Në kërkim të një “vrasësi” për Ilir Metën

Nga Mero Baze

Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat, nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdesë dhe si duhet të vdesë, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet i dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje.

Kur shikon se kundërshtarët po bëhen gati ta shkarkojnë se ka shkelur Kushtetutën, atij i vjen në mendje Allende. Përfytyron veten në paradhomën e Presidencës, shikon gardistin që ka në oborr, atë tipin të cilin e përshëndet çdo ditë, mendon Olta Xhaçkën me ca ushtarë tek “Rogneri” duke marshuar drejt tij në pozicion luftimi, dhe pastaj veten e tij me një automatik që e shkreh në gjoks.

Kur vendos të marrë vendime të forta politike, duke përdorur Kushtetutën, kur është i sigurt se do të xhindosë kundërshtarët me atë që bën, kur kërkon mbi të gjitha të duket i fortë, ai sjell në mendje Avni Rustemin në Paris duke vrarë Esat Pashën, dhe pastaj dikë duke e vrarë atë, dhe nis “Revolucioni i Qershorit”.

Kur flitet për Reformën në Drejtësi, kur flitet për krimin dhe mafian, kur flitet për sekustro pasurish dhe fitime të paligjshme nga korrupsioni, atij sepse i kujtohet Falcone, dhe mendon se dikush do ta vrasë si atë.

Në fakt, ëndrra e tij është të vrasë Falconen që po përgatitet, por subkoshienca e tradhton dhe ai thjesht tregon që e ka mendjen tek Falcone.

Për fatin e tij të keq, pasardhësi i Falcones në Silici, ish- prokurori Luigji Soreca, është ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë. Nuk di nëse Sorecës i del në ëndërr vrasja e Falcones, por fakti që i del Ilir Metës, ha debat.

Së fundmi një armik i ri po tenton “ta vrasë” atë për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar.

Kush mund të jetë ky vallë?

Serbia nuk ka arsye, se nuk ka nevojë për Shqipërinë për të bërë marrëveshje me Kosovën. Kosova po ashtu, ka kë vret, nëse dikush e tradhton në Prishtinë. Në Shqipëri, vështirë se dikush merr gjak tek Ilir Meta, nëse i ndodh gjë Kosovës, pasi ky i fundit ka mik vetëm Ramushin në Dukagjin dhe Çim Pekën në Has.

Në Kosovë po bien e po ngrihen qeveri, po takohen, po mërziten e po puthen sërish me serbë, gjysma po dëgjojnë Trumpin e gjysma BE, që po ashtu mendon si Trumpi, dhe askush nuk e ka pyetur Ilir Metën për të gjitha këto.

Atëhere përse duhet ta vrasin këtë njeri për Kosovën? Nëse nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe në të shkuarën, nëse nuk u ka premtuar gjë njerëzve të Gjingjiqit në vitet 2000 kur ishte kryeministër, apo vëllezërve Kariç, nuk ka arsye ta vrasë njeri, se ata kanë vdekur.

Dhe nëse i merr një për një të gjitha këto raste kur atij i shfaqen fantazmat e të vdekurve për arsye morale në këtë botë, ti kupton se në të gjitha rastet ai ka një makth se nuk do vdesë si njeri me një kredo morale. Por mbi të gjitha tregon se ai e ka gati një vrasës për veten, pavarësisht se si e ëndërron kostumin e vdekjes, si të Allendes, Avni Rustemit, Riza Cerovës apo Falcones. Dhe ky vrasës është Ilir Meta.

Ai po mundohet për muaj të tërë të vizatojë vdekjen e tij. Dhe është një nga ato tortura që do të zgjasë. Nuk do t’i pëlqejë asnjë skenë vdekje dhe do ta shtyjë gjatë, në kërkim të vdekjeve të tjera. Kështu të ndodh, kur makthi i vetëm në jetë, është se çdo bëhet me vdekjen tënde.

REMOTE_ADDR:[]

44 komente në “Në kërkim të një “vrasësi” për Ilir Metën”

  1. NY says:

    Fix keshtu eshte,e ka mberthyer paranoja keq ,gjithe naten rrezik shikon endra me vampire dhe kur çohet ne mengjes thot,shyqyr isha ne ender

    1. Sadik says:

      Je i madh Mero! Kaq.

    2. Kopani nga malokeria says:

      Paranojat po e terbojne dite pas dite, nese nuk nderhyne forcat speciale ky koke maloku Skrapari ka per ta bere ndonje cmenduri qe e ka ne ADN.

    3. Jurist says:

      O Mero mavria !
      Nuk ke ci’i ben Gomarit (Rames) i bie samarit
      Gardisti 21 Janarit u be Kryetar i P.S .
      GJEDNJ me nderhyrjen e qeverise i kerkon familjes se Nika i vrare ne 21 Janar te mbylle me mirkuptim ceshtjen ( te pranoj ca leke ne kembim te gjakut te Aleksit) . Lart e me lart djemte Mero , mbase nje dite i shohim deputet te Rilindjes se Krimit .

    4. vang says:

      Edhe ne intervisten tek CIM PEKA ,Arjan Cani i ftuar edhe ai bashke me Bejten,i nderhyne Metes kur po fliste per DVORANIN DHE I THONE;”Cpune kemi me Dvoranin qe po flisni kaq gjate ne kemi ardhur te flasim per Teatrin”.Dhe Meta kishte plot ”xhevahire” per tatrin por puna e DVORANIT I RRI SI CEKAN MBI KOKE

  2. Ed says:

    BRAVO I MADH JE BRAVO

  3. DS says:

    Ja ke qendosur mire ketij zagari o Mero. Sa me teper e kupron qe po i zbulohen vjedhjet aq me teper struket pas figurave te respektuara . Kush e di se pse !?

  4. CURRI says:

    Mero , jetën ta fal zoti, vdekjen njeriu e rregullon edhe vet .
    Lere tjetrin të endërojë, të bej plane, ti realizojë.
    Do thuash ti , do të mbetemi pa president, provizorisht, 😟
    Sa ronço -ponço ka, do tja varrim njerit në qafë ta mbajë.
    Pastaj, i harrove Budinat ti ?? Janë gjak i ri ata, do të na i japin një zgjidhje.
    RROFTË NARD NDOKA PRESIDENT !

    1. Veri says:

      Tek e lexoja shkrimin Tuaj,mendja me shkoi te Tom Doshi,i ndjeri Dritan Prifti,te nja 30 burra nga ato trimat e fushe -Krujes,etj.etj.Pse valle!?!?Riza Cerova a ka qene agjent sekret i Rikard Zorges(pra i ÇEK-as sovjetike,pra paraardheses se KGB)…ç,lidhje mund te kete ky Prasidenti yne me ….???0

    2. vang says:

      CURRI: Kam qesh me lot me komentin tend.Qofsh ME SHENDET

  5. Paulini says:

    Cuditem se si disa analiste prane te djathtes e vizatojne kete gomar, gjoja si politikan te mecur e se gjoja nje njeri qe ka ditur te luaje fort ne politiken shqiptare.
    Keta paguhen per kete. Por shqiptaret kurre nuk i kane dashur hajdutet, intrigantet, vrasesit, te pa moralshmit, te pa burrat e te tjera vese me te cilat karakterizohet ky njeri.
    Makthi i tij e te tjereve miq te tij, eshte se po vrave e di mire se shqiptaret te vrasin edhe sikur te ruhesh me nje batalion njerezish te armatosur. Po vodhe vec drejtesise shqiptaret e gjejne menyren t ia marrin pasurine. Po shkele moralin shqiptaret ta marrin hakum.
    Krimi me i madh eshte se disa palaco politikane ne Shqiperi kane futur ne krim grate, femijet, nusrt dje tani qe kan kalıst cdo kufi nuk i ze gjumi i mayes se cfar do behrt me ta e ne menure ye vecante u kalle daten se cfar do ndodhi me femijet e tyte pasi te bugosen, pasi ti brasin gjaksoret apo pasi te vdesin sic vdes cdokush.
    Kjo eshte sresyeja qe mendojme vrssje, hskösrrje e vdekje te turpshme.
    Keta maskarenj e meritojne te gjitha.

  6. Ky Gimi me tha mua 7% says:

    Mero a ka mundesi te vendosesh kete videon e kryehajdutit Meta si sticker ne nje kend te webfaqes se Temes? Njerezit e kane kujtesen e shkurter dhe duhen rikujtuar. Kjo video eshte turpi i kombit.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  7. Zigur Qarri says:

    Nese ka persona qe duan te ekzekutojn Ilir Meten,ato jan Tom Doshi per interesa biznesi dhe Edvin D’Rama per çeshtjen e Kosoves.
    Esat Toptanit i lidhen pencion serbet,pencion qe e mori Gruaja e tij ne Turqi deri ne fund te jetes.Ata qe jan puthur më së shumti me
    serbet ne historine shqiptare,jan Esat Toptani dhe Edvin D’Rama.Esatin e vrane shqiptaret.Politika e Rames kundra interesave te
    Kosoves nuk eshte më sekret,sepse nuk i kan publikuar faktet gazetaret,por titullare te larte te Shtetit te Kosoves.Qe te kerkoj te
    drejtosh pistoleten si Avni Rustemi,do te ishte gabim,sepse akoma nuk ke drejtuar gishtin te armiku i vertete i shqiptareve keto shtate
    vite.Por do te kerkoja minimalen,si rasti monolugut te Muç Nanos.Kthe sa nuk eshte vone!
    Nano apel publik Rames, Metes dhe Berishes: Ka ardhur koha qe te largoheni! | ABC News Albania
    https://www.youtube.com/watch?v=NIdfp2lal0c

    1. Ky Gimi me tha mua 7% says:

      Ziguri ka ardhur te ofroje gojoren e dites. Te ben te fala Bulatoviçi o kurve serbe.

      1. Zigur Qarri says:

        Pa indetitet,dobiç ferre!

    2. Zigur palloshi says:

      O zigure shko ndihmo prinderit se po marin buke me liste jane katandisur si lypsare
      O zigure ne qe te njohim mire e dime kush je ti dhe familja jote keni qene bashkpuntore te sigurimit te shtetit spiune njerez te keshllave popullore si ka mundesi more legen qe e ndryshuat xhaketen kaq shpejte si sali komunisti per 24 ore nga komuniste ne demokratlesh

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore debil!

    3. padituria says:

      O Zigur Qorri, po Rames mund ti vesh ç’te duash por vrasjen kurr o vemje e ndyre!Nuk ka mundesi kurre qe nje qytetar klasi te beje vrasje,kete e bene vetem nje provincial si Berisha nepermjet Zigur Qorreve!Ndaj ose koha te ka lene shume mbrapa ose overdoza qe te kane dhene kohe perpara tani jep efektin dhe nuk di ç’fare thua!
      Injoranteve modernja dhe modernizimi u verbon syte ,nuk e di ndoshta edhe ty verbimi te ka ikur ne kete kohe !Idotesite sot jane bere mode e per pasoje ndokush edhe i merr per baze recetat e tua edhe pse nuk e sheh realitetin se je Zigur Qorri!

    4. kritiku says:

      Ziguri ne fakt i di te gjitha se eshte i brendshem, njesoj si ato ne breket e Rames dhe pret qe ti bien, por jo Zigur; ato kane rrenje te forta dhe duhet doktor “vdekja” qe ti heq, ai ka mbaruar qe keshtu mundohu qe ti çfrytezosh edhe ti per ato pune qe i ka bere perendia , jo qeveria. Faktet flasin se po ta futi ty Rama, Zigur, nuk bie me barre, po ta futi Iliri do te vije per te vjelle, ndersa po ta futi Saliu qe kete nuk e besoj se ai eshte i vdekur e i pa kallur tani, do te vije rehat. Megjithate ben qejf dhe pak kohe sa te zbrese nga malet Iliri e bashkohu me Qim Peken qe te pini ndonje birre. Aaaa, me Mero Bazen mos e kruaj se eshte nga pika qe pikon; i ka falur zoti mendje, zgjuarsi dhe perceptim te jashtezakonshem. Filozofia e tij eshte e plot, aktuale dhe argetuese. Megjithate une i shkrova keto rreshta ne se je vertete Ziguri maje hurit. Mero, te pershendes per psikoanalizen qe i ben çobanit te Cepanit me ate patrioten e Nexhmijes. Po nje gje kam: me eshte ngritur e nuk i duroj me keta legena qe sillen verdalle neper Shqiperi, politikane e profesore qe nga Shkodra gjer ne Vlore (!), artiste e njerez te piste qe nga Zefi me te birin, gjer tek Neritani bytheqiri…. S’na lane rehat ne kohe te keqe qe kemi dhe beharin perpara e te laheshim nje çike. Dhe ne kete mengjez te turbullt ju pershendese si fillim shqerrat, pastaj derrat. Te dy hahen, njeri per hell e tjetri per berxolle sidomos sot qe eshte dite e bekuar per nje pjese te botes se “civilizuar” ku hoxha i Maqedonise martohet me vajzen e djalit te tij ne moshe!

  8. Mario says:

    Mos i kaloni gjerat kaq lehte.Ilir Meta eshte i rrezikshem dhe duhesh bere dalje prej kohe nga skena politike,per shume arsye si:1 – Zhdukjen e thesarit kur ishte kryeminister.2- Vrasja e 4 njerezve me 11 Janar qe u ngriten kundra aferes se tij 700.000 euro me ze dhe figure ku doli i pafajshem nga projuroret e Sales.3- me paturpesine me te madhe i quajti kto te shkrete Kokepalare( vetem per kete thenje ai duhej denuar se peshtyne mbi te vdekurit qe nuk eshte ne traditen tone dhe vetem njeres si ai dhe Sali Berisha i bejne.4- Deklarohej ne parlament me ze dhe me figure kur miku i tij me i madh i thonte qe jane 2 te vrare qe jane te groposur ne dajt dhe i ke bere ti i thoshte Doktori,dhe shume e shume te tjera.Cetem per ate qe femijte te tre i ka ne Angli dhe me cfare lekesh i paguan se behet fjale per 150.000 euro ne vit per te tre,dhe per shtepine qe ka ne Lalez qe kushton Miljona euro ky njeri sdihet te rri asnje sokonde i lire por duhet te ishte ne Burg-Burg.Mos prisni drejtesi nga Zoti mor njerez por cohuni. Enough is enough

  9. Sam says:

    Mero ka aftesi te rralla per te deperturar ne karaketerin dhe personalitetin e njerezve publike e sidomos te atyre qe aktrojne ne skenen politike shqiptare.
    Kujtoni pak si e ka pershkruar e analizuar Doktorin duke shkuar ne cdo skute te personalitetit te tij.Hajde po ja falim doktorin se me te ka qendruar per nje kohe afer dhe themi se e njeh mire si mendon si gjykon, si vepron etj etj. Po me Liken qe nuk ka qene aq afer ose aspak afer ose ka qene aq afer sa jane te gjithe ata qe nuk jane indiferent per zhvillimet ne shqiperi .Atehere si tja bejme. Kjo tregon qarte se Mero di te futet e te penetroje brenda cdo figure publike e ti zbertheje ata ne detaje bazuar kupohet jo vetem ne ate qe ata shfaqen por me shume ne ate qe ata nuk shfaqen dhe pikerisht ketu qendrom afatesia e tij me e madhe.Jam i bindur se kete gje mund ta beje me mire se kushdo edhe me Ramen, nuk e di se pse nuk e ka bere deri tani.Ndoshta nuk ka lende apo material te mjaftueshem apo ai eshte me pak i depertueshem e plot gjera nga keto .Dikush mund te mendoje se i sherben atij ndaj dhe nuk e ka bere. Une nuk mendoj kurrsesi se i sherben Rames. Une mendoj se Mero eshte nga gazetaret me te mire ne qarkullim per te mos thene me i miri.Eshte me i ekilibruari ne qendrime e ne analizat e tij.Po te shohesh me kujdes Mero i le hapsire te konsiderueshme ne gazete por edhe me gjere ne mediat e tij dhe zerave shume kritik me kryministrin.Madje une shohe plot editoriale te Meros qe shkojne kunder Rames. Dikush mund te mendoje se kete e ben per maskim etj etj. Eshte e qarte qe Mero eshte kunder Doktorit e tere establishmentin te tij ku futet edhe PRESIDENTI. Por te jesh kundra dikujt nuk do te thote qe je automatikisht me kendershataret e tyre. Por nuk shoh ndonje gje te keqe qe te perkrahesh dike qe ti ke mendimin se po e ben dicka me mire se te tjeret gje qe aktualisht Kryeministri po e ben.

  10. Mili says:

    E sakte Mero.Ilir Meta eshte ne riperseritjen e lajthitjes se meparshme ,teksa ndigjon haberet e “Qyqarit Dixhital” qe bene sikur e lajmeron per rrezikun qe i kanoset dhe hop Toto Likja kur mendon parate e floririn e depozituar ne Monako se di i duket sikur kane vajtur e ia kane marre edhe pse pazarin e ka bere direkt !
    Ndaj ai del nga shinat here pas here sepse Berisha here pas here per te perqendruar te gjithe vemendjen e pagjumesise se tij ,tek Ai qe ta lene edhe ca dite te harruar!
    Ne fakt ne loje eshte dhe Luli por nuk kupton dot se ç’po ndodh me te dy e kujt duhet ti besoje,ndaj edhe kerkon e ka dale me vehte duke krijuar edhe nje ftohtesi me Monika Kryemadhen !
    Ndersa persa i perket gjendjes se tij psiqike atij ose duhet ti japin ilaçe te skaduara ose Saliu per te terhequr vemendjen tek ai po perdor eleminimin qe perdori me te gjithe ata qe i ka patur prane duke e perdorur ne kete rast si Azem Hajdarin ne momentet kur ta shikoje qe vertet i eshte ngushtuar laku!
    Po ndezi motorat Ilir Meta dieni se ka hyre ne rrethin e kryekrimit e qe per ta bere realitet eleminimin e tij nepermjet çiftelive qe e rrethojne,ata i kane çuar haber qe po kurdiset diçka e kobeshme per te per problemet e Kosoves ku ai vetem me Kosoven nuk ka te beje siç nuk kishte te bente edhe vete Kryekrimi Shqipetar!
    Skemat e Berishes jane pergatitur e pritet te ekzekutohen nese gjerat nuk shkojne siç kerkon ai,ndaj edhe futja ne loje e ketij varianti jo se Iliri e shpik nga vehtja por se ia ka ofruar Berisha !
    Ndaj thenia e tij jo nga frika por nga biudallalleku nuk duhet anashkaluar por duhet marre seriozisht sepse ai ka nje njeri me te sofistikuar se vehten mbi vehte e per rrjedhoje Saliu kerkon nje 98 te dyte por me permasa me te gjera pasi e para ishte me permasa krahinore !

  11. Qako ÇUMANI says:

    Filozofia e vdekjes.
    Një nga temat më të spikatura të Kadaresë.
    Tamam ankthet dhe makthet makbethiane për vdekjen, përqasin Liken e Monës, me realitetin politik që e qarkon.
    Mç këto çartje nervore, Likja, si jo normal në psiqikë, me ndjenjën e përndjekjes, ka arritur në ekstazë paranormale duke imagjinuar intriga e skuthllëke virtuoze politike e nderthurur me komplote e vrasje, gjëra të cilat i ka bërë vetë, kundrejtë, të tjerëve, dhe tani mendon se i ka ardhur rradha atijë, të provojë ato çka kanë pësuar të tjerët, viktima të tijë.
    Dhe nuk janë pak këto viktima……..

  12. padituria says:

    Mero para rreth dy oresh Ilir Meta ka bere nje bisede telefonike me Al Binin dhe me siguri qe i ka propozuar per 15 burra prej Kosove se 5 i ka vete per te formuar qeverin qe ai kerkon te ndertoje !
    Dhe Al Binit me siguri qe i ka pelqyer ky varian,ndja i bene thirrje me ane te nje deklarate duke thene qe:Ne ndajmë të njëjtën histori, gjuhë, kulturë dhe trashëgimi. Eshtë e arsyeshme që qytetarët e vendeve tona të shqetësohen kur e kaluara dhe e ardhmja jonë janë të rrezikuara!
    Me siguri qe pas kerkeses per 15 burra ,Iliri do ti kete kerkuar edhe “aktiviste” per djegje institucionesh! Harojne qe e kane kapur demin per bishti e viktimat do te jene vete keta te dy!I mbyturi te mbyt,thote nje shprehje popullore se Al Bini nuk ç’ka ka humbet ma!Le per te deshiruar nese ne 20 burra do te kete edhe gra ,çka Albinit i intereson!

  13. Xeni saliut says:

    Pa komente me bukur nuk ka.

  14. Genta says:

    Ilir Meta do vdese nga mallkimet e nenave, motrave, baballareve e vellezerve qe ky ka vrare e shantazhuar prej tridhjet vjetesh. Halicinacionet e tij, duke nderuar ushtarin e gardes sa here qe del, tregon udheheqesin enver hoxha. Keshtu vdesin te gjithe ata qe kane gjynahe me kete popull.

  15. Mario says:

    Per Zigur Qarrin nje prgjigje te lehte.
    Mos e krahaso kurre Edi Ramen me Ilir Meten dhe Sali Berishen.Edi nuk ka vrare dhe ska per te vrare kurre se nuk e ka ne moral te vrase dhe te prese si keta te dy.Keta kane vrare mor Zigur djali mos ti permendim tani se behet nje carcaf pa mbarim.Dhe ate per Kosoven qe thua ska asnje prove qe Edi te kete firmosur per ndarje Kosove se nuk e pyet njeri per kete.Kosova do behet duan apo nuk duan kosovaret sic do Amerika dhe Rusi ,te tjeret jane therrine qe si pyet njeri se ekzistojne apo jo.Dhe fundit mor Zike une nuk di qe Edi i ka dhene Det grekeve sic beri Lulka dhe Salka ( per keto munt te thuash me plote goje se jane Esat pashe toptani) por jo Edi mor zoteri.Dhe per ta mbyllur pyteni pak trimin e Kosoves Z Ramush pse firmosi per Cakorrin kur si patriot i madh thonte qe kurre nuk ja japim Malazezeve.Shikoji me qetesi dhe studjoji kush jane tradhtaret e kombit Shqipetar se nga e thena ne te bere eshte nje mal i tere.Tung trimi Zike behu njehere i zgjuar ne jete.👍

    1. Zigur Qarri says:

      Qe te kuptosh se me çfar njerezish ke te besh ne anen qe je ti,mjafton te lexosh ata qe “komentojn” poshte meje,mashtrues,debila…
      Ata jan miqt tuaj?!Disa perdorin emrin tim ne disa Gazeta prej vitesh,duke mu ngjitur si muti poshte kepuces!Nga e ka prejardhjen
      ky peversitet?Natyrisht nga “profeti”i tyre,nga kryepeversi Edvin D’Rama.Taulant Balla thote,se e para vjen Partia,pastaj Shqiperia!!!
      Kjo eshte ideologjia antishqiptare e Edvin D’Rames.Lexo tek Tema me 5 Mars se çfar shkruan militanti”rilindas” nen emrin tim,pro
      serb dhe denigron kosovaret,ashtu si bën edhe D’Rama.Kete e kan bere deri tani vetem zagaret e Kishes greke,ose ndonje sllav shqipfoles.
      5 Mars 2020″Një bisedë që nuk do t’i pëlqejë atij që “nderoi” sot në FB Adem Jasharin”(Zagari”rilindjes”ne komentin e pare nen emrin tim)
      http://www.gazetatema.net/2020/03/05/nje-bisede-qe-nuk-do-ti-pelqeje-atij-qe-nderoi-sot-ne-fb-adem-jasharin/
      Zgjohu sa nuk eshte von.

  16. Pato says:

    Nje ngjashmeri e frikshme me Sali Berishen i cili po ashtu vuan nga nje paranoje e theksuar, por kjo nuk ka lidhje me mjeksine por si rezultat i krimeve qe kane kryher. Ka mbledh rreth vetes njerez qe i ushqejne paranojen dhe nuk kane frike dhe as turp ta shprehin publikisht me shprese se mund te ushqejne njerezit me paranojen e presidentit.
    Degjon absurditete nga me te medha, dikush tha dje qe e *zaptuan” godinen e teatrit per ta mbrojtur dhe e thoshte seriozisht e me krenari, nuk I shkonte ndermend qe “zabtim” eshte akt kriminal . Dikush tjeter qante per kineman “17 Nentori” te para 90′ ne kohen e sotme te Netflix apo Prime. Per arsyhe qe nuk dine ti thone as vete “diktatori” Rama apo
    “mafia” nuk bene asgje per 2 vjet e gjysem gjate kohes qe godina ishte e zaptuar nga ata ndersa tani qe godina nuk ekziston kane frike se i “vrasin “.

  17. SHQIPETARI-BERLIN says:

    @@Paranoja e Ilir Metes eshte se PO MENDONS SE DO TA VRASIN???ilir Meta e ka “Mbushur kupen” themi ne Mileti, sepse jo vetem ka Vrare ,por ka SHITUR Interesat Kombetare, Ilir Meta, lere qe vodhi Thesarin e Shtetit,por nga PANGOPESIA E TIJE, do ti beje Varrin Vetes, do te kishte Qene me mire per Like Floririn qe te Largohej me “Marifet” nga Politika Shqipetare, ne nje Kohe te Pershtatshme, por kete gje nuk e beri pse?????
    1-Ilir Meta eshte ne Politike jo vetem per te Pasur Imunitet,per Skandalet qe ka, por edhe sepse kete ja kane Kerkuar si Greqia, ashtu edhe Serbia..
    2-Izet Haxhia, qe C´uditerishte nuk po del ne Gjyqe KA DEKLARUAR SE Ilir Meta eshte PRONARE I NJE VILE Ne Serbi DHURUAR nga Qeveria SERBE;Pse???????????????DHE PER C´fare Meritash??Numerojme ate qe Duket:Ilir Meta ishte NISMETARI I Hapjes se Shkolles Serbe ne Libofshe te Fierit..Kjo nuk eshte Pake..por mos valle vetem Kjo???Bashkepunimi i Like Floririt me Agjentin e UDB-se Sali Berisha,eshte po ashtu ne Dobi te SERBEVE…doni me per “Belulin”??????????
    3-Ilir Meta,edhe pa pasur Paranoj, per “Vrasje”,DUKET SE E DI EDHE VETE ,qe e ka Tejkaluar Limitin e te Qenit ANTISHQIPETARE,sepse te gjitha Veprimet e Ilir Metes nuk jane ne Dobi te Shqipetarve, SHpikjet dhe Mencurite e Ilir Metes,Mbeshtetja e CADRAVE TE Lulezim Bashes,Prishja e Ballances Politike ne Shqiperi me Koalicjone PERFITIMI per Ilir Meten sa me PD-e sa me PS-ne, dhe se Fundit Shkelja e Kushtetutes me Data Zgjedhjesh, qe Kerkonte DESTABILIZIM ne Shqiperi, dhe tani Shikojme Ilir Meten qe na KERKON TE “NGRIHET NJE KESHILL POLITIKE Qe te jete Mbi Parlamentin..E BEJNE ILIR METEN NJE SHENJESTER PER Cilin do “Gjahatare” qe e Ndjen se Ilir Meta KERKON TA PERDHOSE,dhe Ofendoj ne “AFTESIN” E TE QELLUARIT…per kete Ilir Meta…ESHTE VETEVRARE, dhe AKUSH NUK E MBRONE Nga Malet e Korrupsjonit dhe Parave te Paligjshme, as edhe “Partite ” qe kerkone te Prodhoj,,Ilir meta do te jete gjithone nje Viktime e Gjynaheve te tije..por Uroj te mos jete vetem Kjo….lol

    1. Kosta says:

      Shqipetari -berlin mire i ke radhitur pislliqet dhe tradhtite e Metes, po te them dhe nje tradhti tjeter te tij.Balili ka trafikuar droge per llogari te Metes dhe greket kane te gjitha pergjimet ne dore.Dhe keshtu me hir apo pahir Meta eshte vene dhe ne sherbim te grekeve.I kerkuan nje sherbim ata dhe e beri Mea si Cecoja,ja dha nenshtetesine kolonelit te Asfalise Janullatos duke dorezuar kishen orthodokse ne duart e grekut.Meta eshte i kapur nga armiqte e Shqiperise + qe eshte nje njeri i korruptuar qe e ka ne gjak tradhtine e Atdheut per ca para te qelbura.

  18. Raul says:

    Mero me le pa fjale. Exelent. Po Habib Burgiben e Tunizise e kujton ndonjehere qe luajti menc ne krye te presidences dhe nje toge e gardes e nxori me shqelma nga zyra dhe e dergoi ne psikiatri.

  19. buzhala says:

    Eshte konsultuar me Albinin se edhe ate do ta vrista garda e krijuar ne trurin e tij.

  20. Timi says:

    Spak spak spak spak…

  21. Pelioni says:

    Me hajdutin dhe vrasësin politik shkëlqesinë e tij z. Ilir Floriri, cilido që ka sadopak mënd dhe i thotë vete njeri nuk
    i ndyn duart me e vra këtë monstër,dhe ai këtë e di më së miri,por ju z.like makthi i vdekjes do ju shoqerojë në çdo hap të jetës,kudo që të jesh në presidencë,në vilën e lalzit,në burgun e reçit apo në malin e shelegurit,pasi ai makth është hija e 4 të vrarve në bulevard,që ti pronari i bllokut të zi të vjedhjes me zë e figurë i quajte kokë pa larë,kush përdhos të vdekurin zoti e ndëshkon.

  22. tani says:

    Shume sakte Mero, Like floriri eshte shume vigjilent se eshte djali i komisarit te partise prandaj eshte lidhur me Sali kriminelin si komuniste te vjeter….

  23. Trotski says:

    Njelloj si Albini -Produkte Serbo-Ruse

  24. Tomori USA. says:

    Zoti Mero. Editori i sotem esht nje gjerdan ari per shqiptaret, per te kuptuar njhere e mire
    se, me cfare soi presidenti kan te bejne dhe si i mashtron cdo dite shqiptaret
    Dorheqja, dote ishte gjeja me e thjeshte dhe me leverdi per kete Alende, por, me kete ky mafjoz i shpeton gjukimit dhe mbron pasurin shume milionshe te vene gjat ketyre 30 viteve , qe esht ne politik, bashke me gruan e tij, Moniken.

  25. Spinoza says:

    Komplimente shkrim i fort

  26. Driti says:

    Merua eshte dhe psikolog, bravo! Prandaj qenka ajo gje qe ne vendet demokratike perendimore, pushteti nuk eshte i perqendruar tek nje njeri, por ne disa institucione, ligji ,parlamenti, gjykatat ,krieminstri, presidenti, populli me vote. Se ja per shembull presidenti çmendet dhe nuk i do qejfi te behen zgjedhje

  27. Lulzim says:

    Mero , megjithe respektin e jashtezakonshem qe kam per ty si gazetar dhe analist shume realist , Ilir Meten (Allenden albanese) e “vret” vetem zbulimi nga ana e SPAK te Thesarit te Qafe Krabes , te vjedhur dhe fshehur nga “çifti presidencial” Ilir e Monika Meta !

  28. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Efekti i telenovelave turke !
    Nuk e di ,ne ke rol debuton,me imagjinaten e trazuartrazuar!

  29. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Efekti i telenovelave turke !
    Nuk e di ,ne ke rol debuton,me imagjinaten e trazuar!

  30. Andi says:

    E papershtashtme, qofte edhe ne kuptimin metaforik. Edhe pse behet fjale per Meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *