Pëllumb Kulla rrëfen takimin e vetëm me Enver Hoxhën: Për mua theu vijën e partisë, pasi isha me “njollë”

Shkrimtari, dramaturgu dhe regjisori Pëllumb Kulla tregoi pasditen e së shtunës në emisionin “Rudina” edhe një takim të shkurtër me diktatorin Enver Hoxha. Megjithëse takimi ishte tepër i shkurtër teksa Kulla po punonte në “Uzinën Enver”, ai qe i mjaftueshëm t’i ndryshonte rrjedhën e jetës.

Rudina: Zoti Pëllumb, di që për hir të një njolle që ju keni pasur në biografi, nuk ju jepej e drejta për të studiuar në Akademinë e Arteve dhe keni pasur kurajën të shkoni tek udhëheqësi i asaj kohe?

Pëllumb Kulla: Ai pati kurajën dhe erdhi afër makinës ku punoja unë (qesh).

Rudina: Si ka ndodhur historia?

Pëllumb Kulla: Unë dhashë prova në shkollën e lartë për aktor dhe nuk u pranova. U ankova natyrisht. Isha në një kurs me Robert Ndrenikën, Shpëtim Shmilin. Edhe ata nuk fituan.

Unë nuk fitova për shkak të biografisë, kisha gjyshin e pushkatuar në vitin 1945.

Pasi mu tha kjo e vërtetë mu desh ta zgjidhja dhe rasti e desh që Enver Hoxha të kalonte në “Uzinën Enver” pranë makinës metalprerëse ku punoja unë, në një shoqërim që i bënë ta për të parë një repart të ri.

Edhe unë ngrita dorën dhe e ndalova, dhe ai ndaloi e u soll shumë mirë me mua. Më priti me shumë ngrohtësi.

Unë i thashë nuk po hyj dot në shkollë për shkak të biografisë. Ai më tha të hysh patjetër. Si e quajnë të pushkatuarin?

Gjyshi im nuk ishte ndonjë eksponent i rëndësishëm, por kjo është një temë tjetër.

Shkurt hesapi më tha se ti je rritur në vitet e pushtetit tonë popullor dhe ti do të hysh patjetër dhe kjo u realizua dhe unë i jam mirënjohës sado që mund të kem shkruar me dhjetëra artikuj duke përmendur mizoritë e diktaturës etj, por mua ma bëri këtë, e theu vijën e vijën e partisë, të luftës së klasave.

Por nuk e theu për asnjërin për vëllezërit e mi, motrën time dhe kushërinjtë e mi deri në rendin e katërt, por unë isha me fat.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Pëllumb Kulla rrëfen takimin e vetëm me Enver Hoxhën: Për mua theu vijën e partisë, pasi isha me “njollë””

  1. Jimi says:

    I ndershem dhe realist! Kjo ti rrite edhe me shum vlerat si qytetar dhe artist.

    1. vang says:

      Po ishin edhe ata poshte o PELLUMB QE NUK UA MBANTE.Ai qe ishte NJISHI e bente se nuk kishte frike.Edhe ai vete do kete qene i kenaqur me gjestin e tij Ti i dhe shume teatrit te estrades ,humorit,dhe jo humor banal jo humor KAPS POR HUMOR QE DEL NGA CONTEKSTI,PERMBAJTJA.Per kete te falenderojme.

    2. Kostandin says:

      O Pllumo uji dilte i paster te burimi po e turbullonin ata poshte.Ne e kemi jetuar ate sistem dhe e dime qe kishte njerez servila e zemezinj qe kishin zene poste te rendesishme dhe abuzonin me punen dhe djersen e PPSH.Une kam disa raste personalisht po nuk po i permend se ti nuk i njeh.Po te them vetem nje meqe ti e njeh.Sali Berisha te bente gjemen kur ishte sekretar i organizates baze te partise,po Enveri nuk kishte faj per keto gjera.

  2. USA says:

    Fati me i madh ishte se qelloj viti 59-60,se po te ndodhte 4-5 vjet me vone do e shikoje me dylbi shkollen.

  3. agimi says:

    Po ai pushtet ishte i shumices por ultrarevolucionaret e djeshem jane reaksionaret e sotem kete lufte e ke pasur nga njerzit eafert tuaj

  4. Deshmitari nga Zemblaku says:

    Cilin gjysh te pushkatuan?! Rapon? Boll genjeve o spiun booll

  5. Veseli says:

    Pellumb, mbase nuk me mban mend se ti u bere I “madh” por mos harro qe te dy kemi ngrene nga nje luge “çorbe te prishur “

    1. Kushuriri i Pellumbit says:

      Ty , Vesel, corba te ka bere mire se, ja, akoma helmon me emra te rreme. Nuk ke faj se ne te vetmin vend te botes ato dosje ne Shqiperi nuk u hapen. Qe te duket se tere shqiptaret kane qene prane kazanit te corbes, tok me ty Vesel (a Mut, si e ke emrin e vertete) . Pellumbi nuk besoj te kete qene aty me ty, se nuk ka corbaxhi qe ne artikuj si ata te Pellumbit, te godase Enverin, Ramizin, Berishen, Nanon e Ramen…. Se keta do t’ia nxirrnin dosjen qe ata po i ruajne kaq gjate. Eshte turp i gazetes Tema qe nuk i mbron bashkepunetoret e saj nga keta shpifsa, nga Vesela dhe Zemblakas.

      1. Devolliu says:

        Te futesh ne shtepi Zogun dhe ti besh tejmena kur Shqiperia po sulmohej nga fashizmi dhe populli kishte dale rrugeve e kerkonte arme per te mbrojtur vendin kurse babai i Pellimbit strehonte tradhtarin nuk eshte aq e lehte.Pastaj dhe Zogu nuk ishte aq budalla qe ne ate situate te strehohej ne ndonje familje atdhetari se e kishte provuar shume here ne lekuren e tij hakmarrjen e patrioteve.Prandaj shkoi ne shtepine e nje te shituri qe nuk i behej vone per vatan.

  6. Pokeristi says:

    Çfare i ka qelluar Pellumbit mund te permblidhet me fjalet paranojat dhe diabolizmi i diktatorit.
    Ay vagabondi i Gjirokastres,perveç Pellumbit mund t’ju kete bere ndere te tilla ose edhe me te medha edhe mjaft te tjereve.
    Por sa qindrave e mijerave shqipetareve te tjere ju nxiu jeten duke ju zhdukur nga jeta nenave djemte e vajzat,femijeve prinderit , motrat dhe vellezerit.E paguante i tere fisi nje gabim a faj te cilesuar te tille nga administrata komuniste dhe per disa breza per fjale a etiketa te dala nga goja e diktatorit.
    I ndodhur nen trysnine psiqike te sa e sa krimeve te bera direkt me urdherin e tij,krime qe ndoshta ishin unike ne gjithe bashkesine komuniste diktatorit i lindnin aluzione e aluçinacione se duke bere dhe gjykime e veprime te drejta mund te lante gjakun lume qe kish krijuar po vete.
    Dikur ne shtepine e tij diktatori gjeti nje liber te Franc Kafkes dhe pyeti me seriozitet se kush po e lexon kete liber?Nje nga djemte Sokoli u pergjigj une.Diktatori i afrohet dhe duke i rene supeve i thote:
    “Bravo bir i babes”.Diabolizem extrem!!!…Nderkohe aq me sa dinim ne ishin perjashtuar dy studente nga universiteti pikerisht se kishin komentuar nje liber te Kafkes!
    Pra te mos mallengjehemi nga keto veprime te diktatorit!
    Gjyshi i Pellumbit ish nje patriot i ndershem me prjardhje po nga nje familje e ndershme patriotike e Zemblakut te Korçes.Çfare gabimi kish bere nje mikpritje te rastesishme mbretit,qe akoma s’dihej sakte pse po ikte?
    E paguan familja Kulla e i tere fisi.Me jete me burgje e me internime.
    Ju rrotullua truri per nje moment atij vagabondit te Gjirokastres fitoj Pellumbi shkollen.Por Pellumbit s’i mbaruan kusuret!…Pa u zgjatur jo se vazhdoji t’a ledhatoj Diktatori por ne saje te talentit dhe intelektit mbijetoj.

    1. Zemblaku says:

      Pokerist e oaske gabim infon, nuk ka buktur ne shtepine e gjyshit te ketij zoterie po ne nje dere tjeter.

    2. K. says:

      Nuk ishte mikpritje e rastesishme por e programuar se Zogu nuk ikte kuturru ne cfare shtepie ti dilte perpara.Kullajt ishin besnike te Zogut dhe ishin te lidhur me rregjimin Zogist.Mehdi Kulla ishte oficer ndihmes i Xhemal Aranitasit shefit te ushtrise se Zogut.Dhe Kullajt ne Zemblak ishin te gjithe agallare te lidhur me regjimin.A e ke degjuar ndonjehere shprehjen ballist Zemblaku??

  7. Zemblaku says:

    Fat i madh vertet. Por te lutemi na i publiko pak dosjen dhe aty do tregohwt shkaku i vertet.

  8. Nik says:

    Siç e theksoni dhe ju i nderuari Pèllumb nga fisi ishit vetèm ju me fat ,nuk èsht e leht tè harrohen 45 sè vjet diktatur e megjithatè ju jeni korrekt dhe nè tè kundèrtèn e berishès i cili nèn ombrellèn e r,alisè e bèri shqipèrin jashqitjen e evropès .Jemi me fat qè nè kohèrat mè tè errta komedia juaj na jepte shpres dhe buzèqeshje pèr tè ardhmen.

  9. Emigrantu-Uk says:

    Enver Hoxha ka qene legjendare dhe patriot ka vra vetem spijunat dhe tradhetaret e popullit.
    Vendin tone e shkaterruan agjenturat e Serbise dhe Greqise me Sali Millosheviqin e Ilir Karachic

  10. Agim Rinushi says:

    Enveri ishte burre shteti dhe nuk merej me vogelsira. Luften e klasave e ashpersuan ata lapanjozet qe donin te nxirrnin inatet personale e donin te benin kariere me spiunlleqe.Keshtu me porosi te Enverit kane vazhduar studimet shume te njollosur ne biografi,sic jane edhe Alickajt……

  11. dyshuesi says:

    Por eshte interesante se si arriti te vriste Enveri pa prekur arme me dore. Ata qe e rrethonin dhe zbatonin urdherat , besoj une , ishin forca e tije . Nese Everi do do ishte si Aliu i Tepelenes do ta kuptoja zbatimin e urdherit nga frika . Aliu te therte me doren e tije . Por ky nuk qe nuk therte dot nje pule si e arriti dhe e kaloje famen e Aliut?! Nuk ka shpjegim se si i bindi te gjithe qe te zbatonin urdherat e tije . Kjo tregon se vendi yne eshte shume prodhimtar per njerz qe zbatojne urdherin pa menduar me mendjen e tyre . Kjo me sa duket eshte edhe veshtiresia kryesore qe nuk lulezon demokeacia ne Shqiperi. Refuzojme te marim pergjegjesine e te menduarit me mendjen tone .

  12. Perse o njeres, po doli njeri te thote nje te vertete , pa tjeter do gjeni apo do kerkoni , bashkepuntorin , spiunin njeriun me dosje , nga ky fshat apo farefisi i z Pellumb ka patur te deklasuar apo me njolle , ashtu si c’ka patur dhe anetare te PPSh apo komuniste , bile ne fshatin nga eshte dhe z Pellumb , ka qene organizzata e partise me numerin me te madh te anetaresise .

  13. Si nuk u mbaruen gjarperinjt says:

    Asht e pafalshme ajo qe bajn disa komentues si ne rastin e Z. Kulla, kur tentojne te njıllosin te tjeret me te tilla shprehje si “na trego ti dosjen”., duke aluduar se mos o Zot Z. Pellumb duhet te kete dy faqesh…
    E turpshme, kriminale, e poshter dhe e denueshme. Keto i ben rrava e atyre pushteve qe nuk po lejne kete te shkret vend te cohet ne kambe. Eshte kriminale qe te tentohet te perbaltet nje njeri i ndershem sı Zoti Kulla, nje intelektual me integritet dhe me nje te kalueme shembullore, i paster si kristali.
    Ko Pellumb Kulla nuk ka asnje implikim me sistemin e kaluem. Kete e them si detyrim qytetar timin pasi e kam patur mundesine ta di sakte nje gja te tille.
    Z. Kulla ka qene njeri korrekt, i afte ne zanayin e tij, i paster e shum korrekt, por edhe i kujdeseshem pasi per shkak te asaj dreq biografie nuk i a falte kush ndonji gja qe binte ndesh me ate sistem.
    Nga ana tjete ai ka qene nje Kadare i dyte pasi me shum finese por edhe kurajo fshikullonte bukur nepermjet humorit saqe ne nje rast desh e pesoj.
    Prandaj o te paudhe nuk mund ta nxini kete personalitet me te cilin ne mburremi qe e kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *