“E vlerësojmë më shumë se 25 milionë”, drejtori sportiv i Veronës ka tjetër ide për Kumbullën: Nuk është e thënë të largohet

Klubet më të mëdha të Italisë dhe Europës janë duke ndjekur gjurmët e Marash Kumbullës dhe vera pritet të jetë e nxehtë për të. Skuadrat që duan shërbimet e tij duhet të paguajnë 25 milionë euro, që do të sillte edhe rekordin për shitjen më të shtrenjtë të Veronës.

Por drejtori sportiv i klubit Italian thekson se e vlerësojnë më tepër 25 milionë euro thesarin e tyre, për të cilin nuk i kursen fjalët më të mira. Ndërkohë Tony D’Amico ka edhe një tjetër ide, ku thotë se nuk është e thënë që Kumbulla të largohet në verë, pasi ka ende kohë për këtë.

“Ai është një djalë i fortë. Ne mendojmë se kushton më shumë se 25 milion euro. Ai ka luajtur një kampionat të mahnitshëm dhe ka treguar që është një lojtar futbolli me fokus në klubet më të mira evropiane.

Ai do të ketë shumë kërkesa, ashtu siç i ka edhe sot. Por është shumë herët të flasim për numrat. Ne bëjmë një vlerësim ekskluziv teknik të lojtarit. Nuk është e thënë se ai do të largohet, ka akoma shumë kohë.

Është mirë për ne që ai vjen nga sektori i të rinjve, kjo falë menaxhimit të Setti, president i cili gjithmonë ka besuar në sektorin e rinisë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Veronës, Tony D’Amico, për mikrofonin e “Sky Sports“.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *