Po të ishim sjellë si Suedia

Nga Ilir Beqaj

Po hyjmë në një fazë të re të përballjes me Covid-19. Masat shtrënguese vijojnë të lehtësohen. Që prej fillimit të kësaj jave kanë rifilluar aktivitetet stërvitore sportive, kanë filluar të shërbejnë baret dhe restorantët, maturantët janë kthyer në bankat e shkollës. Kufizimi më i fundit masiv mesa duket do të jetë falja e Fiter Bajramit nesër në sabah. Pas 1 jave është diskutuar se mund të fillojnë edhe çerdhet e kopshtet.

Deri më tani ia kemi kaluar paq si vend. Sigurisht kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria. Qeveritë janë për t’u sharë.

Nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së Covid-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të mjaftueshme financiare që ka dhënë për të lehtësuar pasojat negative në ekomomi, sipërmarrje, punësim, etj.

Midis shumë diskutimesh sillet shembulli i Suedisë e cila nuk bëri bllokim të jetës ekonomike e sociale të vendit. Suedia dhe Shqipëria kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Megjithatë le vendosim për një moment Shqipërinë në pasojat e Suedisë.

Në 22 maj 2020, Suedia shënoi gjithsej që nga fillimi i epidemisë 32,809 raste me Covid-19 dhe 3,925 fatalitete. Për 1 milion banorë rezulton me 3,251 raste dhe 389 fatalitete.

Nëse Shqipëria do të kishte përqafuar qasjen suedeze të moskufizimeve po supozojmë se do të kishte të njëjtin efekt në pasojat në shëndetin e qytetarëve të saj. Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të Covid-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë.

Le të vijmë te ekonomia. Për tremujorin e dytë 2020 parashikohet që rritje ekonomike me bazë vjetore në Suedi të jetë -12,6 % ndërsa papunësia të arrijë 9,5 %. Çfarë na thonë këto të dhëna për pasojat në ekonomi. Le të krahasojmë Suedinë me tri vendet e tjera skandinave që zbatuan masa shtrënguese që në krye të herës. Tabela në vijim tregon se nëse fatalitet për 1 milionë banorë në Suedi janë 4-10 herë më të larta se në tre vendet e tjera, rënia ekonomike në tremujorin e dytë në të katër vendet luhatet midis – 10.5 % dhe – 12.8 %. Papunësia është në shifra më të larmishme, por edhe Danimarka edhe Finlanda parashikojnë shkallë papunësie më të ulët se Suedia.

  Case 1M Death 1M Fatality Rate Q2 Growth rate Q2 Unemp rate
Sëeden 3251 389 12.0% -12.6% 9.5%
Norëay 1536 43 2.8% -11.7% 23.2%
Denmark 1940 97 5.0% -12.8% 5.4%
Finland 1180 55 4.7% -10.5% 8.5%

 

Në vijim është edhe ilustrimi grafik i fataliteteve për 1 milion banorë krahasuar sipas rënies ekonomike dhe shkallës së papunësisë. Përveç Norvegjisë ka një normë shumë të lartë papunësie, të dhënat e tjera janë pak a shumë të ngjashme. Me lockdown apo pa lockdown.

Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin “imuniteti i tufës”. Ende nuk disponohen në dhëna pë testime epidemiologjike serologjike për të 4 vendet për të vlerësuar sesi mund të përgjigjet popullsia e çdo vendi përkatës në një valë të dytë të virulencës së Sars-CoV-2 që me shumë gjasë pritet të përplaset vrullshëm në Europë në vjeshtë.

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Po të ishim sjellë si Suedia”

  1. On says:

    Foli ky…prit se kemi akoma rruge…shtatori do tregoje kush model eshtei drejte

  2. meta says:

    Po të punoje ti e të mbledhësh informota për atë cfarë ndodhë në Suedi nuk do ta publikoje këtë artikull.
    Kalavesh, ti, po edhe ky portal. Kur do mësoni mbi informatikë?!!!
    Pse nuk merr dhe publikon informata tjera si p sh që në Suedi në kohë sezoni të influencës gjatë janarit deri në fund të prillit 2019 kanë vdekur dic më pak se 10 000. Ndërsa këtë vit po të njejtën periudhë pak më shumë se 11 000. Numërimi ndryshon dukshëm nga një vend në tjetërin.
    Në Rusi një zot e di se si i numërojn.
    Në Britani regjistrohen si të vdekur nga covid-19 vetëm ata që kanë ndërru jetë në spital.
    Në Suedi kanë vendosur ti regjistrojnë të vdekur nga covid-19 të gjithë ata që kanë ndërru jetë dhe bartnin virusin, si në shtëpi, rrugë, hotel, spital, azil të pleqëve etj.
    ” Nëse halla ka koqe i thonë axhë ” ke analizu o Ilir. Harrove se halla ka ende cica, e tipare tjera femërore.
    Pse nuk bëre krahasime kur ka të bëj me antitrupa. Se nuk ka kërkime në Shqipëri. Në Stockholm nga 11 000 teste të analizuara rrjedhë konkludimi se 15% në Stockholm e bartin virusin dhe 10 % kanë antitrupa. Sipas metodës tënde ” halla-axhë” na del se 140 000 në Stockholm ( ka 950 000 banorë ) kanë virus dhe nga këta 95 000 me antitrupa dhe i përgjigjet të ketë në Shqipëri mbi 400 000 të bartin virusin dhe 280 000 me antitrupa. Na tmerrove me punimet e tua.
    Sa i përketë antitrupave raporti Suedi – Danimarkë është 10: 1.
    Lëre hallën – hallë e axhën – axhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *