Lulzim Basha nxjerr bllof presidentin: S’e kam marrë platformën me 14 pika nga Ilir Meta. Ramën e Veliajn i kanë kërcënuar me plumb, morën kaparin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ai nuk e ka marrë paltformën e presidentit Ilir Meta me 14 pika.

I ftuar në studion e ABC News, Basha tha se është njohur nga vetë Meta në lidhje me këtë platformë, por që nuk ka marrë asnjë dokument.

Ndër të tjera, Basha foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Bashës, shembja është bërë vetëm për të vjedhur truallin dhe për të ngritur kulla në emër të mafias në atë zonë, dhe jo sepse Teatri ishte vërtet i vjetër.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj janë antarë dhe mjete të mafies dhe se kur merr kaparin, duhet të bësh punën, ose do hash plumbin.

“Vjedhja e truallit tek Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajmi kryesor. Arty duhej të ishin ndalur edhe tre kolegët tuaj dje. E pranoi në Parlament: “çfarë doni më shumë”-  tha, unë e bëj prapë këtë diku tjetër”.

Domethënë e bëri për vjedhje të truallit. E bëri vetëm për të vjedhur truallin. Pse e vjedh truallin në këtë mënyrë? Këtu duhet të ndalemi.

Pyesin 10 herë për një Tuitter apo për një platformë, por jo pse e vjedh në këtë mënyrë truallin Edi Rama? Çfarë e detyron një kryeministër në fund të fundit jo thjesht një hajdut xhepash, që ta vjedhë në këtë mënyrë token,”- tha Basha.

 E shtjelloni ju këtë tezë?

Ua jap përgjigjen më një fjali. Sepse ky është tashmë në një marrëdhënie të pandashme nga mafia dhe kur merr kaparin ose duhet të bësh detyrën, ose do të hash plumbin. Në këtë kuptim ne jemi sot një vend ku kryeministri, kryetari i bashkisë janë ortakë dhe pengje të mafias së ë drogës dhe mafias së ndërtimit. Kanë marrë kaparin. Më mirë të rrahin qytetarët, të brutalizojnë gazetarët, të shkelin ligjin, t’i injorojnë këshillat e partnerëve tanë ose të hedhin në erë Reformën Zgjedhore, sepse kanë marrë kaparin. Kush merr kaparin ose bëhet ortak, ose ha plumbin

Keni informacion për këto?

Praktika e vendeve që bie në thundrën e mafias e tregon fare qartë që kjo dhe vetëm kjo është e vërteta.

Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Patjetër. I kam parashtruar ëdhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.

Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju?

Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.

Po pse?

Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Lulzim Basha nxjerr bllof presidentin: S’e kam marrë platformën me 14 pika nga Ilir Meta. Ramën e Veliajn i kanë kërcënuar me plumb, morën kaparin”

  1. h says:

    Meta ka gënjyer,për të mbrojtur kushtetutën dhe lirinë e popullit nga pushtuesit amerikanë.
    Ashtu siç e mori floririn që ta mbronte nga bandat mafjoze,dhe ndërkombëtarët.

    1. vang says:

      Si eshte e mundur qe ky njeri i thote gjerat gjithmone mbrapsht.Kur ky e ditka qe Rames dhe Veliajn i kan kercenuar me plumb sepse moren kaparin perse nuk shkon ne prokurori? Eshte rasti me i mire per ta diskretituar kur u ngrit gjithe opozita dhe po organizon protesta .TE SHKOJE TE KALLXOJE DHE TE QETSOHEMI JO TA GENJEJE MENDJA SE DO JA MARI PUSHTETIN RAMES ME SHPIFJE.

  2. Marjana says:

    Haaa lule kush ta ka shkruar fjalimin komunisti bBerrisha veten ne funde duhet ta mbyllje me frazen Lavdi Marksizem – Leninizit , Vdekje armiqve te brendshem Urraaa .
    Lule duhet programe jo banalitete 4 muaj qeshem me HYMNIN 3 muaj me fjalen OLIGARKET po ik o burre se nuk eshte per ty ajo pune se e degjenerove veten je bere karragjoze Rama punone ti lehe si qene ooooo lule duhet pune per te ardhur ne pushtet jo idiotizma .

    1. ..,.. says:

      Po moj marjana p… Po duhet te thuash dhe 7 vjet me ramen cdo dite e me keq me preteksin qe fajin e ka saliu dhe vetem po shikojme dy kloun ramsi-lal fuku
      Me qese me makarona duke bere show dhe vidjo ne 3D ja si do jete kjo apo ajo dhe asgje per mejdan

      1. Marjana says:

        O ti komentuesi me ……. qe nuk ke kurajon as emrin te vendosesh meso nkehere cfare eshte demokracia .
        ( Demokracia eshte vullneti i shumices ) dhe ti je i detyruar ta rrespektoshe eshte e drejta juaj te mos votoni ramen por eshte obligim ta rrespektoni ramen si kryeminister nese nuk e ke kuptuar mesoje . Rrespekte

  3. Maria says:

    Kur je mafioz vet,do qe ti fuseshte gjithe ne nje vorbull,ik.more pederast se kujton qedoe kalosh lehte,per te gjitha cfare ke bere….llomotitsa te duash,nuk te beson njeri edhe sikur te jet e vertet…ti je kriminel,mos harro 11 janarin!

  4. kujtimi says:

    Luli leri plumbat, mjaft me me gerdecin, 21 janarin, ’97 etj., etj. Ktheu per se mbari e udhehiq partine per te fituar zgjedhjet e jo per ti humbur ato. Me salen e liken me siguri i ke te humbura, jo me ’21 por edhe per shume zgjedhje te tjera. Leri kufomat ne vendin e tyre.

  5. ky pusht ,
    i ka hyr keq ne Hake Shqiptareve
    kam frik s’e shkerdhata se ky marrin ate qe i uron te tjerve .

  6. NjeQytetarOptimist says:

    🤡 si gjithmone. Genjen duke buzeqeshur..

  7. Timi says:

    Ik mr daj futja gjumit….

    1. ..,.. says:

      O timi me shume mend se ty ka ky imi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *