Prokurori shqiptaro-amerikan: Shqipëria ka nevojë për njerëz që vlerësojnë institucionet dhe shërbimin publik më shumë se sa fuqia politike e pasuria

Gjon Junçaj, ish-këshilltar ligjor kundër korrupsionit, i cili ndihmoi në implementimin e reformës në drejtësi, kujtoi të shtunën 28-vjetorin e vdekjes së prokurorit anti-mafia Giovanni Falcone me një dedikim të veçantë Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook-un personal, Junçaj, tha se Shqipëria ka nevojë për prokurorë si Falcone apo kolegu i tij Paolo Borsellino, “njerëz që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë se sa fuqia politike dhe pasuria personale”.

Junçaj, prokuror amerikan dhe ekspert i luftës kundër korrupsionit ka kontribuuar në Shqipëri për reformën në drejtësi duke dhënë pas vitit 2015 asistencë dhe trajnime trupës së prokurorëve, të cilët do të aspironin për strukturat e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ishin dy prokurorët anti-mafia të fillim-viteve ’90 të cilët sollën shkatërrimin e rrjetit më të fortë mafioz të Siçilisë.

Për shkak të detyrës ata u ekzekutuan me atentate mafioze, Falcone më 23 maj 1992 dhe Borsellino më 19 korrik 1992.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Prokurori shqiptaro-amerikan: Shqipëria ka nevojë për njerëz që vlerësojnë institucionet dhe shërbimin publik më shumë se sa fuqia politike e pasuria”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    pordhe me rigone,sunitet nuk bejne SHTET,lloji i kafshes……………..gezuar defter bajromin!

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱

  3. emigranti says:

    ne shqiperi duhet te veje fbi ai zgjill problemet

  4. Arturi says:

    Pooo ke te drejte.Duhen shkolla arsimi politika. Kohezion social dhe ligj rend te drejte dhe drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *