhe rreshtin e dyte,…edhe te tretin e keshtu me radhe. Apo mbarove kursin e fejsbukut ti zemra edhe “tani kam pak kohe te ndreq hallet e Shqiperise “

    2. Timi says:

      Sakte nje hajdut provincual pa tru.

  2. xhemal says:

    Ju gazetaret ne shqiperi ndodheni ne gjendje shoku.te shkruash per liken eshte sikur te ofendosh nje popull te tere.akoma i jepni rendesi.ka nuhatje thoni ..po nuhat m..in..e floririn…kete e dime. ..ju propogandoni politikane qe i kane bere dem shqiperise me vendimet apo mos vendimet.si ty skender ka plote ne shqiperi.keshtu i bejne elozhe sali beut te 94,96,97,98,2008?2011,2017,2019,e tani ne 2020,ju e keni te veshtire te vleresoni njerezit e sukesit edhe ne politike gjoja se pastaj u akuzojne antidemokracise.ose ushqehesh nga llagemet e parave te pista.une punetor jam e skam lidhje me asnje pushtet.ushqehem me punen e djersen time.por revoltohen kur ju gazetaret si njerez te fjales lire.jeni zhytyr ne erresiren e klaneve e trustet e genjeshtres e sdini tu jepni shprese njerezeve mes fjales.jeni kethyer ne nje mall .ju mungon dinjiteti, vertetesia bukuria e shprehjes .edhe shqipen po e shtremberoni.jeni bere te vrazhde.qani hallet e zyrave ne bulevard.jeni bere te vegjel ne shpirt te mbyllur ne zyrat e ndermarrjeve tuaja qe prodhojne vetem mbeturina kjo eshte nje barre tjeter per njerezit .rrini tere kohen poshte ne kafenete e thashethemeve e flisni per varferine me barkun plote te ushqyer mire nga puna e papaguar e qindra mijera njerezeve.kaq per sot
    Nje keshille mesoni gjuhen e bukur shqipe te nenes e flisni e shruani per ata qe dersijne lodhen e rrojme me dinjitet.jane shume,shume

    1. Çazim Çazimi says:

      …kuptohesh ndër rrjeshta që je një punëtor i vërtetë 🤨🤨🤨😜

  3. mona says:

    Aktori kryesor i derexhese ku eshte futur opozita, eshte vete Ilir Meta.

  4. Fajin e ka palloshi qe e beri president,duke kujtuar se do e heqi qafe says:

    Like hajdutit ja ka heq nuhatjen mona duke tundur breket qe i fali tosi….
    O minxhoz ky jo qe nuk ka nuhatje politike por udhehiqet nga instiktet kafsherore te mbrojtjes se plackes vjedhur…
    Ketu nuk ka burra te ndershem qe ti tregojne vendin ketij hajduti e kompanise berisha.
    Ketu sa me shume te vjedhesh aq me shume ngjitesh lart

  5. Ak47 says:

    Kur u rrezua karakatina e theatros, shumica tha shyqyr. Kur te shkarkohet gjysma presidenti i floririt, do te duartrokasim. Kur arrestohet dhe denohet Saliu i Mortjes, atehere te gjallet do gjejne shpresen dhe te renet-paqen. Forca Shqiperi.

  6. ⚖️⚖️⚖️ says:

    🇺🇸🇺🇸🇪🇺🇪🇺👍🏻👍🏻

  7. Hoti says:

    Jane pisat si ky gazetar qe ushqyen prishjen e teatriit.

  8. Inol says:

    Meta mund te futet tek njerezit e zgjuar! Ai eshte nje fshatar intelegjent por pa intelektualizem. E pasqyron qarte qarte ne te folur, ne fjalor dhe ne formulime gojore qe bene. Prandaj ka thirrur Blushin prane si keshilltar.
    Gjate viteve per shkak te urise per pasuri dhe mentalitetit fshatar ndaj pasurise dhe shtetit, eshte ekspozuar keqas si i korruptuar, hajdut dhe mashtrues. Duhet te jete edhe i dhunshem.
    Kjo e ka mbushur me mekate te cilat publiku i vlereson te denueshme penalishte. Por edhe partneret perendimor. Ne politike eshte i nedndheshdm dhe intrigant. Te gjithe besojne se ai eshte kandidate kryesor per tu marre ne pyetje ne hetim nga SPAK.
    Momentalishte eshte i trembur pasi nuk e kontrollon dot SPAK. Dhe ndoshta mund te jete zhvilluar Dosja e tij. Ne keto kushte ai ka friken per ndonje zhvillim alla “shembje teater”!
    Sepse Komisioni per shkarkim eshte ende ne fuqi dhe nje te shkelur syri dhe nese ndodh kjo, hapen rruge te tjera…
    Pikerisht kjo e ka trembur dhe po kerkon zhvillime te shpejta politike, corjentime dhe vonese, devijim dhe mundesisht kthim mbrapa te reformes.
    Ne fakt kerkon nje ” coup d’etat ” ndaj reformes. Mesazhi i state Ambasy i drejtohet dhe e paralajmeron pikerisht Presidentin. Takimi ne Pall. Brigadasve me opoziten u pa si fillim i ketij procesi destabilizimi juridik te vendit.
    Ky takim ve ne dyshim ne menyre indirekte edhe sinqeritetine e z. Rama.
    Ne perfundim IM eshte tashme i shenjestruar dhe i vene totalishte ne vemendjen Partnereve perendimor.
    Kjo situate i intereson Berishes por edhe Bashes sepse vonohet dhe zbehet vemendja ndaj tyre. Ata fitojne kohe. Rames po e po! Se i lehteson Integrimin ne Europe me hap galopant. Eshte fitore e Re politike dhe me permasa te medha. I rrit imunitetin!

  9. Timi says:

    Sakte nje hajdut provincual pa tru.

  10. malsori says:

    O Xhemal kush nuk i ka bere dem Shqiperise nga politikanet dhe Qeveritaret. Demet qe po i ben tani Rama Popollit Shqiptare po behen dhe me te mbedhaja nga demet qe beri Saliu dhe Likja. Varferia e popullit eshte ne te njejtin Nivel. Mos komentoni kot por kerkoni zgjidje per ate popull ,pa aneshmeri Partie

  11. malsia says:

    TEma pse nuk keni botuar komentin qe kam bere disa ore me para opo u prekte interesat. Gazete interesash. Mjer populli shqipetare qe kudo gjen Lepirs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *