Zaptoi plazhin në Dhërmi, gjobitet dhe procedohet pronari

22 Maj 2020, 19:12Sociale TEMA

Një subjekt privat është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kishte zaptuar një pjesë të hapësirë publike bregdetare në Dhërmi.

Subjekti në pronësi të 44-vjeçarit me iniciale A.B. ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Këtij subjekti ju konstatuan edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje nga Bashkia e Himarës.

Forcat policore të Komisariatit të Himarës nisën procedimin penal ndaj 44-vjeçarit për veprën penale shpërdorim i pronës dhe përdorimi i tokës.

Nga ana tjetër, IKMT gjobiti me 20 milionë Lekë të vjetra sipërmarrësin për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po kështu, IKMT pezulloi punimet dhe sanksionoi me vendim subjektin kundravajtës.

2 komente në “Zaptoi plazhin në Dhërmi, gjobitet dhe procedohet pronari”

  1. shqip says:

    Shife kur të çohet agimi artë me Nerenxin. Po na vjedhin pronat, po na mohojnë liritë e grekëve. Edi mos ju ndaj fadromës. Hidhi vetëm naftë dhe rrafsh gjithë çibanet. Ky vend o bëhet me ligj, ose s’ka për tu bëre kurrë.

  2. currilsi says:

    thashe ta provoj dhe une nje here.gjith po vjedhin e asgje s’u ka ndodhur.mos guxo te vjedhesh o halldup, me thane,jane caktuar ata qe mund te vjedhin,ajde shko fshi b…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje