Çëkë, çëkë “miza”, hop “kollofotiza”

23 Maj 2020, 13:41Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Diku në pjesën më jugore të vendit, thonë një fjalë të urtë, shumë kuptimplotë e cila i përshtatet jo vetëm realiteteve tona të përditshme, por edhe arenës politike. “Çëkë-çëkë miza, hop kollofotiza”, dhe nuk ka më bukur se i përshtatet dyshes që rivalizon të marrë de facto kreun e opozitarizmit në Shqipër.

Porsa flet Ilir Meta për diçka, hop hidhet dhe flet edhe Lulzim Basha, porsa ai del me “platform të re për zgjidhjen e krizës” hop del edhe tjetri, duke kërkuar kushte të reja për tryezat e përbashkëta. Aktualisht çifti Meta-Basha, kanë nisur mes tyre një duel të heshtur, e cila e ka kulminacionin tek protesta e 2 Marsit, mes karantinës, kur kryetari shtetit tentoi të mbledhë ithtarët e tij dhe kundërshtarët e “regjimit” në bulevard, duke gjetur rastin të ulej në gjunjë, dhe të bënte shqiponjën. Meta u betua se “do rrëzoj klikën” porn ë fakt sot mundohet me patjetër të rrëzojë Bashën.

Dueli i heshtur mes dy “nxënësve maturantëve” të Doktorit, ka nisur në një moment, kur situata në kampin opozitarist është më kaotik se kurrë, dhe ku njerëzit dhe aleatët e Lulzimit,kanë nisur të kenë seriozisht mosbesim tek kryetari i tyre. E ndërsa Meta i fryn “erërave” të forta, madje duke u marrë edhe me mosdekretime të ligjeve të miratuara në Parlament, Lulzimi përpiqet të japë mesazhe “frymëzimi” për magjistratët, në përvjetorin e 28, të vrasjes nga mafia e gjykatësit italian.

Rivaliteti mes Metës dhe Bashës, ka kohë që ka nisur, ndërkohë që notën në “provimin e maturës” t’ua vërë Doktori. Eshtë pikërisht ai që luan fijet e “lëmshit”, është pikërisht ai që ysht Metën, dhe nxit Bashën, të ngrohin apo ftohin marrëdhëniet me “klikën”. E ndërsa Meta bën publike “platformën” e tij drejtuar partive dhe ambasadorëve, Basha njoftonte lajmin e pritshëm se “për zgjedhoren takohemi të hënën”. Një fushë tjetër beteje mes Metës dhe Bashës, mbetet edhe ajo e reformës në drejtësi.

Edhe pse të dy duan, që ajo të mos mbarojë kurrë, një gjë është e vërtetë, që sa herë flet ambasadorja amerikane , të dy dalin dhe bëjnë seriozin, dhe “nxisin” ecurinë dhe përfundimin e saj. Çëkë –çëkë miza, hop kollofotiza. Ndiqini me kujdes si e gjurmojnë njëri-tjetrin, si e kontrollojnë njëri-tjetrin, edhe kur takohen në Presidencë, edhe kur japin deklarata shtypi, edhe kur nxjerrin sekretarët dhe këshilltarët, të “sqarojnë” keqkuptimet dhe “lajmet e rreme”. Shqiptarët dhe për më tepër tani

edhe ndërkombëtarët, e dinë se, “dy maturantët” e Doktorit mezi e presin provimin e Qershorit, apo dhe ndonjë “provim vjeshte” në Tetor. Ata janë të bindur se Doktori do tu japë ndonjë “notë” 5 apo 6 sa për inkurajim , për ti mbajtur gjithmonë nën “fre”, për ti ndërsyer gjithmonë kur i duhet ndonjë sulm për drejtësinë apo zgjedhoren, apo ndërkombëtarëve. E rëndësishme është tërheqja e vëmëndjes nga thelbi problemit, dhe jo gjetja e rrugës së zgjidhjes së tyre, aq sa është e rëndësishme futja në rresht e Lulzimit dhe Ilirit, për ti patur ata gjithmonë si personazhe të fjalëve të urta, me të cilat Doktori argëtohet edhe gjatë fundjavave.

4 komente në “Çëkë, çëkë “miza”, hop “kollofotiza””

  1. Zigur Qarri says:

    Sado te ngjiren zagaret,fundi i turpshem i Edvin D’Rames eshte i pashmangshem.Le te shpresojm se Ilir Meta do ta shperndai
    Parlamentin dhe Qeverine mafioze te rilindjes,qe ka mbledhur te gjith llumin e shoqerise rreth vetes.Vetem nje antishqiptare
    e perkrah akoma D’Ramen.

    1. kritiku says:

      Shpreso, Zigur, se do i bien topet rruges Edi Rames, shpreso, ajo vdes e fundit bashke me ty, por kujdes; ti i ke pare sa te medha jane ato dhe po tu futen , nuk dalin me, te mbeten brenda, prandaj ruaj veten dhe ata qe te rrethojne. Jeni terbuar fare nga orgazma dhe do perfundoni pa fryme.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    I ka Sali Gelbaza si zara !!! Jane ne hall te tre..

  3. alma tirane says:

    jane pjekur luli meta dhe sala dhe po mendojne si te vijne pushtet ne 2040

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje