Ajri i ndotur, “peshqesh” i makinave

23 Maj 2020, 18:00Sociale TEMA
Ajri i ndotur, “peshqesh” i makinave

Periudha e izolimit social, kur shoqëria ndaloi së funksionuari dhe lëvizja e makinave u ndalua, nxorri në pah një të vërtetë, deri atëherë të debatueshme: ndotja nga makinat është dëmtuesi kryesor i cilësisë së ajrit dhe më gjerë.

Ditë pas dite qiejtë e qyteteve tona u bënë më të qartë dhe horizonti i shikimit tonë u shtua.

E gjithë ndotja e shkaktuar ndër vite u largua në pak kohë. Shumë prej nesh madje filluan të mendojnë se ndoshta kjo gjëndje e re duhej vazhduar; makinat nuk duhen përdorur më; kjo pastërti e ajrit dhe qiellit duhet të jetë standardi i ri sepse ndotja na kushton shumë shtrenjtë.

Tashmë jeta sociale po kthehet në normalitet, por rrjeti mesa duket nuk e ka harruar se një botë më e mirë është e mundur. Këto ditë, në feed-in e shumë prej nesh u shfaqën fotot e shumë prej njerëzve të medias me maska “të mbytura” në tym. Fjodora Fjora, Orinda Huta, Blendi Salaj, Nevina Shtylla, Florian Agalliu dhe shumë të tjerë publikuan fotot e tyre duke përshkruar rëndësinë që ka një mjedis me ajër të pastër.

Në pamundësi për të evituar totalisht përdorimin e makinave, ata bëjnë thirrje për të ndryshuar stilin tonë të jetesës që promovon ndotjen. Nga përdorimi I biçikletave deri te zëvëndësimi i makinave me ato elektrike, të gjithë mund të kontribuojmë në uljen e ndotjes në qytetet tona. Fatmirësisht kjo thirrje ësht ndjerë edhe nga kompanitë e mëdha në vend.

Një kompani e cila qëndron në pararojë të transformimeve ekologjike të operacioneve tregtare është edhe Coca – Cola Bottling Shqipëria. Kjo kompani sapo ka prezantuar një flotë prej 56 makina – 100% elektrike për shkuadrat e tyre të shitjeve në Tiranë.

Ky investim i CCBS do të reduktojë 178 ton Co2 në vit, sasi e cila përthithet nga 13,327 pemë. Le të shpresojmë se kjo nismë do të ndiqet edhe nga të tjerë individë, biznese apo institucione publike në mënyrë që të shtohet infrastruktura e nevojshme për makina elektrike dhe qiejt e pastër të jenë një realitet i përditshëm.

 

3 komente në “Ajri i ndotur, “peshqesh” i makinave”

  1. Gertruda says:

    Mashtrime!
    MASHTRIME!
    MASHTRIME!
    Ajrin ne Tirane e ndotin rruget me pluhur dhe balte,qe futin makinat nga zonat e banuara ne periferi te Tiranes,,qe bashkia ka lene pa shtruar ato!
    Hajdeni shokoniu ne Yzberisht (KMY) ku bashkia per 5 vjet nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,mkend lojrash,lulishte,biblioteke,tavolina dhe stola per pensionistet dhe nenat me femije dhe ka lene pa shtruar gati te gjitha rrugicat ne mes te pallateve 10 kate!
    Me qindra makina qe dalin nga Yzberishti futin dhjetra kv pluhur dhe balte ne Tirane,sa nuk mbetet asgje per te bere fajtore karburantet e makinavr!~
    Dhe mbi te gjitha,ajtin ne Tirane e NDOT mos PASTRIMI i rrugeve nga kompania Fusha,oligatku i Rames dhe Veliajt,qo jo vetem nuk e ben pastrimin naten,por as i lan me uje rruget!
    Pra fajin e kane pazaret e bashkise me Fushen,qe ndotet ajri ne Tirane!

  2. dok says:

    Reklame banale !
    Gaz CO2 nuk prodhojne vetem makinat , por cdo aktivitet ku perdoret energji .
    Atehere pyetja shtrohet keshtu : sa Co2 gjeneron prodhimi i lengut qe quhet Coca-Cola ?
    Ne kete rast nuk jane me 178 ton Co2 ne vit por mijra ton Co2.
    Ja me cfare dokrash kerkojne te mashtrojne …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje