Ka ardhur koha që të largoheni, mjaft më!

Nga Mustafa Nano

Po e nis monologun për sonte më një pyetje që po ua bëj juve. Çfarë keni bërë mbrëmë(të enjten) pas orës 09:00? Keni parë televizor? Nëse po dhe me siguri që po, atëherë jeni gjendur pa vullnetin tuaj në një dhunë televizive të paparë. Edi Rama, Sali Berisha dhe familja Meta, Lulzim Basha i shkretë nuk ekziston fare në këtë dynja. Rama, Berisha dhe Meta, madje edhe Kryemadhi, por po e lë mënjanë për ti bërë shoqëri Bashës këta kanë qenë mbrëmë në studiot televizive të vendit. Dhe secili prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë dhe kjo ka qenë një dhunë psikologjike, sipas meje e ngjashme me atë policore.

Unë duke qenë se jam këtu duhet tu bëj apel këtyre xhentëllmenëve. Apeli im është ky: zotërinj mendoni largimin, dhe me këtë kam parasysh të na hiqeni sysh, duke iu uruar shëndet të plotë.

Keni 30 vjet që jeni në pushtet dhe keni ushtruar përgjegjësitë më të mëdha politike në këtë vend, atë të Presidentit, kryeministrit, kryetarit të bashkisë. Keni pasur pushtet absolut. Ju nuk keni qeverisur, keni sunduar. Pikërisht se keni pasur pushtet absolut ju i keni bërë këtij vendi dëme të pallogaritshme. Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të mos bëni një gjë të gabuar. Po e përsëris se kjo që thashë më duket shumë e saktë: Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të bëni një gjë të gabuar. Dhe kjo është arsyeja e parë pse ju duhet të largoheni.

Unë do them një 3-4 arsye, jo me gjuhën tuaj. Arsyeja e dytë është se ju nuk jeni njerëz të lirë. Ju nuk jeni më njerëz të lirë më, se ndoshta edhe mund të keni qenë. Ju jeni robër të miqësive, që janë të çuditshme dhe të dyshimta. Ju jeni robër të ambicies dhe tahmasë për pushtet.

Një arsye e tretë është kjo. Ju keni promovuar në vijimësi, keni dhuruar përgjegjësi dhe poste publike për njerëz që nuk kanë pasur moral. Kanë qenë hiçër dhe kanë mbetur hicër. Me këtë që keni bërë, i keni bërë një dëm të madh vendit, sidomos rinisë. Mund të lodheni, mund të djersiteni, ju mund të studioni shumë, në universitete të mira, por nuk kanë rëndëis këto gjera. Nëse doni të bëni karrierë politike në Shëipëri dhe adminstratë, ju duhet të keni vetëm një gjë në CV tuaj, aftësinë për të na u qurravitur neve. Që me fjalë të tjera duhet të bëheni anëtarë të forumeve rinore të partive, të FRPD, FRESS. Ndryshe nuk keni për të bërë hajër. Ky ka qenë mesazhi që ju keni përcjellë të gjithëve, sidomos të rinjve dhe të rejave. Kjo është arsyeja kryesore, për të mos thënë e vetmja që të rinjtë duan ta lënë këtë vend.

Një arsye e katërt, po e bëj në formë pyetje. Nëse ju largoheni sot, ma vini veshin mua, dhe largoheni çfarë mbetet prapa, cila është vepra juaj? Po ua them unë, nuk mbetet asgjë, me përjashtim të ndonjë ure, rruge apo shkolle. Asgjë tjetër, në lëmin e shtet formimit keni bërë vetëm dëme, nuk keni bërë reforma të mëdha. Edhe ajo në drejtësi ju e keni katranosur rrugës. Berisha dhe Meta e kanë bërë nëpërmjet sabotimit të qartë, ndërsa socialistët e kanë bërë duke thënë në publik kur i jans drejtuar kundërshtarëve, ja po baht SPAK, ku do shkoni ju. Duke krijuar idenë që SPAK dhe Reforma në Drejtësi janë bërë për të ndëshkuar kundërshtarët e socialistëve.

Ju keni ngritur gjëra të çmontueshme dhe ky është dëmi i madh që i keni bërë vendit. Cdo gjë që keni ngritur, çdo institucion e keni ngritur për ju vetë dhe për njerëzit tuaj. I keni bërë gjërat të çmontueshme. Dhe pasi është bërë alternimi në pushtet me kundërshtarët tuaj, kundërshtari me të ardhur në pushtet gjëja e parë që  ka bërë dhe më e lehta ka qenë të çmontojë atë të ngritur prej jush.

E mbani mend kur erdhën socialistët në pushtet, demokratët me tu larguar filluan menjëherë dhe u futën në binarë opozitarë dhe u morën me çdo gjë. Por nuk ngritën zërin kur qeveria filluan të mbushin administratën publike me militantë të PS, sepse këtë gjë e konsideronin normale se e kishin bërë vetë para tyre. Dhe u duhet ta bëjnë prap kur të vijnë.

Janë dëgjuar disa zëra të rëndësishëm këto ditë pas prishjes së teatrit dhe ato zëra na kanë thënë, janë zëra të rëndësishëm të opozitës, kanë bërë premtimin qesharak, të çmendur: Që me të ardhur në pushtet gjëja e parë që ka bërë, sapo të punësojmë militantët tanë, të rrëzojmë teatrin e ri që ndërkohë do jetë ndërtuar, i Edi Ramës dhe do ndërtojmë teatrin e vjetër ashtu siç ishte.

Kjo është çmenduri dhe unë nuk kam fjalë për  ta përkufizuar këtë lloj premtimi. Këto janë arsyet që më bënë mua të bëj këtë apel, që po e përsëris: Filloni dhe mendoni zotërinj, Rama, Berisha dhe Meta largimin tuaj nga politika. Është koha që ta bëni, madje koha ka kohë që ka qenë.

REMOTE_ADDR:[]

36 komente në “Ka ardhur koha që të largoheni, mjaft më!”

  1. Ari says:

    PAMFLET!
    Por, kam frike se “do te jemi sic kemi qene jo vetem ne kete periudhe 30 vjecare, por sic kemi qene ne te gjithe rrugetimin tone historik dmth “NUK kemi bere dot shoqeri, shtet”

    1. i relaksuar says:

      Edi Rama do largohet pas 8-9 vjetesh (2029), pasi te kete rras ne burg Sal Kriminelin, Like Hajdutin dhe Bilelush Mashtruesin dhe pasi ky vend te jete bere shtet normal.

    2. K says:

      Por une do te shtoja ne kete liste medioker dhe servile te shitur te medias! Te gjithe me perjashtim te Mero Bazes!

      1. Epirioti II says:

        E ke thene fiks.
        Une do shtoja edhe qe kjo pjesa e ankesave dhe konkluzioneve madheshtore se kush eshte i poshter dhe cfare nuk duhet bere, per sa kohe mbetet shterpe dhe nuk jep zgjidhje, nuk ka asnje vlere. ZERO. ZERO fare. Madje ndonjehere ka edhe efekt negativ pasi krijon psikoze fataliste dhe demoralizuese.

        Muc. ZGJJIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIDHJE Muc. ZGJIDHJE. Jo llapa-llapa-llapa-llapa.
        Shoket e tu gazetare nga cajne bythen pernate me politikane pa fund dhe gazetare sherxhinj per 5 aspra pa fund.

    3. Shenjestra says:

      Pamfleti.Zoti Nano,mire i thua gjerat qe, keta te mendojn per t’u larguar menjehere,Rama,Meta dhe Berisha.Mua nuk me duket e drejte renditja,se, ne vend te pare duhet Berisha me Meten qe kane bere krime te medha aq sa e shkaterruan kete vend e bene shkumb e hi.A e ke parasysh emisionin e Marin Memes (nje nga gazetaret me te mire),per shkaterrimin e pasuris te kohes se Socializmit?E shkaterroi Saliu me partine e tij fashiste.E verteta eshte se, Rama nuk ka dore ne kete shkaterrim total.Ai deri sot ka punuar mire, ka bere dhe ka mbeshtetur disa reforma shume te rendesishme,ka qene ne nje vije dhe ka perkrahur plotesisht politiken Amerikane dhe Evropiane.Plus,ju zoti Nano i jepni preçident Bashes me Moniken te vije ne pushtet kur ata nuk jane te mirepritur nga populli se jane hajdut dhe kriminel.Pershendetje.

  2. is says:

    Nuk është se gëxoj ndonjë respekt të veçantë për ju z.Nano, apo të kem ndonjë vlerësim të shtuar!
    Më vret veshin thirrja juaj, kur shoh të listoni në të edhe Edi Ramën!
    Asnjëherë, kurrsesi dhe pa asnjë të drejtë të paktën morale, nuk mund ta krahasoni Edi Ramën me Berishën, Metën, e më keq akoma me bushtrën Kryemadhi e Bashën!

    1. Genti says:

      Ishte pro-memorja me e qelluar qe mund te behej dhe eshte i vetmi qe beri nje deklarim solemn qe pasqyron opinionin e popullit tone.Asnje nga te ashtuquajturit “intelektuale”qe rrijne cdo dite ne studiot televizive e llomotisin e sperdridhen duke ju lepire here nga njera pale e here pales tjeter sepse ashtu e mendojne ata sikur jane dy pale.Por e verteta eshte kjo qe thote Muc Nano se ata jane nje pale e vetme dhe nga ana tjeter eshte populli.Dhe mos kujto se Rama eshte engjell,po nje superhajdut si te tjeret eshte.Te lumte Muc Nano.

    2. mik says:

      Politika Shqiptare asht gjirizi ma i qelbur qe asht i krijuar ndonjehere nga nje kjo politike. Asht gjirizi qe ka qelbe jo vetem Shqiperine, por mbare boten Shqiptare. Ti me te vertete mendon se Rama tesh 22 vjet aktiv ne politike, nuk asht pjese e ketij gjirizi ? Atehere me cilen politike asht marre ai ? Nuk mundesh me i ba analize 7 vjeteve te sundimit te tij ne Shqiperi ? A jeton ne Shqiperi ti apo jo ?!!
      Rama ka apliku ne Shqiperi politiken ma te qelbur qe nje qeveri mund te aplikoje per popullin e vet. Ka monopolizu gjithçka.
      Kjo asht per artikullin :
      Mustafa Nano asht intelektual, por jo i atij kalibri qe te imponon reference. Asnjehere nuk ka qene.
      Nuk e kuptoj pse Nano kerkon mos me perzi ne kete katrahure politike Lulzim Bashen dhe Monika Kryemadhin, kur i madh e i vogel e dime qe keta jane pjese e gjirizit politik Shqiptare qysh diten e pare qe kane shkele ne politike ?!!

  3. Edhe mua me eshte merzitur ky says:

    Po o Mustafa PD -ja do ua ndertoje original bira e bythes dhe jo teatrin. Po cfare institucioni
    kulturor ka ndertuar deri me sot kjo parti, qe do te ndertoje edhe kete teater. Kjo parti duhet ta zevendesoje pershendetjen me dy gishta, qe simbolizon fitoren apo arritjen e dickaje, me pershendetjen me gishtin e mesit, qe do te thote kete do te merrni me ne (pd).

  4. NAIMI says:

    O Mustafa Nona ( e jo Nano) sic deshiron ti . Flet per dhune psikologjike ,dakord,po pse nuk permend dhunen tuaj qe e quani veten ,gazetare,analiste,gjithologe,ekonimiste politikane etj etj. Qe per 30 vjet rresht po na cani b… cdo dite ????? Apo nuk u vjen mire. Ju duhet te zhdukeni nga faqja e dheut me Fevziun ne krye e zhejin gangsterin.

  5. Revizori says:

    Ky nuk eshte artikull gazetari, por hartimi i nje gjimnazisteje.
    Pavaresisht se shume gjëra rreth partive politike i ka te sakta, mënyra e thenies dhe se si u eshte drejtuar atyre, eshte shume diletante.
    Sapo kane lexuar artikullin, Berisha, Meta, dhe Rama u mblodhen bsshke: “Ore, si do ikim, se na perzuri Mustafai.”
    Rama: “Sale, ik ti i pari. Pastaj, ti si i ikur je, vetem lere Lulin te eci vete, dhe mos dil ne tekevizor.”
    Berisha: ” O Rame. Ti do ma hedhesh mue? Sa t’iki une, ti e ban Lulin me qa tue e ngacmue. Jo ik ti i pari. Pastaj, Meta. Se edhe ky kam hall se m’ja dredh Lulit.
    Pastaj, Meta duhet te iki i pari, se le gruen mbrapa.”
    Meta: “Une, pse une? Unë çelesat e kashtes kam. Pastaj, po te iki une, nuk me vjen Monika me ne shtepi. Kam hall o njerez.”
    Pra nuk ikin. Pse, sepse ata ikin vetem me vote, dhe vetem.populli i perze. Kjo nuk ndodh, sepse ky popull i ka mbajtur ne kembe keta per 30 vjet.
    Nuk ka alternativa o Mustafa idiotacje. Alternativa heq nje njeri nga pushteti.
    PD-,istet per shembull nuk e votojne Partine e Astrit Patozit, qe te ike Luli, Berisha, dhe kompania e tyre e biznesit. Jo se Astrit Patozi eshte kushedi se çfare, por nje ndryshim eshte.
    Populli nuk duhet te votoje per LSI dhe Meta me Monikën jane te ikur, me gjithe Vasalin e tyre, Tit Shkolleshumin.
    Pra populli e ka ne dore vete, o Mustafa.

  6. @autori says:

    Mire ben o Muci qe apelon per doreheqjen e kryehajduteve, dhunuesve dhe mashtruesve te ketij kombi. Mire ben qe e fton edhe Ramen ne kete valle te turpit edhe pse theksin nuk ja ke vene atij. Jo se Berisha me Meten jane me pak te fajshem, por bemat e Rames jane te fresketa fare dhe sigurisht me te bujshme. A e ke menduar valle qe ata te gjithe bashke, perbejne kupolen (ortakerine) mafioze te ketij vendi? Po me placken e vjedhur apo te grabitur, cfare do behet? E fundit, vertete mendon se ata mund te largohen, keshtu mire e bukur e ne menyre te vullnetshme?

    1. fushebardha says:

      O robo je mire apo ….. . Bemat e Rames jane sigurisht me te bujshme – shkruan zotrote . Te tjeret kane duart lyer me gjak te pafajshem dhe ti me thua per bemat e Rames .

  7. Gradishta says:

    Z.Muç sa për ikjen e atyre që listoni ju në shkrimin tuaj këtë nuk e vendos ti ,apo kushdo tjetër që mendon si ju,por populli dhe vetëm populli me vot,por unë mendoj se të parët që duhet të largohen e mos të dalin më në mejdan jeni ju opinionistët bythë lëpirës që keni 30 vjet duke lëpirë byth pushtetarësh e politikanësh sa majtas e djathtas e keqja jeni ju. Ju jeni helmi dhe virusi shkatërrimtar e vrsës i këtij kombi,të tjerat i zgjith populli me votë z.Muç.

  8. Vjosa says:

    Eh mor z. Mustafa Nano, te jesh analist ne kuptimin e vertete te fjales , do te thote : se pari , te jeshe i pa varur dhe jo partiak I semure , qe te mis i shikosh problemet ne syzet e partise. Se dyti, duhet njohur mire gjendja dhe te analizosh deri ne zanafille psene e ndodhive; dhe se treti te jesh burre , qe te mos jesh frike per ti thene gjerat sic jane dhe jo konformist e pa shtylle kurrizore, qe ti thuash edhe ashtu, edhe keshtu e me dy kuptime , apo per te mos I mbetur qejfi atij apo ketije. Une jam nje qytetar i thjeshte por them se e ke gabim kur i radhit njesoj ata qe kane drejtuar kete vend per keto 30 vjet. Berisha e Meta prej vitesh duhet te ishin ne burg per te gjitha te zezat qe I kane bere ketij vendi e ato jane aq’ shume sa qe nuk do tu mjaftonin 10 jete te tyre per ti shlyer. Po ashtu edhe lulushani, fyell e I pa afte per te marre drejtimin e vendit sic edhe pretendon, por edhe ai duhet te ishte ne burg, per vjedhje, vrasje e tradheti. Po Ramen pse e rendit bashke me ta?!. Une si popull Edi Ramen e bej fajtor vetem per faktin , qe nuk arriti ne dy mandate te bente ndeshkimin e zullumqareve, per te cilen edhe u votua masivishte.

  9. Brukseli says:

    Keta jo vetem te largohen po te dorezojne tere gjene e vjedhur popullit tash 30 vjet . Eshte krejt e qarte pasuria e tyre se si e kane fituar pa punuar asnje dite .Po mos valle vete do largohen o Muç?

    1. Haga says:

      Keta jane te lidhur fort me falanga kriminale, dhe me pasurine qe kane grumbulluar nuk pyesin me per popull.

  10. boll me bajgat nga Ramiz 1990 te Rama 2020 says:

    30 vite ne pushtet me bajgat e Dhjetorit-1990
    Lulzim Basha – mundesia per tu shkeputur nga kjo kaste. Sado mangesi te kete nuk i perket atij klani Dhjet-torristesh! Fjalet e shumta fukarallek.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Ti qe thua “boll me bajgat”.
      Nga njerez si ty ka mbetur mbrapa Shqiperia. Kurvte zhduket fara juaj, e votuesve idiotë, atehere nuk do kemi më as Berishen, as Bashen, as Ramen, as Metën, dhe as Kryemadhin ne politikë.
      Nuk e kane fajin ata. Eshte injoranca juaj qe i mban me pushtet. Debil.

  11. Stape Pashi says:

    Muç, mendoje edhe ti largimin! Na ke çarë kaq kohe edhe ti astarin e xhepit të mbrapëm.

  12. Arian says:

    More eshte po’ e thene nga ty Muc nuk te vend

  13. Stape Pashi says:

    Muç, bëji thirje edhe disa oppppzzunionistëve qe të zhduken bashkë me ty nga ekranet e gazetat. Sepse ju i modeluat këta politikanë që me të drejtë ti kërkon që të largohen. Tung Muç. Mos u pafshim.

  14. Ymeri says:

    Z.amustafa fjala jote NE monologun, vafte NE vesht te perendise dhe NE zgjim te ambasades Amerikan dhe te evropes. AMiN.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Muc, Rama aty do jete, stervit syte. Sa Rama te rikonstruktoj, shkaterroj zhulin, pastroj dhe rindertoj. Ndiz llullen se eshte per rruge te gjate ky muhabet.

  16. Shenjestra says:

    Pamfleti.Zoti Nano,mire i thua gjerat qe, keta te mendojn per t’u larguar menjehere,Rama,Meta dhe Berisha.Mua nuk me duket e drejte renditja,se, ne vend te pare duhet Berisha me Meten qe kane bere krime te medha aq sa e shkaterruan kete vend e bene shkumb e hi.A e ke parasysh emisionin e Marin Memes (nje nga gazetaret me te mire),per shkaterrimin e pasuris te kohes se Socializmit?E shkaterroi Saliu me partine e tij fashiste.E verteta eshte se, Rama nuk ka dore ne kete shkaterrim total.Ai deri sot ka punuar mire, ka bere dhe ka mbeshtetur disa reforma shume te rendesishme,ka qene ne nje vije dhe ka perkrahur plotesisht politiken Amerikane dhe Evropiane.Plus,ju zoti Nano i jepni preçident Bashes me Moniken te vije ne pushtet kur ata nuk jane te mirepritur nga populli se jane hajdut dhe kriminel.Pershendetje.

  17. katarakti says:

    Rama nuk beri asnje lloj mrekullie gjate ketyre 7 vjeteve në qeverisje. Pritej shumë më teper nga ai. Megjithatë ai nuk eshte shkaterruesi i Shqiperise. Vendi u shkaterrua totalisht gjatë periudhes 1991 – 1997. U kthye me kokë poshte. Në çdo drejtim: ekonomi, kulture, mbrojtje, shendetesi, arsim etj etj. Shqiperia u ç’ba, siç thote Veriu. Por Rama ka meriten se ndaloi rrukullimen, rrumpallen, rrëmetin dhe qametin. Shqiperia doli nga vdekja klinike ku e kishte çuar “doktori”! Kjo eshte e vetmja meritë e tij.

  18. Jimi says:

    Ti je nje derr gomari, a thua se po vjen nga askundi! Ardhja, apo ikja e nje lideri nuk eshte thjesht deshire e njerit apo e tjetrit! Nje mori ngjarjesh, apo procesesh shoqerore, qe shoqerojne njerezimin ne momente te caktuara historike, therresin ne skenen politike individet, apo personazhet politike te cilet jane evidentuar natyrshem dhe spikasin me veprimtarine apo mendimin e tyre ne keto zhvillime. Keta, shoqeria ne nje moment te caktuar i kerkon dhe i vendos me vullnet te lire, si te vetmit njerez, tek te cilet, ka nje fare shprese, se do ti shpetoje nga kalvari i vuajtjeve dhe i peripicive d.m.th nga kriza. Keta “Lider” do te qendrojne ne keto pozicione, per aqe kohe, sa qe ata qe i thirren, do te binden se qendrimi i metejshem i tyre ne drejtim, eshte i panevojshem, per t’mos thene i demshem. Ti pikerisht kete nuk kupton, ose edhe pse e di, ben se kur nuk e kupton. Vendosja apo largimi i nje lideri nuk behet me lutje e me dua’, as nga hoxha, as nga prifti, por nga vullneti i lire i zgjedhesve.

  19. Jimi says:

    Ti je nje derr gomari, a thua se po vjen nga askundi! Ardhja, apo ikja e nje lideri nuk eshte thjesht deshire e njerit apo e tjetrit! Nje mori ngjarjesh, apo procesesh shoqerore, qe shoqerojne njerezimin ne momente te caktuara historike, therresin ne skenen politike individet, apo personazhet politike te cilet jane evidentuar natyrshem dhe spikasin me veprimtarine apo mendimin e tyre ne keto zhvillime. Keta, shoqeria ne nje moment te caktuar i kerkon dhe i vendos me vullnet te lire, si te vetmit njerez, tek te cilet, ka nje fare shprese, se do ti shpetoje nga kalvari i vuajtjeve dhe i peripicive d.m.th nga kriza. Keta “Lider” do te qendrojne ne keto pozicione, per aqe kohe, sa qe ata qe i thirren, do te binden se qendrimi i metejshem i tyre ne drejtim, eshte i panevojshem, per t’mos thene i demshem. Ti pikerisht kete nuk kupton, ose edhe pse e di, ben sikur nuk e kupton. Vendosja apo largimi i nje lideri nuk behet me lutje e me dua’, as nga hoxha, as nga prifti, por nga vullneti i lire i zgjedhesve.

  20. bregdetari says:

    Një pyetje për z.Nano: E mbyll shkrimin me thirjen për të ikur Rama, Berisha dhe Meta. Po Luli? Ai të rijë?Përse? Për të gatuar pilaf? Mos kjo mënyre diferencuese lihet qëllimisht si një shteg që ju zoti Nano të bëni filtra me të? Më habit fakti se si gjykohet obshe. Të gjithë nuk bëjnë, të gjithë janë hajdut, të gjithë diktator të gjithëëë: Dhe më shumë më habit qëndrimi enbllok, pa asnjë argument kundër qeverisjeve dhe pushtetit të radhës. Nuk është ashtu. Duhet me pas një ekuilibër, pasi jo gjithnjë dhe jo cdo qeveritar dhe jo çdo qeveri është e keqia dhe delja e zezë. Më çudit fakti pse gazetarët dhe komentatorët nuk bëjnë kritika ndaj opozitës edhe kur ajo luan një rol më negativ për forcimin demokfatik të vendit,se qeveria dhe maxhoranca?

  21. dajti says:

    Mustafa pikesepari thuaj konretisht cfare demi te pallogaritshem i ka bere Rama shqiperise, sepse ne syrin e shumices se shqiptareve ai ka ber egjera te medha per shqiperine.Nqs ti e ka harruar rrumpallen e shteti te sales po te kujtoje une vetem disaSi e menaxhoi se fundi koronavirusin, si e menaxhoi termetin, apo stepelqejne keto, i quan pak. Sa vete vidhnin energjine elektrike ne shqiperi dhe nuk paguanin para Rames, sa vete ndertonin ku te donin dhe si te donin para RamesTi nuk ke pse e fut fare Ramen ne grupin e atyre me te cilet ai nu ka asgje te perbashket si lider.
    E ke ber eper tu dukur trendy, fansy apo ke arsye personale kunder rames kete e di ti vete.
    Sa per dy te tjeret jam dakord sepse ka fakte te pakundershtueshme per demin qe ikane sjelle ata shqiperise
    Sala krijoi me qellim lejoi lulezimin e firmave piramidale, futi precedentin e evjedhjes se votes -1996, vrau kater vete te pafaajshem dhe te parmatosur ne bulevard, Vrau 26 ne gerdec edhe me ndihmen e familjes se tij
    Ilir me ze e figure i kapur ne flagarance duke bere korrupsionin e 7000000 eurove, vodhi florin sic e ka akuzuar Sala.
    Kur u ben tthirje Sales dhe Ilirit te largohen beje thirrje dhe disa gazetareve qe 24 ore vetem dizinformojne mashtrojne apo kapen duke
    sajuar prova kunder te tjereve

    1. Fisniku says:

      Lere Mucin,por me degjo edhe mu ti “dajti”!
      Ne radhe te pare Ramen ri nuk e mbron dot dukle thene ato,qe ka bere mire,por mbi te gjitha na trego ato,qe Rama nuk i ka bere mire ose i ka bere keq!
      Ja disa te keqia te pallogariteshme qe ka bere Rama:
      1-Ka shkaterruar PS-ne duke e kthyer ate parti,dikur te shpreses, se vegjelise ne nje bande te oligarkeve!
      2-Ka shkaterruar shtetin ligjor,demokracine dhe administraten qendrore dhe vendore!
      4-Ka mbrojtur KORRUPSIONIN!
      5-Ka grabitur pasurite kombetare me PPP,Koncesionet dhe tenerat skandaloze!
      Sot shteti shqiptar eshte kthyer ne taksidar si dikur ne perandorine otomane!
      Sot shteti nuk prodhon asgje,vetem vjel taksa dhe ato me shume korruptive!
      6-Shqiperia,ne vend me pasuri prallore nentpkesore,me nje bregdet te mrekullueshem dhe me vetem 2 milion banore,nuk arrin te ushqeje me buke shumicen e shqi[ptareve!
      7-Ka mijra te ngujuar nga gjakmarrja,por Rama keta fatkeqe,kurre nuk i ka zene me goje!
      8-Rama si force e majte,nuk ka marre mundimin te shpalle “Minimumin jetik te njeriut ne Shqiperi”,sepse do te binte e gjithe maskarada e gjoja reformave te tij ne rrogat dhe pensionet,se do dalte zyrtarisht se pensionistet,invalidet,te pa p[unet,jetimet etj rrijne njelloj si qente e rruges!
      Mos valle rrojne me mire familjet e atyre mijra shqiptareve qe grryejne kazanet e plehrave cdo dite per te siguruar buken e gojes femijve?
      Tani po te bej nje pyetje direkte ty:
      -Po per fukarenjte,cfare ka bere Rama ne 7 vitet e sundimit te tij?

    2. Fisniku says:

      Lere Mucin,por me degjo edhe mu ti “dajti”!
      Ne radhe te pare Ramen ri nuk e mbron dot dukle thene ato,qe ka bere mire,por mbi te gjitha na trego ato,qe Rama nuk i ka bere mire ose i ka bere keq!
      Ja disa te keqia te pallogariteshme qe ka bere Rama:
      1-Ka shkaterruar PS-ne duke e kthyer ate parti,dikur te shpreses, se vegjelise ne nje bande te oligarkeve!
      2-Ka shkaterruar shtetin ligjor,demokracine dhe administraten qendrore dhe vendore!
      4-Ka mbrojtur KORRUPSIONIN!
      5-Ka grabitur pasurite kombetare me PPP,Koncesionet dhe tenerat skandaloze!
      Sot shteti shqiptar eshte kthyer ne taksidar si dikur ne perandorine otomane!
      Sot shteti nuk prodhon asgje,vetem vjel taksa dhe ato me shume korruptive!
      6-Shqiperia,ne vend me pasuri prallore nentokesore,me nje bregdet te mrekullueshem dhe me vetem 2 milion banore,nuk arrin te ushqeje me buke shumicen e shqi[ptareve!
      7-Ka mijra te ngujuar nga gjakmarrja,por Rama keta fatkeqe,kurre nuk i ka zene me goje!
      8-Rama si force e majte,nuk ka marre mundimin te shpalle “Minimumin jetik te njeriut ne Shqiperi”,sepse do te binte e gjithe maskarada e gjoja reformave te tij ne rrogat dhe pensionet,se do dalte zyrtarisht se pensionistet,invalidet,te pa p[unet,jetimet etj rrijne njelloj si qente e rruges!
      Mos valle rrojne me mire familjet e atyre mijra shqiptareve qe grryejne kazanet e plehrave cdo dite per te siguruar buken e gojes femijve?
      Tani po te bej nje pyetje direkte ty:
      -Po per fukarenjte,cfare ka bere Rama ne 7 vitet e sundimit te tij?

    3. Drini says:

      Meqenese ti “dajti” qenke i mireinformuar per sukseset e pallogariteshme te Rames,me trego mua,nje socialist para Rames,se cfare ka bere Rama per:
      1-700 mije pensionisteve Rama ua kompeson rritjen e cmimit te bukes dhe gazit te lengshem me 150 leke ne muaj,aq sa ka qene VKM-ja e Berishes ne 94-n,kur cmimet sot jane 10 fishuar !
      2-700 mije pensionisteve Rama nuk ua ka rritur asnjehere pensionin,por propagandon si “rritje” ate qe shte thjesht indeksim per shak te rritjes se cmimeve vjetore!
      Pra per 700 mije pensioniste nuk i ka rritur pensionet asnjehere,ndonese eshte mburrur se ka bere reforme te madhe ne pensione ne kohen e lali Erit,qe per kete merite mashtruese te tij e beri kryebashkiak!
      3-Di te na thuash se cfare suksesi ka arritur Rama per mijra familje te ngujuara nha gjakmarrja,qe rrojne si ne mesjete,pa asnje te ardhur,pa srita,uje,shkolle,lebra,pa televizion e radio,pa sport etj?
      Po per mijra familje ROME,jetimet,invalidet,te pa punet etj,cfare ka bere?
      Po per femijet lypesa,analfabete etj cfare ka bere?
      4-Ne se do te prekesh me dore sukseset madheshtore te Rames dhe Veliajt,te ftoj per nje jafe ne Yzberisht (KMY),ku te shohesh me syte e ty,se ketu jetojne rreth 50 mije banore,nder ta rreth 3-4 mije femije ku bashkia nuk ka ndertuar kurre asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,lulishte,biblioteke,tavolina dhe stola per pensionistet,ttuge te pa shtruara mes pallateve ku plehrat gelojne tere mjedisin,se pastrohen vetem rruget kryesore,se ato bien ne sy,pavaresisht se keta banore kane 5 vjet qe i paguajne taksat vendore bashkise,por qe ketu nuk ka investuar ASNJE QINDARKE!
      Yzberishtin,bashkia e Rames e ka diskriminuar njelloj sic vepronte klika e Tito Rankovicit ndaj kosovareve!
      Rama nuk duhet te matet me ato qe ka bere dhe aq me pak nga ata qe kane perfituar nga ai,por sidomos nga CFARE NUK KA BERE duke degjuar ata ndaj te cileve Rama nuk ka dhene ASGJE!
      Se bark ngopuri nuk e kujton bark pangopurin!
      Se Rama qe kur deklaron plot perbuzje,per fukarenjte e sdhumte,se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”,ka vulosur deshtimin e tij dhe urrejtjen ndaj popullit te vet!

  22. Zgalem says:

    Mustafai ( Nano ) bukur ka medituar ne monologun e tij . Poplikanet e tranzicionit , lipset te mendojne vetem nje here , per popullin : Te lene skenen politike . E miratoj synimin e monologut por , bej kete vrejtje : Forcat , qe vetquhen te djathta , kane kapitulluar me kohe . Nuk di ke
    quan kapitullim Muci . Particka familjare e Metajve , ka po te njejtat shanse . Po perpara se te ato te kapitullojne zyrtarisht , duhet te pranojme , cila eshte fjala e popullit . Populli e ka thene fuqishem fjalen e vet . Ka perkrahur me shumice te cilesuar Partine e Edi Rames . Praktikisht , Edi rama , i ka falimentuar te tera forcat alterrnative , qe kane qeverrisur . Gabimi yt ketu qendron : Perzien Edin , me Meten dhe Berishen . Edi eshte ndryshe , kete s’ka nevoje ta cilesosh as Ti , as Une . Aq sa eshte bere pozitive kete tranzicion , ka firmen , Edi Rama . E ka cilesuar populli . A eshte Edi Rama , i duhuri , per te eliminuar krizen pushtetore ? Duhet nje tjeter , qe te mos mbarti gabimet siperfaqesore te Rames . Kjo do te zgjidhet ne Qershor 2021 . hamendesimet e tjera , jane muhabete , per te mbushur kohen e lire . Zgalem

  23. faro says:

    Vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, Rama është i pakrahasueshëm me këdo tjetër! Takimet, intervistat, ballafaqimet, lartësia në përdorimin e gjuhëve të huaja, kultura e përgjithshme, edukata, paraqitia vizuale dhe se fundi SFIDAT e tij të PANUMURTA, e kanë veçuar si figurë sh tërheqëse në rangun e politikanëve të botës.
    Nuk di se sa nga këto mendon ti vete Mustafa, se mund ti arrish në nivelin e Rames.

  24. Dee says:

    Mire apo keqe keta fytyra jane te votuara nga ata qe i duan, por e mendoni veten sa te peshtire jeni bere edhe ju te vetquajturit ” Analiste ” e gazetar ” qe ju shohim ç’do nate neper ekrane me broçkulla dhe te pa
    votuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *