Intrigat e sotme të politikës ndaj sistemit zgjedhor

23 Maj 2020, 12:35Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Sot është Sot..

Nesër si dihet, pasnesër aq më pak..

Këta duhen shkallmuar në cdo hap të tyre, dhe unë nuk do lodhem së bëri !

Sot është data 23 Maj 2020, Shqipëria po përpëlitet e traunatizuar për faj të një grushti intrigantësh dhe të babëziturish pa Atdhe.

Sistemi Zgjedhor i shpikur dhe zbatuar nga Rama-Berisha në 2008 ka prodhuar një shtet të përbindshëm, pavarësisht se Berisha doli formalisht nga Loja, Manari i emëruar Basha, vazhdon të jetë zgjatues i tij.

Listat e Mbyllura i hartojnë vetëm dy njerëz dhe i vuajnë tre milionë shqiptarë. Deputetët nuk përfaqësojnë as anëtarësinë e partive e as votuesin, por vetëm dy shefa. Ministrat janë vetëm mercenarë.

Për sistemin zgjedhor shqiptarët janë të tepërt nuk i ka pyetur askush. Dy shefa mjaftojnë. Me listat e mbyllura në duart e dy shefave bien edhe pasuritë publike, ndërmarrjet shtetërore ekonomike dhe kulturore.

Qytetarët janë të qartë se me kete Sistem Zgjedhor nuk ka më subjekte politike por vetëm biznese mafioze, nuk ka më anëtarë partish por vetëm militantë, nuk ka më deputetë por vetëm anonimë të dyshimtë, nuk ka më ministra por vetëm rekrutë të shefit të partisë, nuk ka më nëpunës civilë por vetëm skllevër për çapën e bukës.

Sot është data 23 Maj, është vonë shumë vonë per Reformen Zgjedhore, sidomos Sistemin Zgjedhor, jemi mbrapa shumë mbrapa, jemi rëndë shumë rëndë.

Nga kjo klasë politike besëprerë, s’duhet të presim asgjë, vetëm duhet ta shëmbim, ta shpartallojmë dhe ta neverisim. Por kjo fillon me analizimin e çdo hapi progresiv të tyre drejt humnerës që kujtojnë se është e jona ndërkohë është e tyre sidomos.

Sot dolën përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare dhe propozuan që Reforma Zgjedhore të mblidhet të hënën medemek, në 25 Maj.

Kërkesa e tyre, është cinike dhe që në rrjeshtin e dytë lexohet që skanë ndërmënd të merren me Sistemin Kriminal Zgjedhor por vetëm me procesin.. (muhabet hajdutësh mosbesues, jo mi vodhe jo ti vodha votat), nejse si përfundim, këta të ngeshmit e Atdheut ofrojnë 25 Majin.

Pastaj hidhen dhe i përgjigjen ata “fetarët”, lakejtë e Ramës, skllevërit e nginjur me pushtet e potere, jo i thonë takohemi më vonë, në 26 Maj, se të hënën është pushim, pushim i sajuar kuptohet, Bajrami është të djelën. Dhe ndërkohë lexoja përgjigjen e tyre antikombëtare ndaj dhe antifetare… imagjinoja fytyrat e tyre te vetëkënaqura dhe të lyrosura, fytyrat e “ideologeve” te PS, qe ngerdheshen me shqiptaret nderkohe shkruajne tekstin e sebepit fetar per te shtyre Reformen Zgjedhore… jane të lyrosur nga pushteti i pa merituar dhe besëprerë ndaj interesave të shqiptarve.

ATA DUHET TE MBLIDHESHIN SOT, TANI, NUK DUHET ASGJE, VEC NJE FIJE VETEDIJE DHE MORAL.

POR ATA NUK E KANE NDAJ JEMI KETU KU JEMI.

POR EDHE NE NDAJ JEMI, QE TI SHPORRIM,

E ATA DOT NUK NA NDALIN

… pasi siç thoshte Migjeni… tek Ekstazë Pranverore..

një jetë e bukur, e një jetë e re

me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

13 komente në “Intrigat e sotme të politikës ndaj sistemit zgjedhor”

  1. k says:

    E keqja shqiptare mediokriteti! Te dyja sistemet jane demokratike! Varet kush i zbaton! Te dyja sistemet kane dobesite e tyre! Por shqiptaret nuk duan shtet ligjor! Jane si napolitanet! C’kerkon me “teatri”! Te ndertohet sic ishte thone injorantet PD-LSI! E kane zene kete SHqiperi te shkrete prej gryke dhe nuk duan ta leshojne! Te jem i sinqerte edhe une kam dashur te isha si Rama ne jeten time! Te merresha me futboll,te isha muzikant, te kisha babain ne byrone politike dhe te shkoja ne Paris sa here te doja! Me thoni kush nuk e ka dashur kete ender ne ender! Saliu dhe Likja shume-shume mund te na cojne ne Vicidol apo Skrapar nuk dine me shume! Ne duam te jemi europiane dhe salixhinj! Mentaliteti eshte armiku me i madh shqiptar!

    1. mik says:

      k – Atdheu nuk asht monopol i askujt. As i atij qe t’ çon ne Viçidol apo Skrapar, e as i atij qe t’çon n’France. Prodhim i Frances ishte edhe Enver Hoxha, i cili asht burimi i te keqes se ketij vendi, qe ti e merr si argument pozitiv.
      Te gjithe ndjekin stilin e Enverit, por ne forme spirale duke e pare nga lart.
      Shqipetaret kane shume te keqija. E kjo nuk asht nga shpirti i jone i keq, por nga udheheqja e keqe. Udheheqja e keqe prodhon te keqija. Prandaj te gjitha shtetet ne bote kane ulje ngritje ne ekonomi , kulture e tj, sepse mvaret nga kush udhehiqen.
      Ne rezultatet e politikes sone te 30 vjeteve te fundit, nuk mund te fajsosh individin, siç fajsojme Enver Hoxhen per 45 vjet komunizem, i cili ishte vete zot e vete shkop. Ketu duhet ti fajsojme te gjithe bashke, te cilet nuk kane ba asgja ma pak se tradheti te larte kunder Atdheut dhe popullit te vet.
      Duhet te ndalohet nji here e mire fajsimi i njerit apo tjetrit. Duhet te fajsohet i gjith sistemi i kesaj pseudo demokracije , e cila u prodhua nga ndryshimet ne sistemin zgjedhor ne 2008, dhe te vihen para pergjgjesise autoret e tyre.
      Autorja e ketij shkrimi ban fjale per sistemin zgjedhor, e jo per Viçidol e Skrapar.

      1. Drini says:

        Meqenese ti “dajti” qenke i mireinformuar per sukseset e pallogariteshme te Rames,me trego mua,nje socialist para Rames,se cfare ka bere Rama per:
        1-700 mije pensionisteve Rama ua kompeson rritjen e cmimit te bukes dhe gazit te lengshem me 150 leke ne muaj,aq sa ka qene VKM-ja e Berishes ne 94-n,kur cmimet sot jane 10 fishuar !
        2-700 mije pensionisteve Rama nuk ua ka rritur asnjehere pensionin,por propagandon si “rritje” ate qe shte thjesht indeksim per shak te rritjes se cmimeve vjetore!
        Pra per 700 mije pensioniste nuk i ka rritur pensionet asnjehere,ndonese eshte mburrur se ka bere reforme te madhe ne pensione ne kohen e lali Erit,qe per kete merite mashtruese te tij e beri kryebashkiak!
        3-Di te na thuash se cfare suksesi ka arritur Rama per mijra familje te ngujuara nha gjakmarrja,qe rrojne si ne mesjete,pa asnje te ardhur,pa srita,uje,shkolle,lebra,pa televizion e radio,pa sport etj?
        Po per mijra familje ROME,jetimet,invalidet,te pa punet etj,cfare ka bere?
        Po per femijet lypesa,analfabete etj cfare ka bere?
        4-Ne se do te prekesh me dore sukseset madheshtore te Rames dhe Veliajt,te ftoj per nje jafe ne Yzberisht (KMY),ku te shohesh me syte e ty,se ketu jetojne rreth 50 mije banore,nder ta rreth 3-4 mije femije ku bashkia nuk ka ndertuar kurre asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,lulishte,biblioteke,tavolina dhe stola per pensionistet,ttuge te pa shtruara mes pallateve ku plehrat gelojne tere mjedisin,se pastrohen vetem rruget kryesore,se ato bien ne sy,pavaresisht se keta banore kane 5 vjet qe i paguajne taksat vendore bashkise,por qe ketu nuk ka investuar ASNJE QINDARKE!
        Yzberishtin,bashkia e Rames e ka diskriminuar njelloj sic vepronte klika e Tito Rankovicit ndaj kosovareve!
        Rama nuk duhet te matet me ato qe ka bere dhe aq me pak nga ata qe kane perfituar nga ai,por sidomos nga CFARE NUK KA BERE duke degjuar ata ndaj te cileve Rama nuk ka dhene ASGJE!
        Se bark ngopuri nuk e kujton bark pangopurin!
        Se Rama qe kur deklaron plot perbuzje,per fukarenjte e sdhumte,se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”,ka vulosur deshtimin e tij dhe urrejtjen ndaj popullit te vet!
        Mos me censuro komentin tim,z.moderator,se nuk jemi ne kohen e inkuizicionit papnor!
        Mos u beni si “Zeri i Pop[ullit” dikur!
        Mbani anen e popullit e jo pushtetit!

  2. katarakti says:

    Ke shume tê drejte në të gjitha ato që shkruan o Brizida por me çfare t’i zevendesojme?! Ata e kane bere monopol politiken. Jane 3 parti që prej 30 vjetesh bejne shiun dhe eren në ketë vend. Dhe nuk i zevendeson dot. Sepse nuk po del nje alternative e besueshme. Atehere?!…

  3. Emigranti says:

    E keqja e Shqiperise jeni zonje me te gjitha shoqerite civile qe rrini me gavetta ne dore se kush do ua mbush me pershesh. Shkruan gjithe ato rradhe qe ne fund nuk japin zgjedhje…..ben pis me fjale te gjithe dhe nuk permend asnje fakt….te gjithe jane te poshter etj.dhe vetem ti del qe je perfekt dhe mbi te gjithe….thellou zonje,beju e besueshme me llogjike dhe shëmbull konkrete

  4. Jimi says:

    Shqiptaret nuk vuajne nga “Lideret” ! Shqiptaret kane mungese qytetarie e tolerance. Ne veprojme ne baze te istinkteve dhe jo ne baze te arsyes. Nderro sa te duash lidere e drejtus, partish e qeverish, nese ne nuk emancipohemi si shoqeri shtetformuse, ky fenomen ka per te qene prezent tere kohen.

  5. Nasufi says:

    Brisida mos thoj shoqeri civile se le nam te gjithe ata qe shan ti shoqeria civile i ka nxjerre ju dhe ata i kini bere naften shkolles dijeve eksperiences jetes reale.dhe po te beheshe deputete si shoqet e tua do flisje keshtu boll dhe keta te gazetave juve dhe shoqerise tudj s duhet tu japin ne media fare ti me ato qe thua nuk ofron asgje vetem flet si ai trimi apo trimereshat ne miting

  6. Shkezen Haxhia says:

    jane budallenj ose keqdashes ata qe thone se edhe sistemi ekzistues eshte i mire. E si eshte i mire kur Rama me Berishen na sundojne me oligarket e tyre injoirante qe nga 2008.Po te ishte i ne dem te tyre ata do ta kishin ndryshuar sistemin per gjithe naten. Duhet urgjentisht sistem mazhoritar,as danez dhe as kinez.

  7. Sheherzade says:

    Asgje e re nen diell Brizida, eshte e thene idealizmi te Line dhe te vdese me Republiken e Platonit! Le te jetojme ate qe eshte shkruar, satrapet kane Lind per te qene te tille, patricet, farisejte ushtaret prifterinjte gjithe kastat jane te destinuara te bashkejetojne me ose pa vullnetin
    E tyre qe kur njeriu doli nga shpellat, le te Mos shpresojme asgje te jemi te lire,,,Respekte

  8. Drini says:

    Keni fshire disa komente dhe repiken time te meposhtme me komentuesin “Dajti!
    Jeni kthyer prej kohesh ne inkuizitore ne sherbim te pa skrupullt te Rames!
    As Gebelsi nazist nuk ka vepruar kaq eger ,sic beni ju,per t’i sherbyer interesave tuiaja!
    Mallkuar qofsh,o Mero Baze,se dikur te kam vleresuar shume,por tani me je bere i neveritur!
    Per “dajtin”:
    Meqenese ti “dajti” qenke i mireinformuar per sukseset e pallogariteshme te Rames,me trego mua,nje socialist para Rames,se cfare ka bere Rama per:
    1-700 mije pensionisteve Rama ua kompeson rritjen e cmimit te bukes dhe gazit te lengshem me 150 leke ne muaj,aq sa ka qene VKM-ja e Berishes ne 94-n,kur cmimet sot jane 10 fishuar !
    2-700 mije pensionisteve Rama nuk ua ka rritur asnjehere pensionin,por propagandon si “rritje” ate qe shte thjesht indeksim per shak te rritjes se cmimeve vjetore!
    Pra per 700 mije pensioniste nuk i ka rritur pensionet asnjehere,ndonese eshte mburrur se ka bere reforme te madhe ne pensione ne kohen e lali Erit,qe per kete merite mashtruese te tij e beri kryebashkiak!
    3-Di te na thuash se cfare suksesi ka arritur Rama per mijra familje te ngujuara nha gjakmarrja,qe rrojne si ne mesjete,pa asnje te ardhur,pa srita,uje,shkolle,lebra,pa televizion e radio,pa sport etj?
    Po per mijra familje ROME,jetimet,invalidet,te pa punet etj,cfare ka bere?
    Po per femijet lypesa,analfabete etj cfare ka bere?
    4-Ne se do te prekesh me dore sukseset madheshtore te Rames dhe Veliajt,te ftoj per nje jafe ne Yzberisht (KMY),ku te shohesh me syte e ty,se ketu jetojne rreth 50 mije banore,nder ta rreth 3-4 mije femije ku bashkia nuk ka ndertuar kurre asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,lulishte,biblioteke,tavolina dhe stola per pensionistet,ttuge te pa shtruara mes pallateve ku plehrat gelojne tere mjedisin,se pastrohen vetem rruget kryesore,se ato bien ne sy,pavaresisht se keta banore kane 5 vjet qe i paguajne taksat vendore bashkise,por qe ketu nuk ka investuar ASNJE QINDARKE!
    Yzberishtin,bashkia e Rames e ka diskriminuar njelloj sic vepronte klika e Tito Rankovicit ndaj kosovareve!
    Rama nuk duhet te matet me ato qe ka bere dhe aq me pak nga ata qe kane perfituar nga ai,por sidomos nga CFARE NUK KA BERE duke degjuar ata ndaj te cileve Rama nuk ka dhene ASGJE!
    Se bark ngopuri nuk e kujton bark pangopurin!
    Se Rama qe kur deklaron plot perbuzje,per fukarenjte e sdhumte,se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”,ka vulosur deshtimin e tij dhe urrejtjen ndaj popullit te vet!

  9. Drini says:

    Kurre nuk ju lexoj me!

  10. Drini says:

    Zoti moderator!
    Mos mashtroni me se komentin tim te meparshem tani sapo e shfaqet,pavaresisht se i keni vene oren e sakte kur une e kam nisur!
    Ne se eshte faji i juaj,me kerkoni ndjese,se shume te tjere ankohen prej jush!
    Nga ne komentuesit nuk keni humbje,por vetem fitime,ndersa ne nuk kemi asnje nevoje te bejme komente tek ju,kur ka plot portale!
    Kush i shewrben qeverise e jo qytetareve eshte sherbetor i sundimit!

  11. Doda says:

    Rrespekte zonja Brizida GJikondi per artikullin e then cop mjaft te goditur dhe i qart si drita e diellit , shpresoj qe ata pak njerez te zgjuar qe kan mbetur ne kte vend te mbeshtesin mendimin tend kunder ksaj politike mizerabel te drejtuar nga mashtrus bandit te pa moralshem dhe antishqiptar , rrespekte , ndihem me shpres kur lexoj artikull kaq te vertet , per arsyen se te ter gazetaret dhe televizionet kan 30 vjet qe jan jashteqitja e ksaj politike te peshtir dhe kjo te shkaterron shpresen per te ardhmen , RESPEKTE per artikullin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje