Thaçi: Jam ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, me padurim e pres shkurtin t’iu them mirupafshim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të largohet nga jeta politike në përfundim të mandatit të tij si kreu i shtetit.

Në një intervistë, ai ka thënë se është ngopur me pushtet këto 20 vitet e fundit, pasi është një nga të paktët politikanë të Kosovës që gjithmonë ka patur pushtet në këto 20 vite.

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë”.

”Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndërkohë ai është shprehur se po e pret me padurim shkurtin, kur i mbaron edhe mandati si President i vendit.

“Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e  di cilit lider do ti ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014.

Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Thaçi: Jam ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, me padurim e pres shkurtin t’iu them mirupafshim”

  1. RROFTÈ HASHIM THAÇI 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:

    Hashim Thaçi LEGJENDAR dhe ATDHETAR do mbetet i GDHËNDUR në HISTORI me SHKRONJA të ARTA , si LUFTËTARI SHEMBULLOR , PATRIOTI dhe ATDHETARI më i PËRKRYER që ka LINDUR KOSOVA ndonjëherë !!!! RROFTË HASHIM THAÇI ATDHETAR dhe SHPRESOJ shumë që ZOTI HASHIM THAÇI të bëhet KRYETAR i PARTISË SOCIALISTE të SHQIPËRISË dhe KRYEMINISTËR i gjithë TROJEVE SHQIPTARE 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  2. Baliu says:

    Moderrn prostident do ti shkruaj kujtimet ne Guantanamo.

  3. sllavo mongolian komunist says:

    po si jo mor gjarper i zi posi jo…ti perfaqeson gjithcka t’keqe n’trojet shqiptare dhe shpesh njeriu mendon si mund t’dale prej k’tij kombi fisnik nji helm si ti??

    gjithsesi ne te gjithe e dime mire se ti do vazhdosh ta helmojsh kombin tone bashke me gjarperinjte e tjere ne ballkan derisa te dale nje HAKI TAHA tjeter dhe te jape shperblimin me te vogel qe meriton

  4. sarien says:

    vetem keta ne shqiperi nuk zhduken ndonjehere, duke filluar nga Ed palla.

  5. currilsi says:

    IK O THACI SE DO PERFUNDOSH SI LIKE FLORIRI

  6. currilsi says:

    ik sa ma shpejt dhe do ju bajme dy statuja floriri ty dhe like floririt

  7. Lili says:

    Lutjet tona per te ta plotesuar deshiren! Do Zoti ne kete Ramazan te na ndegjoje edhe te te dergoje ne pushim!

  8. Kukuleci says:

    Pa diskutim Hashim Thaci do ngelet figura me e ndritur e kombit Shqipetar . Kush me shume se ai pati mbeshtetjen e gjith botes per luften e drejte qe zhilloi ne mbeshtetje te popullit dhe trojeve Shqipetare. Per kombin ai do ngelet i baras vlefshem me Imail Qemalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *