'Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…Spiunin e vrau Milua', disa nga batutat e filmave dhe komedive shqiptare që përdoren edhe sot

23 Maj 2020, 22:20Kulturë TEMA

Filmat shqiptarë i kemi parë që kur kemi qenë të vegjël, dhe prej tyre kemi marrë shumë batuta që i përdorim edhe sot në jetën e përditshme.

Edhe pse disa nga filmat janë të xhiruar në periudhën komuniste, sërish ia kanë dalë të jenë thumbuese dhe të mbeten në mendjen e shqiptarëve.

Disa janë batuta që mund t’i përdorësh në tavolinë me miqtë, e disa të tjera mund të të nxjerrin nga një situatë e sikletshme.

Këto janë 20 nga batutat nga filmat shqiptarë që përdoren edhe në ditët e sotme. Nëse keni ndonjë tjetër, mund të na i thoni në komente.

1 – Po ti me cilin sy e pe? Atë me xham apo atë pa xham? (Filmi: “Kapedani”)

2- E rregullove traktorin? – Po, baba – Beji shurrën baçes tani (Filmi: Brazdat)

3 – “Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe nuk dalin.(8 persona plus)

4 – ”Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe… Po kjo tona, kjo tona që nuk hahet as me vaj e as me uthull. Krushqi me Jovan Bregun? Pupupu… Irenkë pse të djeg miza moj xhan? Po kur u bë dhe i biri i tetës, Sandër Mafishja, mos ngeltë djalë më këmbë. S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet. Sa ditë e bukur ishte dje! Po pra ka rënë shi gjithë ditën. Unë për vete dola shëtitje. Normal pa Tomin se e kishte zënë gripi. (Pallati 176)

5 – “Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë Zotërisë sate” (Lulëkuqe mbi mure)

6 – “Shoku Kopi, shoku Kopi. Dua edhe akullore edhe çokollata. Cuk, po ti do më vdesësh mua!”(Dy herë mat)

7 – “Bam Bam, dy herë! U pa jeta ime Bushi. ”(Dashuri me krisma)

8 – “Duron Ollgë zeza duron. Shitën gomarin blenë biçikleta, e çoç u duket vetja. (Zonja nga qyteti)

9 – “Bisht i qenit, bisht qeni do mbetet. “(Dora e ngrohtë)

10 – “Gërmo Tare gërmo se aty kam groposur qenin e ngordhur ”(Përballimi)

11 – “E Gjeta Vangjel! Gjino, rritu të kapësh fikun “(Përrallë nga e Kaluara”)

12 – “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec” (Kapedani)

13 – “Njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën.” (Ilegalet)

14 – “Maje, këtu të godas.” (Përparimtari)

15 – Po me urën ç’patën?”(Kur zbardhi një ditë)

16 – “Atë e di unë” (Njeriu me top)

17 – “Alo, Alo Dede … a më dëgjon” (Filmi: Rrugë të bardha)

18 – “Një për mamin, një për babin…” (Filmi: Kur xhirohej një film)

19 – “Midhja … mbretëresha e qytetit tonë” Alo, familja e shokut Kopi? (Filmi: Dy herë mat)

20 – “Po pse ashtu ngulet gozhda mor karafil?” (Filmi: Shoku yne Tili)

21 – “Për ty Shanikooooooooo” (Filmi: Prita)

22 – “Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh” (Filmi: Udha e shkronjave)

23 – “Pa u tharë kjo plagë, dora tjetër do të marrë hak” (Filmi: Mësonjtorja”

24 – “Pafshi në ëndërr gjellë pasanikësh” (Filmi: Lulëkuqet mbi mure)

25 – “Spiunin e vrau Milua (Ilegalet).

16 komente në “‘Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…Spiunin e vrau Milua’, disa nga batutat e filmave dhe komedive shqiptare që përdoren edhe sot”

  1. Artisti says:

    1. Eh te kishim ca qereste
    2. Kjo ishte loja nga Ndrek Cula
    3. Po une nuk jam banke mor bir prap nga i madhi Ndreke.
    4. E mandej parja shpon detin nga i madhi Loro Kovaci tek Toka jone
    5. Jo jo nuk eshte Shaqo nga ato nga i madhi Lazer Filipi
    6.Po hani e , hani o hani c’ti bej drejtorit nga i pa harruar I Kadri Roshi
    7.etj etj…….

  2. Kinostudio says:

    Kush e gjen titullin:

    Xhixha eshte e re do na pjelle!

    ??

  3. Smile says:

    1. “Mbahu Kryetar”, “Hidh parrulla Llambi Guri hidh”, “… Po pako ishte e mbyllur, o u mbyllsh atje nga mos dalsh me.. “, “Ke shan ti, sherbimin e tregetise socialiste? “, “Mik i forte, kontroll i bute” (Rrethimi i Vogel)
    2. “Aha, me peshk do te besh dasem ti. Nese ske pula, te jep kjo kocke”, “Ore shok kush je ti, inspektori i tregetise? Jo ore cne, inspektori i dashurie”, “Kur u be i mire ky shejtan. Epo po te rrish me pozitive…” (Shoqja nga Fshati)
    3. “Ky eshte nga ata doktorit qe pasi te sheron mire e mire, te thote semundjen qe ke patur. Dhe ti ke qene goxha e semure” (Zonja nga qyteti)
    4. “… Thesin aga!”, “Gabimet e mia nuk jane te nje kuadri ne rritje por te nje njeriu ne renie”, “Packa, packa, edhe buka e misrit e mire eshte” (Perballimi)

  4. Aleks says:

    Do ta kerkoni Vloren gjeneral

    Listat tona jane teper te perpikta

  5. Epirioti II says:

    25 e dyte (e shkruar me nje fryme) – Pallati 176 eshte teater. Po hyre tek territori i Komedive dhe estradave nuk mbaron lista).

    Për atë karafilin tënd e ka fjalën – Shoku ynë Tili
    Nata është e gjatë, rrugës ka plot shtigje të verbra – Udha e Shkronjave
    Më pyet e më do i verbri sy – Udha e Shkronjave
    Kiu fiu këtu, Kiu fiu atje – Udhëtim në pranverë
    Mbaje shofer se më shpëtoi – Kur zbardhi një ditë
    Përshtyva, u tha dhe nuk erdhe.. – Tomka dhe shokët e tij
    Po ti shife një herë se nuk të myt – Njësiti guerril
    O Guri, o trim me fletë – Mëngjese lufte
    Hajde ikni që këtu, …edhe nga rruga ikni ikni – Mengjese lufte
    A po don ti Gjin me i luftu turqit – Skënderbeu
    Dashurinë e vertetë e lejon edhe feja Rudinë – Komisari i dritës
    Ik ere pirdhu me gjithë kaçile – ????? (film me ballista-partizanë)
    E hongri zyba – Debatiku
    O Sali Protopapa, hajd ma puth një herë ktu mbrapa – I teti në bronx
    Po puna e komisarit ishte loja – Duel i heshtur
    Osh punëtore e re lali, me e pa shife sa të dush, por bo vaki se e prek me dorë – Rikonstruksioni (Erjon Mustafaraj për Maniola Nallbanin)
    U mbush ajo arka – Mëngjese lufte
    Kush dëgjoi krisma ? Ja pra që krisma nuk ka patur – Lulëkuqe mbi mure
    Të të këndoj një këngë, të të recitoj një vjershë – Beni ecën vet
    U bëfsha dru – Tomka dhe shokët e tij
    Ike Plaku Mere, ike – Njeriu me top
    Në Shqipëri lulet i hanë gomerër – Koncert në vitin 1936.
    Pije ka da të dush, po dama niks. – Horizonte të hapura
    Baba e dha pëlqimin – Kur hidheshin themelet
    Kulla e barit nuk do digjet – Kur hidheshin themelet
    Të duam për nuse – Malet me blerim mbuluar

  6. bledi says:

    Shabano leni llafet Shabano
    Padroni vjen pas pak
    Kulla e barit nuk do digjet
    Babi do me sjellesh prap buke lepurushi
    Po ky qenka miell
    Koran koran sa me shume koran
    Çeshte keshtu mor Pjeter memecit i erdhi goja
    E paskeni pasur dashnore kolektive
    Ta tregon Islami
    Puntore e re lali me sy shife sa te duash po me dore mos e prek
    Me jepni 1 kreher
    U befsha dru etc jane te peditshme ne jeten Shqiptare

  7. Usa says:

    Me qe ra fjala, cbehet me ate operacionin tuaj te famshme Bolla e zeze.Me duket filmi.Njesiti gueril!

  8. Nabukodonosor1 says:

    Kete nusen do ta marim partizane.Ene hoxhe efendiu i ka bo lanet komunistet.Aha me voneae -delegatet iken.Pijeni ju keqen nena-eshte nga duhani I Rremes,etj nga filmi”Shtigje lufte”

  9. Kapinove says:

    26 -Sbehet shaka me miellin e gjermanit.
    27- Ti kaur i d…. je i ardhur ne kete fshat, ste takon tu japesh mend ketyre burrave te ndershem.
    28- Vet Hitleri ka njohur kufijte e Shqiperis etnike, cte keqe ka me mire xhizmja e ushtarit gjerman opo e atij rus.
    (Filmat kujtoini vet)

  10. Lymi Tutit says:

    Tek 4 – Pallati 76,ja vlen te permendet,batuta e famshme e te madhit Roland Trebicka : …… Amani more se mos na ka ndodhur gje nga ndermarja (?) … e keni parasysh kohen,se kujt i “plaste” per ndermarjen dhe kjo lloj,”disidence artistike”,bente qe edhe karriket “shkuleshin” se qeshuri ! Mendoni qe shprehja ka vlere edhe sot ? Besoj po.Lymi Tutit

  11. Filma Shqiptarë says:

    Ç është kjo? Automatik xha Sadik! Mëngjeze lufte
    Abedin mba shënim! Këshilltaret
    Dëgjo, se po te vranë mos mu kthe i gjallë! Prita
    Po jo se do na duken Allatet Komisar! Yjet e netëve të gjata.

  12. Filma Shqiptarë says:

    Ç është kjo? Automatik xha Sadik! Mëngjeze lufte
    Abedin mba shënim! Këshilltaret
    Dëgjo, se po te vranë mos mu kthe i gjallë! Prita
    Po jo se do na duken Allatet Komisar! Yjet e netëve të gjata.
    O Nënat!!!! Për ty Shaniko !!! Ku po shkoni o derra,,,,,

  13. KUSUREMADHI says:

    me i qete me i qete o arif..po me shau mo…i teti ne bronz….o arifi po ku je o der be deri….i teti ne bronz…ska gjo ije na do te fitojme..shtigje lufte…

  14. Ujku Plak says:

    Po ike o Vani na lere rehat, nuk e shikon qe jemi te zene, Vani : Po pse mo une e kam fajin se zieni ju , se Vani i kishte hedhur Benzin zjarrit. Ose Irena : Cfar thua o xhaxhi Vani si i hengri Burrat ajo, ai : Nuk i hengri mishe jo, por ja hengri shpirtin gerr verr, gerr verr

  15. tarasi 2 says:

    O Zot do me ike jeta mes ketyre injoranteve, po lulet ku ti le,, je njecik pusht ti Fotaq,filmi Koncert ne vitin 1936 ,,Soll lili i sateme ,,,topin e kam une penalltin do ta gjuaj une,,,,e me te pifsha dolline ti me je per tregeti, ,aga thesin ,, u qrua e nje bajge nga qyteti,,” na ke na ke” filmi Perballimi

  16. ⚙️Ingranazhi says:

    Rruges u shkulem se qeshuri me shakat e krripura te Duçes ..
    Nje qeli te ftohte, akull , apo shtratin e bute te sinjora Pertinit …
    I ke dhene uje gomarit…
    Do me besh kakardhi do me besh…
    More qelbaniker, ju erdhi keq per dashin …
    Nje shoku i Gjeegjit eshte dhe nje far zyber zyber mbiemri nuk me kujtohet…
    Dorezoi dhjeçen Gjergjit…
    Ti je plaka e Remes ….(une jam plaka e Pezes)
    Ti je Kanani ….
    Une do qelloj shoferin , ti ate tjetrin…
    Hape or bab se jam Shabani …
    S’kam Shaban une
    Tahir lluku babashta…
    Ec perpara ta tregon Islami …
    E fejuara e Merkur Kalos, ekuipazhi e donte …
    Do ta kerkojme Vloren , Admiral …
    Eshte djali i vogel , ushtar ne pashaliman…
    E terci e verci
    Mazllem ç’kemi ë .. hiç…
    Mato njeri kollos…
    Te vran o Miti te vran…
    Tralala mbete gjithe jeten o i zi ,ik ore bajge..
    Thesin aga…
    E dija qe s’ do vinte , jo or jo ai erdhi po kishim filluar punen…
    Degjuam krisma
    Ja pra qe krisma s’ka pasur…
    Po hani ë , hani hani ça ti bej drejtorit …
    Me mbani se po bie
    Spiun majmun sapun
    Me te vegjlit te futen ne menx te tjeret te ngrohen ne diell..
    Une te godas , halle ta kem,vajze ta kem ,djal ta kem une te godas…
    Ik moj kukumjaçk ..
    Po kush je ti ? Po ta thash djali i kovaçit ,po pse sa djem ka yt at ….
    Jepi kike , forca kike , lexo aty oj ky kike kike …
    mere mere lupi mere mere xhupi …
    Shoke !! Spiunin e vrau Milua …
    Gelltit diku nje luge çorb te prishur… etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje