Koçi: Godina e Teatrit si uzinë kimike ku vdiqën para kohe aktorët më mirë, krim prishja e provave të 21 janarit

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se prishja e teatrit edhe sikur të ishte mëkat, është disa herë më pak sesa prishja e provave që kishin regjistrimet në sistemin e kamerave të kryeministrisë në 21 janar 2011, ku u shënuan 4 viktima.

Ndërkohë më tej, Koçi thekson se ndërtesa e Teatrit i ngjan një uzine kimike për nga vdekjet e parakohshme të njerëzve që punonin brenda tij.

‘Prishja e teatrit edhe sikur te ishte mekat eshte disa here me pak sesa prishja e provave qe kishin regjistrimet ne sistemin e kamerave te kryeministrise ne 21 Janar.

Ndersa per ndertesen e Teatrit Popullor mirefilli vazhdoj te mendoj se ai vend pune i ngjan nje uzine kimike per nga vdekjet e cuditshme dhe te parakohshme te njerezve qe punonin brenda tij’, shkruan Koçi.

Kujtojmë që prej një jave artistë të shumtë mbështetur edhe nga opozita dhe qytetarët kanë prej një jave që protestojnë për ndërtimin e një godine të re me të njëjtat parametra dhe të njëjtin vend si ajo e vjetra.

Ata kanë nisur edhe një peticion, i cili do të vazhdojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Koçi: Godina e Teatrit si uzinë kimike ku vdiqën para kohe aktorët më mirë, krim prishja e provave të 21 janarit”

  1. Edi says:

    Ik o idiot o kafshe komuniste. Lexo o kungull… nese e di e shpif , turp. Pupuliti (populit) , eshte material i krijuar me : alga dhe push pemesh.
    Njerezit vesin xhuba organike( pendet e barkut te pates), Canadian Goose eshte prodhuse veshjesh te shtrenjta.
    Pupuliti ka karakteristike: percjellshmeri shume te ulet akustike, termike dhe nuk eshte inflamabile. Digjet si karboni, pa flake. Perdoret: specifikisht per ndertim teatrosh kinemash dhe sallash degjimi. Ti buffon.

  2. A E di Edi, që ju E di-ni. says:

    Po rri o Petro bëji ysmetin kockës që të kanë hedhur.
    Je dhe ngelesh socialist dhe djalë i mirë por për avokat nuk bën.
    Se nqs të janë prishur provat e 21 Janarit pse nuk e keni ri-hapur procesin pa llogarritur te tjerat.
    Pushtetin e keni, mos doni t’ju lejme 200 vjet me zgjidh një gjë të thjesht nga pikëpamja juridike..
    Sa për teatrin më mirë e kaloje pa fol fare..
    Nqs gjithë këtë se ke bërë për t’ju dukur shefit…

  3. Haliti says:

    Provat i prishi lavirja e bulevardit me bekimin e horrit te bulevardit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *