“Fronti për Demokraci”; enigmat dhe fjalëkryqet e partisë së re të Ilir Metës

Nga Ylli Pata

Letrat tashmë janë hapur drejt asaj që po quhet gjithnjë e më shumë si “partia e presidentit”.

Ilir Meta ka dhënë disa variante dhe mundësi të ndryshme deri tani, duke sjellë enigma dhe hamendësime për zgjidhjen e fjalëkryqit të tij politik, por që sot në konferencën e shtypit dha një identikit më të qartë të formës së kësaj krijese të “re” politike në vend.

“Meta është këtu si president i vendit deri më 24 korrik 2022, dhe s’ka nevojë të mbështesë asnjë parti. Po ua them nuk do bëj parti, por ama do mbështes çdo lëvizje qytetare. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka, të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Meta.

“Fronti për Demokracinë” duket tashmë si një emërtim më i pjekur, pas disa dilemash dhe studimesh, natyrisht që kanë nisur prej kohësh e që në mitingun e 2 marsit u konturua me vija të trasha.

Një emërtim që jo rastësisht ngjan me një grupim të njohur në Europë, siҫ është FIDEZ i kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili tashmë është kthyer në fenomen jo thjesht rajonal, por edhe referim për forcat populiste dhe kontestuese në Europë.

Lëvizja më e re e Ilir Metës, siҫ e quante një gazetar admirues i tij, si përpjekje për të rizënë “këmbën e tretë të perostisë”, synon të rivendoset në pozitën e vjetër të “king makerit”, që sipas gjasave LSI-ja nuk e ka më, si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur në elektorat pas miratimit të reformës në drejtësi, ku pritshmëria e publikut është rritur qartë për një rinovim të politikës shqiptare, qoftë edhe nëpërmjet aksioneve të drejtësisë së re në kupolën e politikës 30 vjeҫare.

Me mbushjen e 7- vjeҫarit të mazhorancës socialiste të Edi Ramës, masa e elektoratit të pakënaqur natyrisht është rritur, por ka një grupim të rëndësishëm që nuk identifikohet me Bashën si faktor që mund ta rrëzojë Edi Ramën.

Ndërkohë po përvijohet prej kohësh një etje për një forcë politike të re, jashtë elitës 30- vjeҫare, duke kërkuar një lloj Albin Kurti apo Beppe Grillo-je shqiptar, që të tërheqë atë pjesë të zgjedhësve që nuk identifikohen as me PS-në, dhe as me PD-në.

Mirëpo edhe pse hapësira në fushën politike shqiptare është e madhe, ajo nuk po hapet për asnjë faktor të ri, apo aktorë që dalin nga dy forcat e mëdha, si pasojë e drejtimit autoritar të dy kryetarëve.

Duke e mbajtur të mbyllur sistemin politik, penetrimi i partive, edhe kur ata arrijnë të pëlqehen, nuk bëhet i mundshëm.

Rasti Bojaxhiu, që në 2015-n arriti të jetë surpriza e zgjedhjeve bashkiake të Tiranës dhe më pas një dështim në ballafaqimin elektoral parlamentar, është tregues i rëndësishëm i këti muri të lartë, të cilin nuk e kaloi as “Libra” e Ben Blushit, apo edhe parti të tjera të vogla me tregues të gjatë në skenën politike.

Kjo situatë detyroi edhe Skënder Gjinushin që t’i shesë partinë Tom Doshit, duke e kthyer PSD-në në një realitet politik vetëm në qarkun e Shkodrës.

Një hapje e sistemit politik, duke rikthyer mazhoritarin, apo duke përdorur një sistem proporcional kombëtar do të hapte lojën për këdo; realitet lokal apo lista civike që mund të dilnin ta provonin veten lehtësisht, duke shfrytëzuar edhe mundësitë që të japin rrjetet sociale për të komunikuar masivisht.

Pikërisht sistemi i mbyllur dhe etja për një forcë anti-establishment, po shfrytëzohet në mënyrë perfekte nga një lojtar shumë i shkathët i politikës, siҫ është Ilir Meta.

I cili këtë lëvizje e ka nisur herët, që nga viti 2016, kur me përplasjen që pati me Perëndimin, jo vetëm që nuk u tërhoq, por nisi menjëherë ta shfrytëzojë në favor të tij. Duke tentuar të krijojë në mënyrë inxhinierike një frymë në publik për të mbledhur sa më shumë ata që e urrejnë Edi Ramën apo janë të pakënaqur ndaj tij.

Një manovër që Ilir Meta e ka bashkërenduar që në fillim me Sali Berishën dhe kjo u vu re jo vetëm në takimin e famshëm të 2017-s, pas paktit Rama-Basha, por edhe në krijimin e mediave “bashkë-aksionere” dhe “bashkëpronare”.

Është një lëvizje inxhinierike e krijuar me shumë kujdes dhe me një precizion kirurgjikal, ku ka pasur natyrisht strategji dhe para të konsiderueshme.

Kjo është parë në furnizimin e pafund që ky bosht i politikës ka bërë në panelet televizive të darkës, por edhe në banaqet e tjera televizive.

“Anlistë”, “juristë”, “diplomatë” etj të paangazhuar dukshëm politikisht, por që kanë mbrojtur fort Ilir Metën, kanë mbirë prej vitesh në ekranet televizive si detashment propagandistik i kësja lëvizje të “re”, që u pa edhe tek Aleanca për Teatrin, ku pikat e platformës së saj “rastisnin” të njëjta me atë të presidentit, madje shkonte edhe më larg, kur kërkonte që të hiqeshin amendamentet e Kushtetutës që janë bërë pas 98-s, ҫka është një logjikë e qartë se i referohej paketës së reformës në drejtësi.

Ilir Meta po shfrytëzon me shkathtësi një pjesë të vakumit në fushën e politikës, që natyrisht ka ardhur edhe nga fikja e vazhdueshme e LSI-së, e cila padyshim që kërkon një restart, siҫ presidenti e ka bërë gjithmonë.

Nëse në vitin 2005 mblodhi rreth vetes të gjithë të majtët e pakënaqur nga Fatos Nano, duke sulmuar egërsisht Berishën dhe vendosur ngjyrën e kuqe në banderolat e parties.

Në 2011-n Ilir Meta u fut në territorin e elektoratit pragmatist të PD-së të punësuar në shtet, të cilit i premtoi një statu quo si pasojë e marrëveshjes me Edi Ramën për të qeverisur në 2013-n.

Në vitin 2017, i kërkoi Sali Berishës një ndihmë imediate pasi rrezikohej jo pak nga sulmi që Lulzim Basha ndërmori ndaj LSI-së, kur i kërkoi elektoratit të “kthehet në shtëpi”.

Me anë të një lëvizje agresive, Meta arriti të marrë një numër të madh votash në bastionet më të forta të PD-së, të cilët me orientim nga Berisha lëvizën votat drejt LSI-së. Ndaj dhe Bashës i dolën mangut 250 mijë zgjedhjës në 2017-n.

Dhe është pikërisht kjo shifër që duket se do të jetë baza e re e partisë së Metës; një elektorat i fortë anti-Rama, i cili është stërvitur në rrjete prej vitesh me ushqimin tashmë të njohur të ideologjisë populiste-urrejtjen dhe gjuhën e egër politike.

Kjo shtresë duket se do të jetë edhe bërthama politike e elektoratit të partisë së re të Metës, i cili për 20 vjet ka kaluar thuajse të gjithë ylberin e politikes shqiptare, duke mbijetuar dhe u hedhur në treg gjithmonë si “risi”.

Ndërkohë që njerëzit prisnin një riformatim të klasës politike duke ardhur një elitë e re, si në moshë, por edhe në formë e përmbajtje; duket se alternativat për shqiptarët do të zgjidhet sërish nga “dora e letrave” që kanë luajtur këtu e 30 vjet në skenën politike…

TemA

 

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në ““Fronti për Demokraci”; enigmat dhe fjalëkryqet e partisë së re të Ilir Metës”

  1. Jari says:

    Sa te jene te njejtat emra, ndero sa te duash emrin e partise, ngelesh i njejti ajdut i korruptuar dhe i njejti kriminel,eshte e thjeshte duhet te dalin njerez qe te distanzohen nga kasta e deritanishme duke i denoncuar me fakte çfare kane bere gjithe keto vite ne pushtet, dhe pastaj behen per vete njerezit, por deri tani te gjithe qe kane tentuar, jane te lidhur me te vjetra prandaj sgjisin,çfare i mendoni njerezit dele,kjo tregon me se miri pse nuk votohen keta biçim te rinjsh.

    1. Mona nga Tirona says:

      Likja ta krijoje partine e Frontit te Shkrrdhatokracise se vetem shkerdhatat e tij do jene me te . Shqiptaret nuk jane jane bufallenj si muti si kaka njellloj jane.

  2. birce says:

    Ilir floriri flet per demokraci…..

  3. s.h. says:

    Mjaft i sakte dhe realist Ylli Pata. Nga nje mik i vjeter.

  4. Gezimi says:

    Po ti or Patoku Rames nuk po te ze gjumi nga halli i partise re te Metes? Ikni or rrace servilesh pa kollone vertetbrore parku te oborri kryeministrise.

    1. Shenjestra says:

      Gezim! Mendoj se Ylli Pata per kete shkrim duhet lavderuar se ka bere nje artikull ku shtrohen probleme ne menyre shume llogjike.Me keto forma shume te thella qe po perdor Meta,spjegimet memoriale jane shume te sakta.Vertet Meta dje tha qe nuk kame ndermet te beje nje parti te re,por me nxierjen ne pah te gjitha ato qe analizon ne menyre te shkelqyer te YLLI PATA,eshte e basueshme se kemi vertete te bejme me nje zhgjidhje te nje fjale kryqi,qe eshte “Fronti per demokracine”.Daullet bjen per ata qe kane vesh.Bravo zoti ylli.Respekt.

  5. Dridhe Like, se na fike says:

    Lojëra të njohura këto të stilit Sali…
    E vërteta e hidhur se kanë bërë shumë lekë.
    Që tani ndihen te rrezikuar ti investojne po ne politikë për të mundur të jenë në lojë..
    Fatkeqësi që kemi një mazhorancë që donte abuzivisht votat e Shqiptareve që të garantonte-siguronte dhe bënte ndryshimet dhe doli që nuk ka vullnetin pasi mos t’ju vëmë faj kot shumë të tjerëve Edi nuk do se është pjesë e marrëveshjes..
    Që nesër mos te hetohet as vetë…

  6. Haka Tekizoti says:

    Çfarëdo partie të krijojë Ilir Meta, logoja e saj do të jetë damka që ka Ilir Meta në sytë e shqiptarëve (ai blloku i korrupsionit kundër të cilit u vranë nga Sala 4 vetë e u plagosën dhjetra, akuza që i bëri Berisha për floririn dhe që nuk e ka përgënjeshtruar, blerja e votës, shndërrimi i partisë në parti punësimesh pavarsisht nga vlerat e të punësuarve, të cilët detyroheshin të jepnin nga rroga një kuotë mujore për partinë dhe të detyronin fisin të votonte për Liken etj. etj.)… Në sytë e shqiptarëve Likja është stampuar si ai që bën gjithçka për vete, dhe kjo “për vete” ka qenë përherë kundër Shqipërisë e shqiptarëve. Çfarëdo patie të krijojë, çfarëdo emri t’i vërë, do të ketë rezultatin që meriton: rrënimin.

  7. skrapari says:

    Dakort por para se te krijojne parti duhet te mbarojne vitet
    e burgut qe duken se nuk jane pak
    pastaj nese e lejon ligji nje burgaxhi te krijoj parti e gezofte

  8. K. says:

    Oo kti i duhet qir nena duhet lidhur si egersire dhe mbyllur ne nji biruc te erret per gjithe vitet qe i kan ngelur.Shum esht tallur me ket vend.Kam koh qe e kam humbur besimin ne ket sistem.Ishte me i mir sistemi Enver Hoxhes se ai ju a shkerdhente ropt hajdutave.

  9. Zani says:

    🐖This business is under new management🤦‍♂️🤣

  10. katarakti says:

    E ke krejtesisht gabim analizen tende. ilir Meta eshte aq i urryer dhe i diskredituar në sytë njerezve saqe nuk ka asnje shans që tê fitojê me çfaredo partie që tê jetê.

  11. gjyshi says:

    Dy laraska, nënë e bijë, diskutonin për çerdhën e tyre që e kishin bërë pis dhe s’mund ta pastronin më. I thotë e bija s’ëmës: » ta ndërrojmë me një të re ». I përgjigjet e vjetra(nëna).: » Me b.thën që kemi, pis do t’a bëjmë dynjanë kudo që shkojmë »

    1. Shenjestra says:

      Gjyshi! Anekdote me kuptim tee plote.Persherndetje.

  12. Shenjestra says:

    Gjyshi! Anekdote me kuptim tee plote.Persherndetje.

  13. Bureto says:

    Ilir Meta të shkarkohet një herë si president, nga parlamenti. Se ç’do bëjë GjK, është gjë që do shihet më tej, por edhe vetëm shkarkimi, politikisht është një damkë serioze për një politikan që, jo vetëm do që të mbetet në politikë, por të jetë edhe faktor si ‘king-maker’. Vështirë të ndodhë. Vështirësia e dytë është ajo e zullumeve të tij, të cilat janë të materializuara në pasurinë e tij. Kjo nëse merret në dorë nga SPAK, që ka si objekt të punës së vet, pikërisht këta ‘peshqit e mëdhenj’. Le të merret ky organizëm fillimisht me këtë dhe me Berishën, që siç thotë dhe artikullshkruesi që janë alfa dhe omega e gjithë prapësive në këtë vend për 30 vjet. T’u hapet si fillim kryesisht dosja penale. Për Metën mbas shkarkimit për shkak të imunitetit dhe për Berishën, është të paktën procedurialisht më e lehtë. Le të fillohet me nga një çështje si psh, për Metën, dosja CEZ dhe vidio e D. Priftit; për Berishën mjafton 21 Janari. E ka pohuar vetë me zë dhe figurë që është ai vrasësi, për të cilën nuk ka gjykatë speciale si kjo e sotmja që e shpëton. Çështjet janë pothuajse të kopsitura me një mal dokumentash. Duhet vetëm vullneti dhe prioriteti. Fillojnë këto, për këta të dy, pushojnë dhe gojët e ndyra të këtyre dy mafiozëve. Bie ca kohë rehat dhe ky vend e ky popull. Pastaj hap pas hapi vazhdohet dhe me të tjerët, gjithsesi jo aq të rrezikshëm dhe keqbërës sa këta. Në shkrimin e Yllit duket sikur këta janë të virgjër dhe mund të luajnë si të duan. Vështirë të jetë kështu. Koha do ta tregojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *