Pronari i një resorti në Himarë , është proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohet për hedhjen e inerteve dhe mbeturinave në bregdet, si dhe ndërtim pa leje.
Policia bën me dije se po ashtu, subjekti është gjobitur edhe me 25 milion lekë të vjetër.
Njoftimi i plotë:
Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).
Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.
Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.
Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.
Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.
Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.
Po ku ishte IKMT-ja dhe policia e shtetit kur u be rafsh Teatri Kombtar, nga Ram e Veliaj Krimineli, qe po ja hek, dit per dit nga 1cop zemres se Tiranes, zgjohu o Popull sa nuk esht von Rroft Shqipria Etnike.
Po ik ore gumen te qifsha ty dhe teatrin she rrobte ku I ke po me shave.
Na rrofsh bolet o tetovar .
Po ne tetove a nderton dot pa leje buze liqenit? Po inertet aty ne liqen i hedh? Po ta qi majkon pastaj policia maqedonase.
cil eshte ki?
Po tek “Agip”-i ne Durres qe eshte bere masaker ne det,a ka sy Ministria Mjedisit dhe “rojet “ e bregdetit “?Eshte e tmerrshme te
kalosh ,duhet te marresh “vize “ kalimi .Po Durresi,ku eshte?!Si gjithmone ne gjume.5
Per Tetovarin nje pergjigje…Rama dhe veliaj ishin tè mamaja jote kur u prish teatri. O kokrra e injorantit….