Dortmundi s’pyet as për “ujqërit”, frymëmarrje për Werderin e Rashicës

23 Maj 2020, 17:52Sport TEMA

Borussia e Dortmundin tregon forcën pas rikthimit të Bundesligës edhe në fushën e vështirë të Wolfsburgut, ku fitoi me rezultatin e pastër 0-2. Nëse në këtë sfidë ndaj “ujqërve” nuk mundi të realizonte Erling Haaland, në listën e golashënuesve e shënuan emrin dy anësorët Guerreiro dhe Hakimi.

Portugezi e tundi rrjetën në minutën e 32-të, i shërbyer nga Torgen Hazard, ndërsa marokeni që është në pronësi të Real Madridit, i fha goditjen përfundimtare Wolfsburgut nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 78-të. “Ujqërit” e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi Klaus u ndëshkua me karton të kuq 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Siguron fitoren e tretë radhazi në Bundesligë Bayr Leverkuseni, që iu imponua me rezultatin 1-3 Borussia Monchengladbachut. Havertz dy herë dhe Bender ishin autorë të golave të “aspirinave”, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Thuram.

Më në fund gjeti fitoren shpresëdhënëse Werder Bremeni i Milor Rashicës, që mposhti në transfertë Frieburgun me gol të Bittecourt.

Ndërkohë skuadra e fundtabelës, Paderborni (Gjasula luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë), barazoi 1-1 përballë Hoffenheimit (Srbeny 9’/Skov 4’).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje