“Teatri”, nuk po flet presidenti, po flet Ilir Meta

22 Maj 2020, 10:51Politika TEMA

Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm…”, shkruan ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në Facebook, për rolin e Policisë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai nuk ndihet i zhgënjyer e as i frustruar për identifikimin që i bën vetes.  Sipas tij, policia sot është më e mirë sesa dje nën një tjetër qeverisje…

…Ndaj Lleshajt nuk ka reagim opozite, e aq më shumë nga dy zërat e saj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Jo… Reagimi vjen nga selia e Presidencës, aty ku sot u drejtuan protestues të Aleancës për Mbrojtjen e Qytetarit se Ilir Meta duhet të shpërndante parlamentin.

Lulzim Basha ishte aty, në protestë. Diku larg tij, më shumë duke buzëqeshur edhe Monika Kryemadhi. Por thirrja nuk ishte për ta. Ishte për Ilir Metën. Që fizikisht nuk ishte aty, (të paktën deri sot, e mërkurë).

Atëherë, pse protestuesit shohin më afër tyre Ilir Metën, sesa Lulzim Bashën?

…Pak para para nisjes së protestës, duke sfiduar hapur ministrin e Brendshëm, Presidenti Meta nxjerr një video në Facenook ku shihen fragmente të ndërhyrjes vend e pa vend të policisë ndaj protestuesve. Dhe një koment po aq të fortë sa vetë video

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane…”.

Më herët, në mëngjesin e të mërkurës, një tjetër postim:

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procesimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Lironi të burgosurit politikë”. Nuk është Lulzim Basha ai që shkruan. Është sërish Ilir Meta.

“Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!… Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë ”.

Parë nga ana institucionale, shtrohet pyetja; A është ky Presidenti i vendit? E vështirë të thuhet. Parë nga përvoja e tij politike, a është ky Ilir Meta? Po. Është Ilir Meta i 2 marsit dhe i aksioneve të tjera politike të mëhershme, por me një devizë të re, që Basha dhe Kryemadhi nuk po e arrijnë dot…

Ai t enjte thërret Bashën dhe aleatët e tij, jo në zyrë. Por në Pallatin e Brigadave…Meta ka filluar të lëvizë, për atë që la pezull nga pandemia e imponuar …(Si)

3 komente në ““Teatri”, nuk po flet presidenti, po flet Ilir Meta”

  1. Shatangisti says:

    Ky Shtangisti eshte Regjizori i katrahures se te ashtequajturit Teater. E Gjite kjo behet per te sabotuar Reformen ne Drejtesi,

    e per te shpetuar nga Burgu KOPEJA e HAJDUTEVE dhe VRASESVE te popullit Shqiptar.

    Plehrat si keta, duhen marre perpara me Buldozer dhe gremisur…

  2. Gri says:

    Zoti Ilir! Ti je i dyshuar per hajdut, i korruptuar, me nje bsh qe flitet qe me karroce transportonte droge! Vilat dhe pasurite tuaja si dhe pagesa modeste per edukimin e femijeve prej 140 000 pound, zhdukja e floririt kur ti ishe Km, fyerja e qytetareve shqiptar si “kokepalar” – jane te gjitha raste qe duhen verifikuar dhe per kete duhet te merret SPAK! Ti vete nuk u beson vidjove!
    Une jame shume i keqardhur per ty, kur degjoj njerez te thjeshte qe e kane ne maj te gjuhes per Ty fjalen hajdut, i korruptuar dhe intrigant! Me vjen keq thjeshte se je qytetar i dyshuar shqiptar per te gjitha sa te shkruaj me siper. Kjo sepse nuk te njoh si President!
    Ato fjalet e dashurise per Shqiperine bashke me tete shoqe te bejne per te vjell dhe shpesh them vehtes fat muti qe jam bashkombas me keto keto dy poshtersira shqiptare!

  3. Dridhe Like, se na fike says:

    Ky ngeli ne gjunjë merr jahu..
    Këputini dhe ndonjë të q….
    Mqs e merr kollaj pozicionin ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje